Berisha: Rama rriti çmimet me bordet komuniste, u ka marrë pensionistëve një pension e gjysmë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, me rritjen e çmimeve nga bordet komuniste, Rama u ka marrë pensionistëve një pension e gjysmë, tani i ngushëllon se po u jep 5 mijë lekë. Berisha tha se, paratë ia dha klientelës për të vjedhur me të.
“Miqtë e mi!
Sot kudo në të 4 anët e vendit, shumica e shqiptarëve përjetojnë një shtrëngicë të madhe ekonomike, përjetojnë në dëshpërim. 83% e tyre duhet të largohen nga Shqipëria, kjo sepse mezi e mbyllin muajin. Kjo sepse dasmat, ditëlindjet, nga ditë gëzimi u shndërrohen edhe në ditë dhimbje, për pamundësitë për ti festuar siç duhet.
Çfarë ndodh. Pse ndodhi kjo me ne. Ne nuk kemi qenë të pasur, kemi qenë të varfër. Ne në vitin 1992, për varfërinë ishim të tretët më të varfër në botë. 204 dollarë për frymë në vit kishim të ardhura. Sa ne ishin banorët e Angolës dhe Ugandës. Por me lumenj djerse, me reforma ne lëvizëm me shpejtësi dhe në vitin 2008, ne u ngjitëm në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta dhe në vitin 2009, ne do të ishim qytetarët më të paguar të Ballkanit. Lamë mbrapa serbët, maqedonasit, rumunët e bullgarët që ishin anëtarë të BE-së, malazezë dhe boshnjakë.
Dhe do të ecnim, gjithnjë e më në ngjitje. Rrogat u dyfishuan, pensionet u dyfishuan. U ndërtuan mbi 11 mijë km rrugë, 1300 shkolla. Shqipëria erdhi në moshën dixhitale, u shumëfishuan investimet e huaja, e të gjitha këto falë suksesit të reformave. Dhe më kryesorja, nga viti 2007 në vitin 2014, popullata në Has, Tropojë, në Kukës, në mbarë Shqipërinë rritej nga viti në vit. Prap nuk ishim të pasur, jo, por ajo varfëri që kishim ishte në pakësim dhe ne ishim në ngjitje dhe ngjitja ishte shpresë, ngjitja ishte optimizëm, ngjitja ishte energji.
Nga viti 2014 gjer në vitin 2023, çfarë ndodhi. U rrokullisëm dhe ramë përsëri të fundit për rroga e pensione në Ballkan. Sot qytetarët e Kosovës marrin 30-40 % rroga e pensione më të larta se në Shqipëri. Sot për shkak të rritjes së çmimeve, vetëm vitin e fundit, secili rrogëtar ka humbur një rrogë, secili pensionist ka humbur një pension e gjysëm. Edi Rama me cinizëm ekstrem u thotë pensionistëve që po ju jap një 5 mijë lekësh. Një turp, një tallje një përqeshje, ata ti gëzojnë, e bën në kohë të zgjedhjeve. Një njeri që nuk ka asnjë ligj, por atyre pensionistëve me bordet komuniste të çmimeve, me çmimin e djathit, sheqerit, orizit, miellit, me çmimet e ushqimeve, me rritjen e këtyre çmimeve u ka marrë një pension e gjysmë dhe tani i ngushëllon se po u jap 5 mijë lekë.
520 mln euro ka fituar vetëm me bordet. Çdo qeveri në Europë, paratë që erdhën nga rritja e çmimeve ua ka kthyer qytetarëve. Qeveria e Kosovës ua kthej pensionstëve, 100 euro pensionin, ua kthej rrogëtareve, 120 euro, ua kthej studentëve 100 euro. Sigurisht ata ishin paratë tuaja, i keni paguar ju në dyqane dhe i grumbulloi shtetit.
Çfarë bëri ky, ku i çoi paratë? Paratë ia dha klientelës për të vjedhur me të. 320 mln euro prokurori rrugët anësore të autostradës Lekaj-Fier, dhe kilometri i tyre 7.2 mln euro, në një kohë kur autostrada kryesore ka kushtuar gjithsej, 1-2 mln euro kilometri sipas segmentit. Rrugët anësore që në çdo ndërtim në botë, kanë një çmim 8-10 herë më të ulët se autostrada, në Shqipëri për Edi Ramën kushtuar 2.3 herë më shumë se autostrada”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Trump me Melonin për të ndryshuar Europën

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministren italiane Giorgia Meloni. “Është një person …

Leave a Reply