Veliaj ndërton një shkollë 6 mln euro/ Berisha: Rrugën anësore Lekaj-Fier, Rama e ndërton me 7.2 mln euro!

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon qeverinë dhe Edi Ramën për abuzime me tenderat e rrugëve. Nga Kruja, ku prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Agron Loka, Berisha u referua autostradës Lekaj-Fier. Ky segment, autostradë, tha Berisha është ndërtuar nga qeveria e PD me 1.2 mln euro/km, ndërsa Rama po ndërton një rrugë anësore me 7.2 mln euro. Berisha akuzoi edhe Erion Veliajn për aferë me tenderat e shkollave.

“Autostrada Lushnje-Fier me 1.2 mln euro është ndërtuar, segmentet e tjera me rreth 2 mln euro. Kurse Edi Rama ndërton rrugën anësore me 7.2 mln euro, tre herë më shtrenjtë se sa rrugën kryesore. Erion Veliaj ndërton shkollën 6 mln euro, i futi dinamitin shkollës “Sami Frashëri” pa asnjë çarje kund dhe merr taksat tuaja. Fond me të cilin mund të ndërtoheshin të paktën 7 shkolla.

Blen vazo për oborrin e pasëm të Kryeministrisë 4 mln euro, udhëton me avion, me dhomë gjumi 137 herë, 22 mlnm euro. A do vazhdojmë ne të ecim në këtë mënyrë? Këto janë zgjedhjet e jetës tonë. Këta i urrejnë qytetarët. Njëlloj si hajduti që futet në shtëpinë e tjetrit dhe pasi e vjedh e urren viktimën e tij edhe qeveria e Edi Ramës i vjedh qytetarët ditë e natë dhe i urren qytetarët. Ndaj këto janë zgjedhjet e jetës tonë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply