Mungesa e Panairit në Ditën e Verës, dëshmoi gjendjen e biznesit në Elbasan!

Nga Luçiano BOÇI

Elbasani ka mirëpritur gjithmonë miq nga e gjithë Shqipëria në Ditën e Verës! Mes dhjetra zakoneve dhe formave përmes të cilave u tregonim miqve se si festohet dhe si gëzohet kjo ditë në Elbasan, ka pasur një hapësirë të dedikuar për biznesin që mbante emrin “Panairi i Ditës së Verës”.

Ka qenë një traditë dhe një hapësirë që ka funksionuar prej 23 vitesh si një Bashkëpunim midis pushtetit vendor në Elbasan dhe Dhomës së Tregëtisë dhe është mbajtur gjithmonë në Pallatin e Sportit.

Këtë vit, për të parën herë Bashkia Elbasan nuk mori mundimin ta organizojë dhe të ftojë bizneset e Elbasanit të marrin pjesë në Panair, të ekspozojnë produktet e tyre, të lidhin bashkëpunime me sipërmarrës të tjerë, të zhvillojnë bizneset e tyre.

Për herë të parë Panairi i Ditës së Verës u mbyll dhe bashkë me një vendim absurd u mbyll edhe një traditë që motivonte dhe angazhonte çdo vit biznesin në Elbasan.

Kjo ngjarje shumë negative për biznesin është pasqyrim i gjendjes në të cilën është në tërësi e gjithë sipërmarrja në Shqipëri. Sot si kurrë më parë, biznesi përballet me agresionin e shtetit në kushtet kur fuqia blerëse ka rënë, punonjësit e kualifikuar janë larguar dhe detyrimet janë shumë të larta.

#BanNdryshimin

#ElbasaniKaNevojëPërTy

#BashkëFitojmë

About Redaksia

Check Also

Dëshmia e të plagosurit nga burri i ministres: Më kërcënonte të dorëhiqesha…

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri …

Leave a Reply