Kërkojnë të ‘ringjallin’ Ballkanin e Hapur duke terrorizuar njerëzit

Nga Tritan SHEHU

Të tre, Vuçiç, Rama e Kovacevski u mblodhën në Verona për panairin e “verës”.

E ndoshta nën efektin e asaj pije Vuçiç bën një deklaratë provokuese, agresive.

Pikërisht si një formë e dhunëshme presioni mbi qytetarët e rajonit tonë.

E tipit komunist a fashist ajo:

“Doni një Ukrainë të dytë”?!

Dhe dy të tjerët heshtin!

Sikur fati i Ballkanit Perendimor, paqja a lufta në atë, jeta apo vdekja per banoret e tij, varet nga vullneti, humori, dashuria apo urrejtja e ketyre të tre….!

Dikush duhet tu shpjegojë atyre se tashti Greqia, Shqipëria, MV, Mali i Zi, jane antare të NATO në Ballkanin Perendimor.

Greqia është anëtare e BE dhe vendet tona janë në rrugën e integrimit të plotë në Europën e Bashkuar.

Italia është vetëm 60 km larg nesh!

Se në Kosovë ka forca të konsiderueshme të NATO e të ShBA, e cila tregon një vemendje e kujdes të veçantë për Rajonin tonë.

Se Brukseli e Gjermania po shtyjnë me forcë në aplikimin e Procesit të Berlinit, që e ka hedhur në harresë, në varr, Ballkanin e Hapur të Vuçiç.

Sado ata të tre të përpiqen ta kthejnë në jetë atë nën avujt e verës.

Dhe largimi nga Ballkani i hapur përkthehet qartësisht në largim nga hegjemonia serbe politike e ekonomike kjo.

Pra dhe nga influencat e vartesitë ruse, që për Vuçiç janë thelbësore.

Duke konsoliduar keshtu paqen, stabilitetin, bashkëpunimin e vertetë Rajonal, si pjesë e procesit tonë të integrimit.

Sepse luftën në Ukrainë e filloi dhe e mban të gjallë agresioni rus dhe vetëm ai.

Askush tjetër!

Eshtë pikërisht ajo influencë jetike ruse për Serbinë, që nuk e lejon atë as të normalizojë marrëdheniet me Kosovën, as të firmosë për paktin Franko-Gjerman.

Prandaj në vend që të “shijojnë” verën, që u krijoka efekte jashtë realitetit, të zbresin në “tokë” për të kuptuar se paqen e stabilitetin në Rajon e garantojnë ato faktorë, që përmenda më sipër.

Dhe jo tentakulat e Rusisë nëpërmejt Ballkanit të Hapur serb.

About Redaksia

Check Also

SPAK po mbyll pa përgjegjësi institucionale aferën 37 milion euro të mikrokredive!

Nga Ola XAMA SPAK po mbyll pa lavdi dhe pa asnjë përgjegjësi institucionale një nga …

Leave a Reply