Trump: Prokurorët e korruptuar nga Soros do më arrestojnë të martën – amerikanë, protestoni!

Donald Trump ka bërë një deklaratë shokuese këtë fundjavë duke paralajmëruar se të martën do të arrestohet. Ai akuzon Prokurorin e Qarkut të Manhattan se kontrollohet nga George Soros dhe ka marrë urdhër nga ai.

Trump bën thirrje për protesta në një postim në rrjetin social “Truth social”, duke deklaruar se ish-presidenti dhe kandidati kryesor i republikanëve për president të SHBA do të arrestohet në një proces të korruptuar dhe të politizuar, pas të cilit qëndron manjati Soros.

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë kërkon nga mbështetësit e tij që të ngrihen në protesta dhe të shpëtojnë kombin.

Postimi

“Tani, rrjedhjet e paligjshme nga një zyrë e prokurorisë së qarkut të Manhatanit e korruptuar dhe e politizuar, e cila ka lejuar të regjistrohen padi të reja për krimin e dhunshëm dhe udhëheqësi i së cilës financohet nga George Soros, tregojnë se, pa asnjë krim që nuk mund të provohet dhe bazuar në një përrallë e vjetër dhe plotësisht të demaskuar (nga shumë prokurorë të tjerë), kandidati Republikan dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të arrestohet të martën e javës së ardhshme. Protestoni, kthejeni kombin tonë!”.

Ende nuk dihet me saktësi saktësi akuza që mund të ngrihet ndaj Donald Trump, por mediat amerikane dhe ato britanike shkruajnë se mund të bëhet fjalë për një pagesë që thuhet se i është bërë yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels para zgjedhjeve të vitit 2016 për të heshtur, pas deklaratave se kishte pasur një aferë me biznesmenin e kthyer në politikan.

About Redaksia

Check Also

JD Vance: Soros dhe Obama vendosën të heqin Biden dhe të caktojnë Harrisin! Ky është kërcënim për demokracinë

Senatori JD Vance, i përzgjedhur si kandidat për zëvendëspresident nga republikanët, deklaroi në mitingun e …

Leave a Reply