Bashkia Vlorë e zëvendëson “asfaltin elektoral” me “baltën elektorale”

Nga Rezenbrik Serjani

Gjetja më e fundit inxhinierike aplikohet për herë të parë në Bashkinë Vlorë

Qysh nga Perandoria Romake, ku kemi disa nga veprat më të njohura inxhinierike, kryesisht kjo periudhë e njohur për shtrimin e rrugëve, vepra të cilat i kanë rezistuar shekujve, deri në ditët e sotme, nuk kemi parë asnjë rast të shtrimit, rehabilitimit apo riasfaltimit të pjesëve e pjesëzave të rrugëve të amortizuara, me një “material”, e cila përbën “gjetjen më të fundit të inxhinierisë së ndërtimit”, përcaktimi për të cilën varion mes dheut, rërës, baltës apo mbetjeve asfaltike e bituminoze, duke u kthyer në “Eurekën (Gjetjen)” e Bashkisë Vlorë !

Në vigjilje të fushatës elektorale, por edhe gjatë gjithë muajit elektoral, Bashkia Vlorë e zëvendëson “asfaltin elektoral” me “baltën elektorale”, një gjetje kjo që s’po lë vend e kuvend pa u hedhur e shpërndarë, në rrugica të shkelura apo pa shkelura, nëpër dyer institucionesh e në nyjet më të rëndësishme të qytetit !

Ky evolucion në vizionin e Bashkisë Vlorë, në vizionin e institucionit menaxherial të taksave vlonjate apo edhe të urbanistëve e inxhinierëve, të cilët kanë kohë që vegjetojnë nëpër zyrat e mykura bashkiake, firmosin e tenderojnë tonelata baltë elektorale, duke urdhëruar që kjo baltë të shpërndahet në çdo cep të qytetit, sikur të jetë pluhur magjik e çudibërës !

Është më shume se e turpshme, kjo shfaqje e shpifur dhe tallëse që bën Bashkia Vlorë !

Ky institucion që nuk përfaqëson qytetarët e Vlorës, çdo vit degradon nga tallja në tallje, duke e shndërruar këtë qytet në arenën e interesave personale, të atyre që për 26 vite janë mazhorancë vendore e drejtuese!
Këto gjetje kaq të shpifura, njësoj si mendja e atyre që i projektojnë, baltosin Vlorën dhe qytetarinë vlonjate !

Vlora ne 14 Maj bëhet pjesë e ndryshimit !

#VloranëDuartTona
#BashkëFitojmë
#HysniSharra

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply