Denoncimi i Metës: Ja si po vidhen nga rilindja miliona euro me tenderin e energjisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një denoncimi sa i takon tenderave për blerjen e energjisë nga ana e qeverisë për një periudhë 3-5 vite. Meta në një dalje për mediat e cilësoi këtë kontratë korruptive, ku sipas tij do të vidhen shuma të mëdha parash.

“Të gjitha institucionet tashmë e kanë fiksuar vendin tonë, si vendin më të korruptuar në Europë. Bëma më e fundit që po përgatit Rilindja përballë korporatës së energjetikës, është hapja e tenderit për blerje energjie për 3-5 vite. Kjo aferë planifikon një vjedhje të përbindshme në një ndër sektorët më të abuzuar nga Rilindja, atë të energjisë elektrike. Shqipëria ka prodhuar energjinë që i duhet për familjarët. Kjo është kontratë korruptive. 270 euro është çmimi i fiksuar, ndërsa në bursë është 147 euro për megavat. Diferenca është kolosalë dhe vjedhja është kolosale. Deri në fund të marsit do jetë ne funksionim bursa e energjisë, tha zëvendëskryeministrja”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply