Dhe tani flasim për filma

Kur ishte fëmijë prindërit e çonin në kinema të shikonte gjëra “të mëdhenjsh”. Tani i kujton ato tituj dhe shumë të tjera në një libër. Në pritje të finales së madhe, intervistë me Quentin Tarantino

Quint është fiksim me Rolling Thunder, revenge movie shumë i fortë, i shkruar nga Paul Schrader dhe i drejtuar nga John Flynn, mbi një hero të Vietnamit të cilit i shfaroset familja gjatë një rrëmbimi. Është filmi i parë që fillon të analizojë me metodë dhe që i jep kurajon të bëhet kritik kinematografik. Kështë që vendos ta intervistojë regjisorin dhe, duke mos i pasur numrin e tij të celularit, i telefonon gjithë John Flynn në librin e telefonave të Los Angeles deri sa gjen atë të duhurin. Kur shkon në shtëpinë e tij, mban regjistruesin dhe një kasetë të vetme, i bindur se nuk do t’i jepet më shumë se 1 orë, por Flynn është në qejf për të folur, në një disk të Morricone dhe nis të flasë.

Dhe shiriti ezaurohet: “Për të mos u dukur debil”, djaloshi Quint fut kasetën në regjistrues, duke fshirë gjithçka që sapo kishte inçizuar në anën A. Intervista ka ecur përgjysëm, por fytyra është e shpëtuar. Ja, në këtë detaj është eshe shpirti i librit: meditime mbi kryeveprat apo titujt e njohur vetëm nga adhuruesit e gjinive dhe nëngjinive të alternuara me kujtimet e autorit si këlysh, hiperbola, obsesione, prapaskena, ndonjë dashakeqësi, por pa ekzagjeruar, mjaft ironi dhe një njohje e kinemasë si nerd. Nga shpullat ndaj recenzuesve maskaraenj tek homazhet e dëgjuara ndaj kritikut sipas Los Angeles Times, asaj që recenzonte filmat e serisë B dhe të Pauline Kael, firmë mitike e New Yorker: element ky që do të konfirmonte zërat për filmin e ardhshëm, i fundit, The Movie Critic, i frymëzuar pikërisht prej saj. Nga filmat për adultë të parë si fëmijë tek Bullitt dhe Inspektori Callaghan: Rasti Skorpion është i yti. Nga Getaway! tek Taxi Driver. Nga Një fundjavë e qetë frike tek Arrati nga Alcatraz. Nga Hollywood tek New Hollywood e kthim. Katalogu i kinemasë sipas Tarantino është ky, i shkruar me gjuhën e kinefilëve paksa të rrëshqitur që kalojnë natën nëpër rrugë duke proklamuar vendime të paapelueshme dhe budallallëqe të pambështetshme mbi filmat e sapoparë. «Nuk është se kam zgjedhur një gjuhë, ky është vetëm zëri im. Nuk doja absolutisht të isha akademik, por të mbetesha personal dhe të transferoja mbi faqen pikëpamjen time dhe ndjenjën time të humorizmit».

Ju tregoni se nëna juaj bashkë me njerkun dhe në vijim miq e të fejuar të tjerë, ju çonin për të parë filma të mëdhenjsh, me kusht që të mos u çanit kokën me pyetje dhe protesta prej fëmije. Ka qenë edhe nëna juaj e para që ju ka mësuar kinemanë: ishte kureshtare në zgjedhjen e titujve, i pëlqenin ato me blaxploitation, ju shpjegonte domethënien e imazhit të ndaluar final tek Butch Cassidy dhe skemat e satirës. Theksonte edhe se, nëna juaj, në një film dhuna, nëse futet në një kontekst të kuptueshëm, nuk është e dëmshme për një fëmijë, ndërsa telelajmet qenë. Si do ta adoptonit me fëmijët tuaj të njëjtën pikëpamje?

«Nuk besoj se ndaj pikëpamjen tuaj lidhur me telelajmet. Është për t’u thënë se kur isha i vogël ishte epoka e frikshme e serial killerave, e Manson. Më kujtohet që pyesja: “Nënë, kush është Charles Manson?” dhe ajo: “Nuk është askush, mos e vrit mendjen, nuk është e nevojshme ta dish”. Por për pjesën tjetër jam dakord: djali im i madh është vetëm 3 vjeç, nuk e ka ende përqëndrimin për ta parë një film nga fillimi në fund, por e shoh që përmirësohet: fillimisht lodhej pas 5 minutash, tani qëndron tek një karton për 15 minuta dhe di t’ia tregojë historinë. Më është pyetur se cilin prej filmave të mi do t’i shfaq të parin dhe zakonisht përgjigjem se për çfarë gjëje interesohet, por nëse do të duhej të shtyhesha ta gjeja, do të zgjidhja Kill Bill: Volumi i 1 sepse është mjaft i parezistueshëm për një djalë të vogël: plot me aksion dhe me ngjyra. Rreth 8 vjeçve mund të kërkojë edhe Jackie Brown, por jam për Kill Bill».

Në Tiffany Theatre ju patë në moshën 7 vjeçare spektaklin me Luftën e qytetarit Joe dhe Pa pikë klasi: nuk kuptuat shumë, por qeshjet e publikut qenë ngjitëese dhe ndihmonin të nuhateshin aludimet ndaj racizmit dhe seksit. Edhe kjo ju duket një leksion kinemaje: nëse një film e sheh në mes të të tjerëve, e kuptoni më mirë?

«Joe më ka hyrën në kokë sepse ishte një situatë eksituese: ishte eksituese të qëndrohej me të rritur që i thoshin një thes me fjalë të pista protagonistit. E dija se ishte një trap racist dhe që publiku e përbuzte, por të gjithë argëtoheshin dhe qeshnin si të çmendur».

Pjesërisht eksitimit, nuk e konsideronit padrejtësi qëndrimit vetëm në një film që u pëlqente të rriturve?

«Nganjëherë më çonin të shikoja gjëra që nuk do t’i kishin zgjedhur për ta, sidomos njerku im, që mbrëmjeve luante në një piano bar dhe adhuronte të shkonte në kinema ditën, për të cilin më fuste Dije mishore, Dhelpra, Isadora, E dielë, e mallkuar e dielë, por pastaj edhe I famshmi doktor Dolittle apo Love Boat. Për të thënë sesi janë ndryshuar shijet e mia në disa vjet: në vitin 1968 filmi im i preferuar ishte Një maxholino krejtësisht e çmendur, në 1969 Butch Cassidy, në 1970 një komedi anarkiste dhe plot me aludime seksuale si M.A.S.H. Nuk kishte shumë para, filmat kushtonin pak dhe ne shkonim shumë në kinema ose mund të dilnim darkave jashtë, edhe ky është entertainment».

Kur përfundoi praktika e spektaklit të dyfishtë paguaj një dhe merr dy?

«Zgjari gjatë gjithë viteve ’70 dhe nisi ta braktisë kinemanë e lagjeve në fillimvitet ‘80: qenë gjithnjë e më pak dhe gjithnjë e më shumë të specializuar në shfrytëzim apo James Bond. Multiplekset u dekretuan fundin: qenë 5 apo 6  filma në program dhe u duhej lënë hapësira atyre».

Ju përcillni se në Hollywood revolucioni zgjati nga ’67 deri më ‘70, pastaj New Hollywood u bë Hollywood. Nuk është pak si i shpejtë si revolucion?

«Hollywood i vjetër ishte klinikisht i vdekur, jo akoma në ’68 apo në ’69, por në ‘70 po».

E pse në vitet ’80 kinemaja amerikane u kthye duke bërë filma si në ’50, duke i infantilizuar dhe për më tepër duke u censuruar vetë?

«Shtatëdhjeta qe një dekadë filmash që sfidonin çdo bindje, me personazhe komplekse, jashtë rreshtave dhe finale tragjiketip Një njeri trotuari: happy ending, gurthemeli i Hollywood, ishte bërë i prapambetur. Pastaj Sylvester Stallone ka bërë Rocky, të gjithë janë çmendur dhe vu duke blerë bileta. Më pas, ja Star Wars dhe Takime të afruara të llojit të tretë. Publiku ka zbuluar se duhej kthyer për t’u argëtuar dhe establishmenti ka rizbuluar sesi të bëheshin para me kampionë arkëtimi si Peshkaqeni. Deri në rënien e kështjellës me falimentimin e United Artists për Dyert e qiellit të Cimino, që refuzoi parimin e afirmuar në vitet e mëparshme, domethënë që regjisori mund të bëjë çka i do qejfi. Rifillojnë kontrollet, reduktohet dhuna, insinuohet korrektësia politike, ratingjet e autocensurës bëhen më të rreptë».

Ndërkaq movie brats, djemtë e këqinj të kinemasë, domethënë Coppola, Bogdanovich, De Palma, Scorsese, Lucas, Milius, Spielberg dhe Schrader, filluan të bëjnë filma që tendencialisht lidhnin cilësinë me arkëtimin, të kaluarën me të tashmen…

«Antisistemi i gjeneratës së mëparshme si Altman, Rafelson, Nichols donin ta bënin filmin amerikan si europianët, prishës, dhe qenë të aftë, por movie brats dashuronin filmat e vjetër të parë kur ishin të vegjël edhe në televizor: me Peshkaqenin, Spielberg realizon një film madhështor përbindëshash dhe me Takimet e afruara na jep versionin e tij të Ultimatumit tokës; me Star Wars, Lucas ripërpunon Flash Gordon. Ata fillimisht bënin filmat antigjini, e shikonin kinemanë e gjinisë nga lart poshtë, ndërsa movie brats jo: ktheheshin me një vetëdije prej kinefili me Udhëtim në qendër të tokës apo me 20000 lega nën det».

Midis gjinisë dhe antigjinisë nuk është se kalohet gjithmonë…

«Në mesin e viteve ’70 filmat e Charles Bronson nuk qenë antigjini dhe John Wayne bënte akoma filmat western i dikurshëm, por më pas të gjithë filmat gjini janë bërë antigjini: kur Frank Perry xhironte western dark e tij qenë antiwestern. E njëjta vlen edhe për Njeriun e vogël të madh të Arthur Penn, bile edhe qëllimi final i Gangster Story, me të gjithë thrilling e tij, është antigjini».

Ju i kushtoni një kapitull të periudhës hipotetike të llojit të tretë: sikur regjisori i Taxi Driver të kishte qenë De Palma. Duke e ripërmbledhur: do të dilte më mirë apo më keq?

«Më keq, por me diçka më shumë: do të kishte bërë një thriller politik dhe nuk do të indetifikohej me protagonistë si Scorsese dhe De Niro».

Të gjithë këto filma i keni riparë për të shkruar librin apo keni ecur me kujtesë?

«Për pjesën më të madhe të librit jam bazuar tek kujtesa, por filmave të cilave u kam kushtuar një kapitull specifik i kam riparë, jo vetëm për të shkruar shënimet e mia, por edhe për të parë nëse kisha diçka të re për të thënë. Sepse libri im nuk është vetëm një përmbledhje e titujve të mi të preferuar, disa janë, të tjerë jo, qëllimi nuk është të sinjalizohen ata që duhen parë absolutisht. Janë vetëm filma për të cilët kam diçka për të thënë, lidhur me cilin të nis një bashkëbisedim apo të bëj eksplorime, se i çmoj apo jo, duke sinjalizuar se ndoshta më pëlqen njëra pjesë dhe tjetra jo».

Shkruani se Bullitt është kinema puro, një prej filmave më të mirë të xhiruar, ku ajo që vlen janë aksioni, atmosfera, San Francisco, muzika e Lalo Schifrin dhe Steve McQueen – nga forma e flokëve tek veshjet. Po skema? Kurse në filmat e tu ka shumë.

«Një thes me action movies të epokës e mbysnin skemën, ndërsa nëse sheh Bullitt nuk e vret mendjen për historinë, ka rëndësi atmosfera. Kritikja angleze Dilys Powell ka shkruar: “Përjashto filmat e Antonioni, nuk kam parë kurrë një përdorim të peizazhit urban kaq efikas nga pikëpamja narrative dhe motivi”. Nuk është një film terreni, por ndjenje, njerëzish dhe kjo është mjaft çliruese. Pastaj skema është, edhe e mirë, por nuk e kujton askush».

Steve McQueen ka shumë hapësirë në libër dhe ka edhe Na ishte dikur… në Hollywood, por nuk duket se është simpatik. 

«Më pëlqen shumë».

Edhe si person?

«Nuk e kam njohur, nuk e di dhe, veç nuk duhet të punosh, nuk ka rëndësi nëse aktori është biri i kurvës më i madh i të gjitha kohërave apo njeriu më i mirë i botës. Siç nuk më duhet gare nëse një aktor shumë i keq është njeri shumë i mirë: më intereson si luan, nuk më duhet të shkoj për darkë me të. Pra, McQueen më pëlqen shumë, por për mua nuk është i rëndësishëm imazhi që del nga libri, megjithatë kam folur shumë për të, por edhe për Bullitt dhe Getaway! e Sam Peckinpah».

Finalet nuk janë tamam rozë, por edhe shumë të zeza, e filmave të tu të fundit shtyjnë të mendosh se ju jeni duke u zbutur. Është një sinjal edhe të pranosh sot, gjysmë shekulli më pas, se Getaway! Është një film sidomos dashurie, më shumë sesa aksioni, si për më tepër i njohin francezët sapo doli filmi? Këtu sinjalizohet se Tarantino emeton një ulërimë të vërtetë. Sikur të ishim në afërsi të një kopshti zoologjik, një savane apo një xhungle do t’ia atribuonim një elefanti. Kurse është ai që pas pak ditësh, më 27 mars, mbush 60 vjeç.

«Po ndryshoj, nuk jam më ai që ka bërë Hienat. Në një farë kuptimi jeta ime ka ndryshuar shumë ë 5 vitet e fundit: zyrtarisht po bëhem më i madh, në mos zyrtarisht plak, por mendon edhe se Kill Bill nuk është domosdoshmërisht një film aksioni apo hakmarrjeje, pasi në thelb midis nuses dhe Bill ka sidomos një histori dashurie».

Po presim filmin tuaj të dhjetë, që mbi bazën e njoftimeve të kaluara, duhet të jetë i fundit…

«Po vjen, duhen përkufizuar akoma disa pika, por do të bëhet».

(nga Il Venerdi)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply