Këlliçi: Veliaj paguan Bollinon për fushatë me paratë e korrupsionit të inceneratorit të Tiranës

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi tha gjatë fjaklës së tij në kuvend se, Erion Veliaj paguan Bollinon për fushatë me paratë e korrupsionit të inceneratorit të Tiranës.

“Jam sot këtu në foltore sot në fakt për të bërë publike disa dokumenta eksluzive që nuk janë bërë publike më parë në lidhje me pavarësinë e mediave në Shqipëri dhe me një nga aferat më të mëdha në vend atë të inceneratorëve. Sot kam parë në portale, në portali i Carlo Bollinos, medias së pavarur që drejtohet prej tij se kishte shpërndarë një sihariq dhe ishte shqetësuar se unë kohët e fundit paskam filluar të jem aktiv në rrjetin social Facebook.

Mirë që na censurojnë mediat dhe mirë që nuk na japin mundësi të flasim para qytetarëve në media, por tashmë shqetësohen dhe shqetësohert pronari i një mediaje sepse unë kam bërë disa reclama në rrjetin social Facebook. Tani do thoni ju pse shqetësohet zoti Karlo Bolino? “, tha Këlliçi.

(Ndërhyn nikolla) Zoti këlliçi jemi duke diskutuar ratifikimin e marrrëveshjes.

Belind Këlliçi: Po po zonja kryetare më lër ka lidhje shumë, ka lidhje të drejtpërdrejtë me marrëveshjen që po diskutohet. Tani i bëj me dije publikut këtë faturë që daton më 14.04.2021 të cilën e faturon MTSC SHPK dhe blerës është Integrated Energy BVSPV që ta kuptoni ju pse është shqetësuar Carlo Bolino, por çfarë është MTSC-ja? Sipas QKB-së MTSC-ja e themelluar në 2015 është kjo vemprimtaria e shoqërisë për aktivitet në fushën e transmetimeve televizive me pronësi 100% të Carlo Bolinos. Çfarë është Integrated Energy BVSPV është kjo kompania këtu Geogenix.

Kjo kompania këtu Geogenix që është rregjistruar në një parajsë fiskale se u shqetësuan një moment se doli inceneratori i Tiranës i cili është inceneratori I Tiranës (parajsa fiskale).

Nikolla: Ju lutem transporti ajror trafiku ajror

Belins Këlliçi:Po patjetër, për transportin, për trafikun ajror, për canabisin, për të gjitha edhe për inceneratorin do flasim, do dal aty në fund e nderuar kryetare. Por çfarë është inceneratori i Tiranës është ky këtu. Me firmë dhe vulë të Bashkisë Tiranë i cili quhet Erion Veliaj i cili ka firmosur në mars të 2017.

Nikolla: Ju lutem do me detyroni t’iu heq fjalën.

Belind Këlliçi: U shqetësuat se ju përmend emri. Ka firmosur ka dhënë okay-in për inceneratporin e Tiranës, i bëj thirrje SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion të administrojë këto dy dokumenta që do bëj sot zyrtare për herë të parë. Uroj që kur kanë sekuestruar materialet në shtëpinë e Klodian Zotos mos t’i kenë harruar diku këto email-e.

Email-i I parë në datën 17.04.2021 i dërguar nga zonja Julia Muça përfaqësuesja e Stela Gugallës tek Klodia Zoto dhe CC është Denisa Tollkuçi përfaqësuse e Klodian Zotos. Emaili-i thotë po ju nis faturën e Report Tv-së, sepse ka një ndryshim mesa më tha Matilda që kanë kërkuar buxhet shtesë me rastin e fushatës. Çfarë fushatë ka patur më 17 prill të 2021, besoj se qytetarët e dinë që ka qënë fushata e zgjedhjeve të përgjithshme. Kush kërkonte buxhet shtesë për fushatën? Kush incenerator është i rregjistruar tek Integrated Energy BVSVP është inceneratori I Tiranës. Kush është mbrapa, është Erion Veliaj. Kush ka qënë drejtues politik në Tiranë në 2021? Është Erion Veliaj.

Dhe kjo fatura këtu është vetëm 10 mijë euro, se këta 10 mijë euro nuk I kanë gjë fare I kanë lekë xhepi të cilat Erion Veliaj përmes inceneratorit të Tiranës ja paguan Carlo Bollinos. Tani ky shembull është shembull konkret se si mediat në kët vend paguhen me paratë e qytetarëve me paratë e taksapaguesve të Tiranës dhe se si kontrollohet media në këtë vend. Tani meqë Carlo Bolino u shqetësua sot për facebook-un timi bëj një pyetje Karlo Bolinos a është shqetësuar ndonjëherë për një ish ministër të qeverisë së kryeministrit Edi Rama I cili në 2014 deklaroi se dasmën në Kala e bëri me kursimet e pensionit të mamit, 500 milionë lekë. A i ka bërë ndonjëherë përshtypje kjo deklaratë apo jo se mund ta hetojë këtë pensionin e mamit 500 milionë lekë. Karlo Bolino nëse pretendon se unë gënjej për këto dokumente që unë kam bërë sot publike të më hedhë në gjyq për shpifje dhe të shkojmë në gjyq. Dhe të japë përgjigje a ëhstë media e tij e drejtuar prej tij dhe në pronësi të tij e paguar dhe e ushqyer nga paratë e inceneratorit të Tiranës? A merr para Karlo Bolino nga inceneratori i Tiranës? Po apo jo? Dhe meqë rrallë herë na qëllon që të kemi edhe Kryeministrin këtu e kam patur edhe në Komision Hetimor në fakt kam folur, si shpjegohet zoti Kryeministër që ky personi që quhet Klodian Zoto të cilin ju e lavdëruat dhe e shpallët edhe bashkëpronar të revolucionit tuaj mjedisor në Shqipëri dhe në Tiranë. Si ka mudnësi që këtë e keni në kërkim ndërkombëtar?

Silleni more silleni këtu na e sillni në parlament na e sillni në krye të vendit që të krenoheni për këtë arritje të madhe që I keni bërë vendit

Dhe qytetarëve të tiranës me inceneratorin e Tiranës që paguajmë 80 mijë euro në ditë për një shërbim që nuk ekziston. Pse more pse kur ky qënka kaq i suksesshëm kur inceneratori i Tiranës qenka një mjet kaq i domosdoshëm për qytetarët.

About Redaksia

Check Also

I paguari nga Rama ofendon shqiptarët e Kosovës pse kanë bojkotuar plazhet e Shqipërisë: Jeni hajvana!

Shërbimet e një servili të paguar nga Rama që ofendon popullin e tij. Nga Berat …

Leave a Reply