Mafia shqiptare po godet median

Nga Alba KEPI 

Pak orë më parë lajmi se TV kombëtar Top Channel eshtë apo po shitet në një kompani offshore në një nga vendet e parajsave fiskale, u injorua nga institucionet shqiptare.

Opozita e sinjalizoi por si përherë me formulën e indiferencës, mazhoranca e heshtjes, injoroi e nuk b’zani.

Ligji i mafies është heshtja e mesa duket dalja e një lajmi të tillë ka tërbuar mafiozët e mafien e pushtetshme që pasi shantazhoi gazetarë e familjet e tyre, pasi kërcënoi pronarë e botues, por dhe pasi futi në librin e pagave gazetarê që u shndërruan në mafiozë duke vënë gjoba e shantazhuar, tashmë ka nevojë urgjente për të pasur në kontroll mediat.

Ka kuptuar se mazhoranca e heshtjes është në grehminat e fundit e se vec një propagandë e fortê mediatike mund të shpëtoj zona e bashki e t’i ketë nën kontroll dhe pas 14 majit.

Një person mbeti i vdekur gjatë natës, (roja i shkretë) e fasada e këtij televizioni është goditur me plumba.

Ky është sinjali i fortë i mafias për të përcjellë mesazhin se nëse nuk bëhet sic duan ata , do t’u merret jeta.

Mafia e pushtetit o pushteti i mafias i ka shpallur luftë shqiptarëve!

Ky sulm kallashnikovi kundër medias sinjalizon se mafia e pushtetit ka humbur kontrollin e pushteti të mafias, e shteti kontrollin e gjithckaje!

T’i dalim zot!

Kryeministri shqiptar a do mundi dhe kësaj here ta emêrtoj këtë gjest si jo mafioz e t’i mëshoj tezës së papërgjegjshme të tij se nuk ka mafia shqiptare!?

About Redaksia

Check Also

Nuk ka nevojë për shumë fjalë, tani flasin qartë faktet

Bujar LESKAJ Përdorimi i institucioneve shtetërore si makineri elektorale dhe kthimi i tyre në vatra …

Leave a Reply