Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi se ka ushtruar dhunë ndaj një prokurori që po e hetonte për korrupsion.Gjatë prezantimit të kandidatit të opozitës për bashkinë e Krujës, Agron Loka, Berisha tha se Bushi u thirr në SPAK, por ndërhyri Edi Rama.
“Artur Bushi shkelmoi hetuesin se po e hetonte për korrupsion në bashki. E thirrën në SPAK, në telefon Edi Rama. Ai rrinte i rrahur aty, zyrtari, vetëm se guxoi të hetonte korrupsionin. Ky është vetëm një rast. Këtu sundon mafia dhe vetëm mafia. Prokurori i Përgjithshëm nuk thotë një fjalë për t’i dalë zot punonjësit të tij. Sa vetë humbën jetën në Thumanë? A mund të ketë vend në botë të heshtë para gjëmës së madhe që ndodhi në Thumanë. Pallatet ishin shpallur të pabanueshme me ekspertizë dhe çdo dokument, u lanë aty derisa erdhi tërmeti tjetër për t’u marrë jetën. U arrestuan dy komunarë të PD, të komunave të Tiranës të cilët s’kishin asnjë çarje kund në ndërtesat e komunave të tyre”, u shpreh Berisha.