Balliu: Narko-trafikantët me kostum zyrtari janë fytyra e vetme e pushtetit të Edi Ramës!

DEKLARATË PËR MEDIA E SHEFIT TË ORGANIZIMIT TË PD, KLEVIS BALLIU

Në qeverinë e Edi Ramës droga është kriter promovimi, dhe jo problem.
Narkotrafikantë të të gjitha niveleve janë asetet e vyera të Rilindjes.
Kjo nuk është një akuzë politike, por një fakt publik.

Në varësi të nivelit të përfshirjes në botën e narkotrafikut, Rilindja të shpërblen me poste, nga më të voglat, deri te më të lartat.
Dje janë arrestuar 5 persona për trafikim të lëndëve narkotike, dy nga të cilët janë pjesë e administratës të Bashkisë Ersekë.

Ata nuk janë dhe nuk mund të shihen si narko-trafikantët e radhës, që fshihen nën kostumin e zyrtarit të shtetit, por si fytyra e vërtetë dhe e vetme e pushtetit të Edi Ramës.
Narko-trafikantët kanë sot nën kontroll të plotë administratën publike nga baza deri në majë.
Raste të pafundme, si të punonjësve të bashkive, drejtorë lokalë apo të institucioneve të tjera, si AKSHI, Policia e Shtetit, ministri të ndryshme apo dhe kryebashkiakë, bashkë me deputetë dhe ministra, janë kapur në këto 9 vite.

Ata që kanë rënë në rrjetë janë vetëm maja e ajsbergut. E dyta, shumica e tyre janë zbuluar, jo si shkak i punës së institucioneve të shtetit shqiptar, por të agjencive të huaja të inteligjencës, apo zbatimit të ligjit.
Kjo kapje e shtetit dhe narko-industrializim i vendit vjen, sepse peshku qelbet nga koka. Edi Rama është themeluesi, arkitekti dhe përfituesi më i madh i narkotrafikut në Shqipëri. Ai është themeluesi i kartelit të Tiranës.

Ky kartel cënon jetën e qytetarëve dhe errëson të ardhmen e tyre. Slogani i kartelit në raport me krimin është: “hëngshin koka e tyre”. Kjo filozofoi prodhoi tmerrin e Don Boskos, ku u vra një grua e pafajshme dhe u plagosën 5 të tjerë.

Ky kartel i mban të mbyllura rrugët në Shqipëri dhe hap ato të eksodit të shqiptarëve në botë.
Ky kartel nuk është alternativë qeverisje, por damka e Shqipërisë si eksportues problemesh dhe kriminaliteti.
Ikja dhe dorëzimi nuk është zgjidhja. Zgjidhja është qëndresa dhe vota e lirë.
Vetëm së bashku fitojmë!

About Redaksia

Check Also

U synua që të zhdukej opozita, u synua që Sali Berisha të arkivohej me një akuzë pa asnjë bazë

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka folur për sulmet qeveritare që kanë përfshirë Partinë Demokratike …

Leave a Reply