Business Tourism Management në Bari, Spahia: Shkodra dhe Italia vende me zhvillim paralel turistik

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka prezantuar një nga pikat më të forta të zhvillimit ekonomik, turizmin, në edicionin e nëntë të Business Tourism Management mbajtur në Bari të Italisë, duke promovuar bukuritë natyrore të qytetit të Shkodrës.

Në një postim në facebook Spahia shkruan se në këtë edicion se ishte kënaqësi të ndajë të tillë eksperienca me operatorët më të mirë turistik duke e konsideruar qytetin e Shkodrën si një vend në zhvillim paralel me Italinë.

Postimi i plotë i kryebashkiakut Spahia

hkodra është një gjerdan i turizmit shqiptar dhe resurset që ajo ofron janë të shumta! Këtë paketë turistike që e bën të veçantë Bashkinë Shkodër, patëm kënaqësinë ta prezantonim në edicionin e nëntë të “BTM”, Business Tourism Management mbajtur në Bari të Italisë.

Ndarja e eksperiencave me operatorët më të mirë turistik, kontaktet me drejtuesit vendor dhe ato të politikës qëndrore në shtetin Italian më dhanë mundësinë jo vetëm t’u prezantoj këtë pasuri të çmuar që ka territori ynë, por edhe t’i ftoj për të hedhur hapa konkret në projekte të përbashkëta dhe investime që e zhvillojnë më shumë këtë sektor. Lidhjet e hershme të Shkodrës dhe Italisë e kanë dëshmuar se dy vendet tona mund të ecin paralelisht duke dhënë dhe marrë më të mirat që ato kanë, e ku përjashtim nuk mund të bëjë turizmi, i cili mbetet një prej pikave të forta të zhvillimit ekonomik dhe prezantimit të denjë në sytë e botës.

About Redaksia

Check Also

OSBE/ODHIR nxin Ramën: U bëri presion kandidatëve të opozitës, përdori qeverinë në fushatë

OSBE-ODIHR ka publikuar raportin për zgjedhjet lokale të 14 majit të këtij viti. OSBE thekson …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *