Tubi i Rozetës si Guri i Rozetës

Nga Oerd BYLYKBASHI

Në vitin 1799, një oficer francez, gjatë fushatës së Napoleonit në Egjipt, gjeti një pllakë me mbishkrime në dy gjuhë: njëra me hieroglife egjiptiane dhe tjetra në greqishten antike.

Askush nuk i kishte zbërthyer deri atëherë hieroglifet egjiptiane, por teksti në greqishten antike shërbeu si çelës për një zbulim të madh, të kuptohej alfabeti egjiptian antik. “Guri i Rozetës” sot shërben si term për të nënkuptuar diçka që shërben si kod për të çkoduar një mister.

Kërcim në kohë dhe ja tek jemi sot, kemi një “Gur Rozete” modern:

Tubi i Rozetës, pastrueses së shefes së kabinetit të zëvendësit te kryeministrit.

Ky tub aspiratori shërben si një tjetër çelës që zgjidh misterin mes shkakut dhe pasojës, mes të korruptuarit dhe korrupsionit. Ditën kur foli, Rozeta e shtriu tubin deri tek kryeministri.

Tubi i Rozetës, pastrueses, ishte plot me “llum” me vlerë.

Para korrupsioni. 500 mijë euro që turpërojnë agjentin McGonigal që u shit për 225 mijë dollarë.

“Ndiq paranë” që të çon tek mafia ishte koncepti që vendosi prokurori i Palermos Gaetano Costa, i vrarë në 1980. “Ndiq paranë” u perfeksionua nga Giovani Falcone që çoi në burg dhjetëra mafiozë. Në fund edhe Falcone u vra në 1992.

Pra koncepti funksionon fort dhe i dhemb mafias.

Inceneratorët janë aferë tipike mafioze. Tubi i aspiratorit me paratë që vazhdojnë e thithen nga xhepat e shqiptarëve, është Guri i Rozetës që zbërthen këtë aferë mafioze.

Mjafton që SPAK të ndjekë paratë e tubit të Rozetës, pastrueses së shefes së kabinetit të zëvendësit të Kryeministrit dhe do të kishim zgjedhje të parakohshme. Sepse atë ditë do të ishte hapur Kutia e Pandorës.

About Redaksia

Check Also

Sot në Ditën e Teatrit…

Nga Adriana KALAJA Sot në Ditën e Teatrit në një Kryeqytet pa Teatër, në fakt …

Leave a Reply