Edi Rama vetëm me borxhin që mori në 2021, që ja votoi edhe Lulzim Brava, mund të rriste rrogat 70%

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Lushnja se, Edi Rama vetëm me borxhin që mori shtatorin e vitit 2021, që ja votoi edhe Lulzim Brava, mund të rriste rrogat 70%. Berisha tha se, këto 8 vite jemi të fundit, jemi 40 % nën Kosovën.
“Miqtë e mi!
Lushnja pra dhe Shqipëria është një parajsë tokësore, por aktualisht janë një mallkim për shqiptarët. Po pse janë mallkim? Sepse kjo qeveri vjedh pasuritë tuaja, vjedh taksat tuaja, vjedh djersën tuaj dhe u përçmon ju, u mashtron ju.
Nuk është retorikë, nuk janë akuza boshe, jo, jo. Unë ju them ju, është Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili deklaroi se vetëm në vitin 2022 në 9 muaj e parë të vitit, u vodhën dhe u shpërdoruan nga qeveria 122 miliardë lekë. E dini se çfarë do të thotë 122 miliardë lekë? Do të thotë të dyfishosh rrogat në të gjithë Shqipërinë dhe të teprojnë 10 herë më shumë seç jepet sot për bujqësinë, të jepet për subvencion fermerëve shqiptarë 10 herë më shumë se 30 milionë që jepen sot.
Kjo është e vërteta. Unë dhashë vetëm një shembull. Por në 8 vite ajo arritje që përbënte një farë mënyre arritjen e jetës tonë, kur ne kaluam të parët në Ballkan me rritjen e rrogave dhe pensioneve, sado që ishin të ulëta pa asnjë diskutim, por merrnim në muaj më shumë se maqedonasit, malazezët, serbët, rumunët dhe bullgarët dhe këto janë shifra.
Ç’na ndodhi këto 8 vite? Këto 8 vite jemi të fundit, jemi 40 % nën Kosovën. A kishte mundësi? Ua them me sinqeritet nëse kryeministri shqiptar si çdo kryeministër tjetër, do të kishte dëshirë të ju shifte ju më mirë, më të mëkëmbur, do të kishte dëshirë të shifte qytetarët shqiptarë, nuk po them të pasur, se i pasur do kohë, por të mëkëmbur, kishte mundësi të rriste gjatë këtyre 8 viteve, të paktën 2-3 herë rrogat dhe pensionet e shqiptarëve.
Në 2005-2013 në dyfishuan rrogat dhe pensionet. Por ju jeni dëshmitarë se me ato para dhe ato që merrnim borxh sigurisht, me ato para ne arritëm të ndërtojmë 11 mijë km rrugë, arritëm të ndërtojmë, rindërtojmë 1300 shkolla, 700 kanalizime dhe ujësjellësa, qindra qendra shëndetësore, sollëm Shqipërinë në moshën digjitale, dhe dyfishuam rroga e pensione.
Borxhi u rrit nga 58.2 në 62.6%, u rrit pra 4.4 % të PBB. Edi Rama vetëm me borxhin që ka marrë në shtatorin e vitit 2021 që ja votoi edhe Lulzim Brava, vetëm me atë borxh 720 mln euro, mund të rriste rrogat e shqiptarëve 70%. Ku janë? Pra, pse kjo, sepse vjedhin, vjedhin aq shumë sa e keni shumë të vështirë ta imagjinoni dhe mendoni.
Specialistë të ekonomisë të pavarur, kanë gjetur se këta në punët publike vjedh deri në 90% të investimit. Absolutisht bajpasi i Fierit, i standardeve më të gjera, me 2.8 mln euro, sepse e kanë ndërtuar bankat evropiane, ishin kredi të marra nga ne, dhe bankat të venë lupën nuk të lënë shpërdorimin. Ndërton të njëjtën rrugë në fushë në Tiranë me 24 mln euro kilometrin, ndërton të njëjtën rrugë. Greqia po ndërton autostradën Janinë-Kakavijë në terren gjysëm shkëmborë, zallor, me 4 mln euro kilometrin. Edi Rama po ndërton rrugët anësore nga Lekaj në Fier me 7.1 mln euro km. Çfarë bëhet kështu ndaj nesh.
Erion Veliaj ndërton shkolla në Tiranë, pasi u merr qytetarëve të Tiranës 42 mln euro taksë arsimi, në kundërshtim me Kushtetutën. Kushtetuta garanton arsimin falas, kurse ai nuk pyet për kushtetutën, u vë taksë familjeve dhe ndërton shkollën 6 mln euro, shkollën tjetër 4 mln euro, ndërkohë në të gjitha manualet e ndërtimit të BE-së dhe SHBA, ajo shkollë nuk kushton asnjë qindarkë më shumë se 700 mijë euro maksimumi.
Këta janë lëshuar si një lukuni e pa përmbajtur”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …

Leave a Reply