O Borat, shpik çdo ditë nga një zullum të ri!

Nga Erion DASHO

Merkel i qeverisi gjermanët 16 vjet. Pranohet botërisht se nën udhëheqjen e saj Gjermania përparoi dhe u konsolidua si fuqia më e madhe në Europë duke kompensuar edhe dëmet e Brexit.

Në vitet e fundit të pushtetit që përkuan me pandeminë dhe rritjen e çmimeve, Merkel u dha bizneseve gjermane miliarda euro subvencione, qytetarëve kompensime, bëri gjithçka për të lehtësuar krizën.

Në fund, partia e saj humbi zgjedhjet dhe sot ka dalë në opozitë. Gjermanët nuk toleruan…

***

Borati në Shqipëri u punoi shqiptarëve 101 të zeza. Jo vetëm që nuk dha ndihma nga Buxheti i shtetit, por vodhi edhe ndihmat e Europës. Çmimet në qiell, të rritura relativisht më tepër se në Gjermani. Sot shumë nga produktet e shportës, gjermanët me paga dhjetë fish më të larta se shqiptarët i paguajnë më lirë.

Gjermanët paguajnë më pak për naftën e benzinën. Autostradat kryq e tërthor Gjermanisë i kanë falas, ndërkohë Borati një autostradë të vetme e bëri me pare.

Edhe atë që nuk i kishte shkuar kujt ndër mend – çmimin e patentës – e dyfishoi.

Dhe çuditërisht shqiptarët para 2 vjetësh e votuan dhe sondazhet (nëse nuk janë të manipuluar) e nxjerrin sërish fitues në maj.

***

O Borat!

Pak i ke bërë këtij mileti! Vidh, mashtro, grabit, korruptohu! Shpik çdo ditë nga një zullum të ri derisa të arrish babën shpirtëror. Sa me shumë të zeza t’i bësh miletit aq më shumë do të të duan dhe aq më shumë vota do të të japin.

Enveri e mori pushtetin 36 vjeç dhe vdiq 76 vjeç. Ti e more 48 vjeç, por tani jeta është zgjatur. Deri 100 vjeç do të të durojnë shqiptarët. Nëse do të kenë ngelur shqiptarë akoma, sigurisht…

About Redaksia

Check Also

Për ata opozitarë që kanë operuar gojën dhe kanë ndrydhur këmbën!

Nga Iva V.GRILLO Nesër në orën 11:00, qytetarë të Tiranës që nuk bien dakord me …

Leave a Reply