Berisha: Do të bëjmë gjithçka që ju të votoni, siç votojnë emigrantët nga vendet e tjera të Europës!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA GJATË FOLTORES ME DEMOKRATËT NË LONDËR

Mirëdita dhe përshëndetje më të përzemërta.

Ju përshëndes dhe ju falënderoj përzemërsisht për praninë tuaj sot në këtë sallë, përshëndet me përzemërsi të gjithë shqiptarët në Londër dhe gjithë Britaninë e Madhe kudo që ndodhen.

Shpreh kënaqësinë time të bisedoj sot me ju në një moment vërtetë tepër të veçantë që kalon Shqipëria dhe shqiptarët.

Ne zhvillojmë këtë foltore me demokratët e Londrës, në një kohë kur vendi është i pllakosur në një krizë të thellë, të frikshme. Shqiptarët sot, siç e dini ju, braktisin vendin e tyre më shumë se çdo komb tjetër dhe nuk e braktisin se u mungon dashuria për Shqipërinë, por e braktisin atë sepse regjimi i sotëm ka rikthyer monizmin e 32 viteve më parë.

Në rast se 32 vite më parë, monizmi, dmth përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e një partia, bazohej në doktrinën Marksiste-leliniste, monizmi i sotëm bazohet në brutalitetin e krimit, në drogën dhe fuqinë negative të saj, në vjedhjen e papërmbajtur të qytetarëve shqiptarë. Me këto mekanizma, Edi Rama ndërtoi në këto vite narkoshtetin e parë dhe te vetëm në Europë, ç’ka do të thotë zëvendësimin e ligjeve, rregullave të shtetit ligjor me atë të shtetit mafioz.

Mund të ju jap këtu me dhjetëra, qindra shembuj. Jeta e përditshme e shqiptarëve është e mbushur plot me rast të tilla. Një javë më parë arrestohej një lehonë me fëmijë 8 ditësh, për një gjobë prej 250 mijë lekësh, për të cilën nuk ishte njoftuar kurrë.

Po një javë më parë, ekzekutohet në banak, një zonjë tjetër që mbante fëmijën, duke bërë dy punë, vetëm e vetëm se në përleshjen mes bandave, njëri vrasës ishte liruar nga drejtësia, i kishte ‘shpëtuar’ policisë dhe ndodhej i lirë.

Pra në Shqipëri ligji nuk ekziston për qytetarët, nuk u jep mbrojtje qytetarëve, liritë e të drejtat e shqiptarëve janë më të nëpërkëmbura se kurrë.

Kjo është njëra anë. Ana tjetër është se çfarë ndodh me pasuritë e tyre, me financat e tyre me buxhetin e tyre.

Sot buxheti i shqiptarëve, në masën 80-90% vidhet nga kjo qeveri. Do të thoni ju me të drejtë, si mundet, si ndodhë? Thjeshtë, çdo punë publike që kryhet në Shqipëri, bëhet me një çmim, 6-8-10 herë më të shtrenjtë, sesa duhet të ishte në përputhje me manualet e punëve publike. Kështu në rast se 1 km rrugë në fushë në Gjermani ndërtohet me 2-3 mln euro, në Shqipëri ajo ndërtohet me 24 mln euro. Në rast se një shkollë ndërtohet me 700 mijë euro sipas standardit, në Tiranë ajo ndërtohet me 6 mln euro.

I tërë buxheti shpërdorohet, vidhet nga sekti i rilindjes dhe shqiptarët zhyten çdo vit e më shumë në varfëri.

Të njëjtin fat kanë edhe pasuritë publike. Kemi pasur dy vite plot lagështi dhe shira, digat tona kanë qenë plot. Shqipëria sot falë HEC-eve private prodhon 2 miliardë kilovat orë energji elektrike më shumë se nevoja totale e saj. Megjithatë çfarë ndodh? Këta qeveritarë zbrazin digat, shesin energjinë në verë tek sekserët e tyre me çmime të ulëta qesharake, dhe pastaj këta sekserë e shesin në bursë me çmime 3-5-6 herë më të larta dhe këto para i ndajnë me qeveritarët.

Zinxhiri i vjedhjeve të tij nuk ka të ndalur. Pasuritë publike janë sot një mallkim për qytetarët. Ato nuk prodhojnë të mira, nuk kthehen në mirësi për qytetarët e këtij vendi. Gara e hapur që është ligj në çdo vend të lirë është zëvendësuar me prokuroriminsekret, direkt. Janë rritur me 25 herë krahasuar me vitin 2013, prokurimet sekrete.

Në rast se përpara të tilla lejoheshin vetëm për shërbimet inteligjente dhe në ndonjë një rast të veçantë për prokurorinë. Sot ato janë bërë ligj dhe nëse duan të vjedhin pa u kuptuar, shpallin tendera sekrete apo negociata të mbyllura.

Edi Rama e kryeson vetë këtë kupolë hajdutësh që po shkreton dhe varfëron çdo ditë shqiptarët.

Po ndalem në disa shembuj.

Ai ka firmosur për ndërtime me procedurë të mbyllur, procedurë antiligjore, tre djegësave 420 mln euro, asnjëri prej tyre nuk ekziston. Edhe njëri që u ndërtua në Elbasan, u morën hekurishte të viteve ’70 dhe është jashtë funksionit sot. Të gjitha paratë shkojnë në kontot bankare të sipërmarrjes së tij, të Erion Veliajtdhe ministrave të tjerë.

Porti i Durrësit është një aferë e cila në total shkon rreth 5 miliardë euro. Edi Rama ka gjetur një miliarder në Dubai dhe do të ndjekë shembullin e tij për tu bërë edhe vetë miliarder. Jashtë çdo procedure dhe ligji i ka dhënë atij portin e Durrësit me 820 mijë metra katror truall, për të ndërtuar gradacielën e tij, tokë publike e cila është pronë e Durrësit dhe Shqipërisë.

Rastet janë të pafundme. Vetë bën një jetë sheiku. Me 137 fluturime me çarter me dhomë gjumi luksoze, ka shpenzuar mbi 22 mln euro. Blen për oborrin e zyrave të tij, vazo druri plot 4 mln euro. sillet si një despot i vërtetë, që nuk njeh ligj nuk njeh asnjë normë standard.

Edi Rama, ju e dini është i biri i një xhelati të diktaturës komuniste. Kur them xhelat e them në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në diktaturë shoqëria ndahej në shtresat e veta. Në njërën anë qëndronin të përndjekurit, të persekutuari të burgosurit politikë, të cilët për fjalën e lirë, për besimin tek zoti, vokacionin perëndimor, dashurinë e kombit, burgoseshin, internoheshin, ekzekutoheshin.

Por në anën tjetër ishin në ekstremin tjetër xhelatët e tyre, ata të cilët i torturonin, i burgosnin, ata të cilët firmosnin ekzekutimin e tyre dhe i ekzekutonin. I ati i Edi Ramës ka firmosur në 10 gusht të vitit 1988, ekzekutimin e Havzi Nelës, një poeti disident i cili në vargjet e tij shkruante për liritë e të drejtat e njeriut, shkruante për Kosovën dhe frymën e Helsinkit.

U ndala këtu në këtë moment jo për të bërë biografi, por ky ishte qëndrimi i etërve të tij ndaj mendimit ndryshe, ndaj mendimi pluralist. Edi Rama sot mban të njëjtin qëndrim ndaj pluralizmit politik.

Opozita shqiptare, PD-ja siç e keni ndjekur ka kaluar në këto dy vitet e fundit një histori të pashembullt në tërë historinë politike të Europës. Ju keni lexuar dhe dëgjuar, në histori apo në libra, se qeveri apo organizata të ndryshme kanë bërë grushte shteti dhe kanë rrëzuar qeveri.

Por nuk kisha dëgjuar kurrë që të bëhen grushte për të rrëzuar një opozitë, për të shkatërruar një opozitë e cila ishte dhe opozita dhe është më pro perëndimore e Shqipërisë dhe rajonit.

Ishte opozita që përmbysi sistemin komunist, anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës dhe NATO. Ishte opozita e cila arriti me reforma të thella, që Shqipërinë dhe shqiptarët ti nxjerrë nga grupi i kombeve më të varfra të planetit e ti rendisë ata në grupin me të ardhura të mesme të larta.

Kundër kësaj opozita si askush tjetër në historinë e Europës, Edi Rama kontraktoi si vrasës me pagesë kundërzbuluesin e organizatës më të fuqishme të SHBA, FBI-në. Një tradhtar i kombit amerikan, i cili duke marrë 250 mijë dollarë, i paguar nga Edi Rama, mori misionin e shëmtuar për rrënimin e opozitës shqiptare.

McGonigal  sot është para  drejtësisë amerikane për dhunimin e ligjit amerikan dhe flamurit të tij. Po në këtë shkallë bashkëfajtor me të është Edi Rama, i cili përveç McGonigalkontraktoi dhe pagoi me 360 mijë dollarë, paraardhën e McGonigal në FBI, Luo Bladel dhe e ngarkoi atë të trillojë, manipulojë dhe shpifë për opozitën.

Jam këtu për të ju thënë ju, se McGonigal, Mark Rossini, LouBladel të cilët punuan si ushtarë të korruptuar të Edi Ramëskundër opozitës shqiptare nuk janë të vetmit këta. Po në këtë shkallë korrupsioni dhe qëndrimi ndaj opozitës është edhe ambasadorja Yuri Kim, e korruptuar pa asnjë dyshim nga Edi Rama, po në atë shkallë që është i korruptuar McGonigal. Korrupsionin e saj e kam denoncuar dhe e denoncoj jo me pasion, me keqardhje të thellë, se nuk më vjen mirë që unë të atakoj në mënyrë të tillë, përfaqësuesin e partnerit tonë strategjik, vendit që ne shqiptarët i detyrohemi më shumë se kujtdo tjetër lirinë tonë.

Por e bëj këtë sepse kjo së bashku me Edi Ramën ka shkelmuar kushtetutën e Shqipërisë, të Amerikës dhe konventën e Vjenës. Ka shkelë çdo normë, ligj, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.

Do të ju them të dashur miq, se pasi pa asnjë fakt, dokument, provë, asnjë fakt, Antony Blinken më shpalli mua ‘non grata’ zonja në fjalë mblodhi ambasadorët e BE-së dhe u kërkon atyre që të solidarizohen me vendimin e qeverisë së saj. Ajo mori një jo të thatë prej  tyre. Dhe nuk mori vetëm jo-në e thatë, por mori edhe shkaqet pse jo.

Së pari diplomatët e nderuar i thanë asaj se nuk na keni pyetur ne, kur keni marrë këtë vendim. Së dyti nuk keni asnjë fakt, provë, apo dokument, për vendimin që keni marrë për të ndihmuar Edi Ramën, qeverinë e Edi Ramës dhe për të lënë vendin pa opozitë dhe ne me këtë nuk pajtohemi. Kjo është e vërteta.

Por po nga të njëjtat pozita, me të njëjtën mënyrë veproi edhe ambasadori  i Britanisë së Madhe, Alstair King Smith. Edhe ky është një lloj McGonigali, i cili ka mashtruar qeverinë e madhërisë së tij në çdo gjë që i ka dërguar për Sali Berishën. Unë ju them ju, shumë shpejt do të i bëj publike një për një trillimet e ulëta të një njeriu të korruptuar këmbë e xhep. Por Britania e Madhe është shtet ligjor dhe unë kam besim të madh tek drejtësia e vendit ku keni ju.

Ky diplomat i korruptuar, pasi ka mashtruar qeverinë e tij, bashkë me një paraardhësin e vet, vazhdon ta mashtrojë. I thotë se Berisha sulmon ambasadorin dhe qeverinë e madhësirë së tij. E vërteta është se ambasadorit i jam betuar se do ta sulmoj publikisht dhe do ti tregoj qytetarëve dhe botës së çfarë përfaqëson, por nuk kam sulmuar kurrë qeverinë e madhërisë së tij për të cilën kam respektin më të madh.

Pas shpalljes ‘non grata’ dhe vendimin e Lulzim Bravës për largimin tim nga grupi parlamentar, ky u angazhua. NëqoftëseYuri Kim bënte deklarata dhe merrte përgjigje nga unë siç i meritonte, ky fshehtas, thërriste një e nga një, deputetë, anëtarë të grupit të rithemelimit, dhe përpiqej ti kthente kundër meje dhe përpiqej me çdo kusht që opozita shqiptare të mos ishte një opozitë e vërtetë, por një opozitë e manipuluar dhe e kontrolluar.

Sigurisht unë e ndiqja veprimin e tij antidemokratik të papajtueshëm më veprimtarinë e një diplomati. Por ose së fundi, kryeministri i Shqipërisë më njofton mua në parlament, gjithçka e bashkërenduar me Alistar King Smith se unë nuk mund të kaloja La Manshin. Pas tre orësh më erdhi një letër. Letra ishte fund e krye, shpifje dhe trillim. Unë kam nisur një proces sepse thashë, Britania e Madhe është shtet ligjor dhe ka një procedurë të caktuar administrative në të cilën unë kam siguruar dokumentet.

Unë kam kënaqësinë të ju them ju këtë; se ata të cilët po merren dhe po zhgarravisin në dokumente, janë detyruar të shkruajnë se, po ti kërkojnë ministres që të anulojë ‘non gratën’ na bie reputacioni. E kuptoni vetë se çfarë janë. Pra nuk kanë asgjë, ndaj dhe unë e ndjek besimplotë duke akuzuar direkt AlistarKing Smith si një lloj McGonigali të korruptuar nga Edi Rama, Lulzim Basha, Erion Veliaj.

Format e korrupsionit, të dashur demokrate e demokratë në Tiranë janë të tmerrshme. Janë monetare, janë politike, janë erotike janë të shumëllojta. Unë i kam denoncuar dhe do ti denoncoj sa herë ato shkelmojnë, rëndojnë dhe cënojnë interesat e kombit tim dhe shoqërisë shqiptare, pa asnjë hezitim.

Ndaj dhe doja tu informoja për këto zhvillime, një informacion të plotë do ta merrni së shpejti, do të njiheni me akuza absurde në të cilat ky person i korruptuar gënjen qeverinë e tij dhe i thotë se ka lidhje me bandat. Mjaftonte të klikonte në Google emrin tim dhe do të gjente emrin tim qindra herë duke denoncuar banda dhe banditë më shumë se të gjithë media dhe politikanë të marrë së bashku.

Për kohën që unë kam qenë kryeministër, drejtori i SOCA-s BillHjus, ka ardhur në Tiranë dhe ka falënderuar qeverinë dhe ka kërkuar që ky model bashkëpunimi që kemi me qeverinë shqiptare ta shtrijmë me gjithë rajonin. Kurse ky individ i papërgjegjshëm shkruan se lidhjet e mia me krimin, qenkan një kërcënim për Mbretërinë e Bashkuar, duke përmendur emrin e një ish-emigranti të cilin unë nuk e kisha takuar kurrë në jetën time.

U ndala në këto çështje për të kuptuar se cila është situata në Shqipëri, por Shqipërisë i dalim zot, do ti dalim zot, sot nesër dhe sa të jemi gjallë.

Jemi në fushatë elektorale dhe Edi Rama konfiskoi logon e PD-së, dhe së bashku me McGonigalin me fustan siç e quaj unë ambasadoren Yuri Kim ata ushtruan presion mbi gjykatësit dhe morën me qëllimin e vetëm që ne të mos marrim pjesë në zgjedhje. Por ne nuk bojkotojmë zgjedhje. Ne do të marrim pjesë në zgjedhje, ne do të fitojmë në këto zgjedhje, ne do të bëjmë gjithçka për të përmbysur monizmin e Edi Ramës.

Ndaj dhe unë ju ftoj ju gjatë këtyre dy muajve të bëni çdo gjë që keni në dorë, me bashkëkombasit tanë në Londër dhe kudo që janë në Angli të ndihmoni në fitoren e kandidatëve tanë.

Për herë të parë në 32 vite kandidatët tanë që të gjithë janë kandidatë të lirisë, kanë dalë nga vota e lirë, janë zgjedhur nga anëtarësia dhe mbështetësit e PD-së, meritojnë çdo mbështetje dhe unë kam besim te ju.

Kësaj radhe Edi Rama bllokoi ndryshimet ligjore në kundërshtim dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila sanksionon të drejtën e patjetërsueshme tuajën për të votuar aty ku jeni për kandidatët që doni, për deputetët, kryetarët e bashkisë dhe këshilltarët që doni. Një betejë e fuqishme do të fillojë për sanksionimin në ligje të kësaj të drejte. Ne do të bëjmë gjithçka që ju të votoni siç votojnë të gjithë emigrantët e tjerë nga vende të tjera të Europës, pa asnjë pengesë. Shqipëria pa ju, kombi pa ju nuk është i drejtë, është i mangët. Ndaj së bashku të bashkojmë forcat për realizimin e të drejtave, për realizimin e një fitoreje të shkëlqyer në 14 maj dhe vazhdimin e betejës tonë deri në rrëzimin e monizmit.

Faleminderit shumë dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply