Socialistët, beton elektoral nga Vlora në Konispol

Teksa zgjedhjet po afrojnë, bashkitë nxitojnë të kryejnë punët që nuk i bën për katër vjet. Në Vlorë dhe Konispol, vijnë denoncimet e radhës, ku tregohet sesi në prag të zgjedhjeve, bashkitë po hedhin asfalt apo beton elektoral, duke përdorur punonjësit e shërbimeve publike apo dhe zjarrfikësit.

Kryetari në ikje i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nuk i ka shpëtuar hedhjes së asfaltit elektoral. Por ndryshe nga bashkitë  e tjera të vendit, ku gropat e hapura përgjatë katër vjetëve janë duke u mbushur me asfalto beton, në qendrën e qytitet të Vlorës, përballë bashkisë, po mbushen me rërë bituminoze. Pamjet që ka siguruar “Syri Televizion”, tregojnë sesi punonjësit e Ndërrmarjes Publike po hedhin rërë bituminoze në qendër të qytetit.

Kjo rrugë, e cila është pjesë e projektit të rehabilitimit të sheshit para bashkisë që lidhet me zonën historike të Vlorës, duket se nuk është përfshirë në planet rregulluese të tyre, duke u degraduar dita ditës.

Në prag të zgjedhjeve të 14 majit, bashkitë po përdorin edhe punonjës të zjarrfikëses, për të shtruar beton apo asfalt elektoral. Në redaksinë e “Syri Televizion” ka mbërritur një denoncim për bashkinë Konispol, e cila pak ditë më parë ka shtruar një rrugë që lidh fshatin Markat me Ninat. Rruga është shtruar me beton, i cili është blerë te një kompani private sipas një tenderi që ka kushtuar rreth 160 milionë lekë. por, përtej këtij fakti, rruga është shtruar nga punonjësit e shërbimeve publike në bashki.

Madje, dy prej punonjësve kanë qenë punonjës të repartit zjarrfikës, të cilët duket se kanë lënë gatishmërinë e këtij shërbimi, për të shtruar betonin në prag të nisjes zyrtare të fushatës elektorale.

About Redaksia

Check Also

Drejtori në Bashki pasi shkatërroi 13 pallate, mori leje nga Veliaj për të ndërtuar aty sërish

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, denoncues i aferës së Inceneratorit të Tiranës dhe …

Leave a Reply