Një gjermane në krye të NATO-s, Britania e kundërshton

Jens Stoltenberg largohet nga posti: Një kandidat i njohur për Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s

Ursula von der Leyen do të jetë Sekretarja e re e Përgjithshme e NATO-s, shkruajnë mediat britanike.

Sekretari aktual i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, largohet nga kjo detyrë pasi i ka skaduar mandati. Ai duhej të skadonte më herët, por për shkak të luftës në Ukrainë, u zgjat.

Sipas gazetës britanike Sun, kandidatja e re është Ursula von der Leyen, aktualisht presidente e Komisionit Evropian. Është një favorite e madhe në mesin e disa vendeve të NATO-s.

Megjithatë, jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim. Britania e Madhe, siç raportojnë mediat, do ta kundërshtojë këtë emërim.

Arsyeja është udhëheqja e keqe e forcave të armatosura gjermane, kur von der Leyen ishte në një pozicion drejtues. Ajo ishte Ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë nga viti 2013 deri në vitin 2019, kur u bë Presidente e Komisionit Evropian.

E njëjta gjë pritet nga vende të tjera, udhëheqja aktuale e të cilëve mund të përshkruhet si euroskeptike. Ende nuk janë konfirmuar të gjithë emrat e vendeve kundërshtare, por është e sigurt se ky nuk do të jetë një proces i thjeshtë emërtimi.

Metoda e zgjedhjes së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s bëhet me dyer të mbyllura. Nuk ka votë, por një marrëveshje private të liderëve të 30 vendeve të NATO-s, të cilët pastaj i japin atij një mandat katërvjeçar.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s zakonisht vjen nga Evropa, megjithëse SHBA-të janë partneri më me ndikim në aleancë. Stoltenberg është në këtë pozitë që nga viti 2014 dhe është sekretari i 13-të i përgjithshëm i kësaj organizate, shkruan The Sun.

About Redaksia

Check Also

Fushata e Kamala Harris merr një goditje të fortë, e gjithë familja e zëvendësit të saj mbështet Trump

Fotoqë ka qarkulluar në rrjetet sociale me shpejtësi tregon anëtarët e familjes  të kandidatit për …

Leave a Reply