Gjeopolitika e djepit

Nga Kina tek Rusia tek Europa, distopitë më të këqija demografike bëhen realitet. Vetëm Amerika shpëton.

“Rryma ishte e shpejtë, por jo aq e fortë as për një notar joekspert. Mund të krijoni një ide për çudinë e këtyre njerëzve, kur do ju them as asnjëri prej tyre as nuk e vrau mendjen më së paku për të shpëtuar krijesën e vockël që ulërinte dhe po mbytej përpara syve të tyre”. Është fiction i fundit të ‘800 i babait të fantazisë shkencore: George Herbert Wells, i njëjti që më pas do të imagjinonte pushtuesit marsianë të sakatuar nga një virus vdekjeprurës, atij të të ftohëtit të zakonshëm. Virusë, baktere, epidemi janë një prej bukës së zakonshme të shkrimtarit. Tregimi i parë i tij, Bacili i vjedhur, trajtonte terrorizmin bakterologjik. Pjesa e cituar në fillim është nga Makina e kohës, e vitit 1895. Ka që e kanë quajtur “një distopi demografike”. Imagjinon një të ardhme (për hir të së vërtetës shumë të largët: viti në të cilin transportohet “udhëtari në kohë” është 802701) ku njerëzimi është ndarë midis delikatëve, shumë të qytetëruarve, vegjetarianëve Eloi, kultorëve të natyrës e të dritës, dhe të shëmtuarve, mishngrënësve, fanatikëve Morlock, kultorë të errësirës. Distopi demografike: qytetërimi i hunëve po shpërbëhet pasi kanë humbur interesin tek seksi, prej kohërash që nuk mbahen mend nuk bëjnë më fëmijë. Për saktësi, kanë humbur interesin edhe ndaj punës, zhvillimit dhe politikës. Po zhduken. Janë të paktën disa shekuj që në fiction dhe midis studiuesve alternohen kuptime të kundërta: prej një teprie të popullsisë dhe, në të kundërt, prej një zvogëlimi të tepruar të popullsisë. Në mes është frika më e madhe: ajo për kë do të donte të bënte “inxhinieri të popullsisë”, ta drejtojë atë që sipas mendimit të tyre nuk funksionon. Është ndoshta më e justifikuara, janë ata që kanë bërë gjithmonë dëmet më të rënda, shpesh të pariparueshme. Shiko Kinën, ku Mao donte më shumë kinezë për ta bërë më të fortë, të përgatitej për një luftë të mundshme. Tha edhe sikur imperialistët amerikanë, “tigra prej letre”, të kishin përdorur atomiken, do të mbijetonin gjithmonë 50 milion dhe më pas, me një kthesë të papritur kursi, në fundvitet ’70 nën Ten Hsiao Pinin ju ndalua brutalisht kinezëve të mos bënin më shumë se 1 fëmijë për çift. Përjashto për ta ndryshuar kursin edhe një herë akoma, kur qenë bërë rreth 1 miliard e gjysmë dhe thuajse të gjithë fëmij të vetëm, por po fillonin të zhyteshin në greminë, me rrezikun që të mos kishin mjaftueshëm të rinj për të mbajtur shumicën që po plakej.

Fiction tenton të ekzagjerojë, është zanati i tij, por shpesh ndjek ndjenjat e një epoke më të mirë të shkencës. Shkohet me ulje ngritje marramendëse, me stomakun në fyt, si në malet ruse. Dikur ngjallte frikë mbipopullimi. Mbretëronte Malthus (i përbuzur nga Marksi). E majta luftonte për ta ndihmuar lindshmërinë. Emile Zola botoi një roman, Fécondité, ku i kundërvinte varfërisë dhe shterpësisë së kapitalizmit pjellorinë e klasave punëtore. Më pas, në vitet ’30 të ‘900, mbijetoi frika e uljes së popullsisë në Perëndim (apo, në versionin më të urryer, terroi se mos ia dilnin “racat inferiore”). Shpesh terroret e kundërta mbivendosen. I vitit 1953, domethënë në kulmin e baby boom, shpërthimit demografik i pasluftës, atij të gjeneratës time, është Nesër dhe nesër dhe nesër, një tregim i mrekullueshëm ku Kurt Vonnegut imagjinon një konflikt të shurdhër midis gjeneratash, midis patriarkut që guxon të mos vdesë (jeta është zgjatur shumë) dhe fëmijëve e nipërve që nuk kanë më hapësirë për të jetuar. Në vitin 1968 Paul Ehrlich botonte The Population Bomb, mbi katastrofa të frikshme që do të prodhoheshin nga mbipopullsia. Në vitin 1973 pashë në kinema Soylent Green me Charlton Heston. Imagjinonte njerëzimin e detyruar nga tepria e popullsisë respektivisht resurseve të hante kufomat e procesuara në formën e qullit jeshil. I të njëjtit vit është Fusha e shenjtorëve i Jean Raspail. Imagjinon se në një të ardhme prej vetëm 20 vitesh më pas (fiction gabon gjithmonë me datat) 1 milion njerëz më të ulët indianë, të udhëhequr nga një perosnazh i quajtur “Koprofagu”, fut në dorë të gjitha anijet në portin e Kalkutës dhe fillon të navigojë drejt brigjeve të Francës. Vala e parë e pushtimit është një ushtri kufomash të mbytura që mbretërojnë nëpër plazhe. Midis lexuesve të apasionuar që rekomandonin leximin e romanit qenë Marine Le Pen dhe Steve Bannon, këshilltari ultrà dhe komplotist i Trump. Nuk ke nga luan: e ardhmja luhet mbi demografinë. Është komponenti thelbësor i kapitalit njerëzor. Llogaritet se çdo vit më shumë të moshës mesatare i korresppondon një rreth 4% të rritjes së të ardhurës, ashtu si çdo vit më shumë shkolarizim i korrespondojnë 10 pikë përqindjesh më shumë të PBB. Argumenti është delikat dhe kompleks. Politika nuk ka arritur kurrë ta kontrollojë demografinë, bile dumke menduar se mund ta manipulojë shpesh ka kombinuar probleme. Qysh kur bota është botë, kur popullsia zvogëlohet gjërat nuk shkojnë mirë dhe më pas në përgjithësi shkojnë për keq. Në bibël premtimi i Zotit për Abrahamin është se trashëgimtarët e tij do të shtohen pa kufi.

Rritja apo rënia e popullsisë përkufizojnë rritjen apo rënien e një fuqie të madhe, pesha relative e saj respektivisht fuqive të tjera dhe i politikës së saj. Është një prej faktorëve dominues në dinamikat gjeopolitike. “Demografia e madhe shoqërohet me fuqinë e madhe”, për ta thënë me titullin e një artikulli të fundit tek Foreign Affairs të Nicholas Eberstadt, një prej ekspertëve të mëdhenj amerikanë të demografisë. Ka qenë gjithmonë kështu, nga dekadenca tek rënia e perandorive të lashta deri në ditët tona. Dinasti dhe regjime, edhe regjimet demokratike, shemben nëse nënshtetasit dhe qytetarët vdesin si mizat. I ndodhi, siç e zbulon një studim i fundit i financuar nga Wellcome Trust e nga European Research Council, edhe Republikës së Veimarit (A Lesson from history? Worsening Mortality and the rise of the Nazi Party in 1930s Germany, shtëpia botuee Elsevier, 2021). Lufta e Madhe dhe Depresioni i Madh i viteve ’30 ka qenë i vështirë për të gjithë, por për Gjermaninë më i egër sesa për të tjerët. Vdiqej nga varfëria, papunësia, infeksionet, sëmundjet, alkoolizmi, vetëvrasjet. Përfundoi me vdekjen edhe të demokracisë më të avancuar në Europë. Kishte midis viteve 1930 dhe 1933 një korelacion domethënës, qytet për qytet, midis koeficentëve të rritur të vdekshmërisë dhe rritjes së votave për Partinë Naziste. Çdo 10/1000 më shumë në vdekshmëri i korrespondonte një 6.5% më shumë vota për partinë e Hitlerit. Lindshmëria në Gjermani ishte në rënie qysh nga fillimet e ‘900. Nazistët ia atribuan degjenerimit moral të futur nga e majta dhe hebrenjtë.

Është prej pak kohësh që mbledh horror stories mbi shkurtimin e moshës mesatare dhe përkeqësimit të asistencës shëndetësore në thuajse të gjitha vendet që gëzoheshin me welfare shëndetësor të tyre, të përparimeve të zgjatjes së jetës dhe të cilësisë së saj për qytetarët e tyre. Edhe në Europë, prej pak kohësh mosha mesatare po shkurtohen, pas janë rritur prej vitesh dhe nuk qëndron vetëm Covid, incidenti i rrugëtimit të këtyre viteve të fundit. Në spitalet ndërrohet jetë si në lebrozët e lashtë. Nuk jemi as më të këqinjtë në Europë. Sistemi shëndetësor publik britanik është prej kohësh në kolaps. Britania e Madhe e pasBrexit është e fundit e klasës. Në vitin 2022 mosha mesatare ka rënë nga 83.2 vjet që do të mund të pritej në rreth 81 vjeç: 700000 të vdekur më shumë se ata të parashikuar. Shtetet e Bashkuara janë shteti që më shumë në botë shpenzon më shumë për shëndetësinë, shumë më tepër sesa për armatimet. E dija se aty, përkrah ekselencës absolute për ata që mund t’ia lejojnë vetes, falë sigurimeve shumë të kushtueshme, dhe një mbulimi pakashumë të garantuar për shumë të varfërit, i korrespondon braktisja totale për të dënuarit e mesit, që nuk kanë as njërën dhe as tjetrën. Më janë ngritur flokët duke lexuar se në ndryshim së në thuajse të gjithë pjesën tjetër të botës, ku koeficentët e vdekshmërisë së grave shkakton dëm kanë rënë në mënyrë konstante në 20 vjeçarin e fundit, në Shtetet e Bashkuara, që kanë tashmë koeficentin më të lartë të vdekshmërisë puerperale midis vendeve të industrializuara, në fakt janë rritur.

Më keq akoma, tek lexoja në një studim të botuar në shkurt nga National Bureau of Economic Research, se në Shtetet e Bashkuara jo vetëm vdekshmëria fëminore është tejet më e lartë në familjet me ngjyrë respektivisht atyre të bardha, por që vdesin deri më shumë fëmijë në familjet më të pasura sesa në familjet e bardha më të varfëra dhe kjo teksa në 97 vendet më pak të pasura të botës nga 2000 e këtej vdekshmëria fëminore është përgjysmuar. Një demograf francez, Emmanuel Todd, ishte bërë i famshëm se kishte parashikuar rënien e Bashkimit Sovjetik 10 vite përpara se të ndodhte, në bazën e rritjes së vdekshmërisë nën regjim. Vazhdon të shkojë keq nën Putinin, pas një periudhe ku dukej se demografikisht Rusia po e merrte veten. Vazhdojnë të humbasin 1 milion njerëz në vit. Mosha mesatare është 10 vite më pak se në Europë, një çikë më pak se në Haiti. Ka që vlerësojnë se Rusia mund të zbresë nën 100 milionët brenda vitit 2050. Është shqetësuese se në vend që të bëhen më shumë fëmijë, Putini ka vendosur t’i dërgojë të vdesin në luftë. Ose ndoshta ka një lidhje midis epidemisë së Covid që po e ngatërron Rusinë dhe dëshirës për të pushtuar. E njoftuar nga tavolina shumë të gjata dhe në salla të pafundme ku bashkëbiseduesit mbaheshin në distancë prove virusi nga lideri suprem. Gjërat nuk shkojnë më mirë në Ukrainë, që në fillimin e mijëvjeçarit ishte një nga vendet me rënien më të shpejtë të popullsisë në botë dhe që ka pësuar një arrati të madhe, sidomos grashë dhe të rinjsh, nga fillimi i luftës. Në terma të popullsisë tani shkon keq deri edhe për Kinën. Janë tashmë shumë dekada që i ka shkuar keq edhe për Japonin, që vazhdon të plaket. Nëse Afrika fillon ta dyfishojë popullsinë, nga 1.25 miliard në 2019 në 2.5 miliard në 2050, vazhdon të shkojë keq për të gjithë Europën Perëndimore. Më keq se të gjithë të tjerët për Italinë. Do të ishim deri në fytë sikur të mos ishte për pak emigracion. Ilaçet e rëndimit të krizës demografike nuk kanë funksionuar gjithmonë, as në Francë ku kraktikisht me fëmijën e tretë nuk paguhen më taksa, apo në Suedi. Është e pakuptueshme pasi tema e inkurajimit të lindjeve nuk ngrihen më nga e majta, i lihet së djathtës.

Kina ka kuptuar me tmerr se brenda këtij shekulli, jo në një të ardhme fantastikoshkencore, mund ta shikojë të reduktohet me më shumë se 500 milion, 1/3 e aktuales. Është një projektim i Akademisë së Shkencave të Shanghait, i ngritur mbi një reduktim prej 1.1% në vit. Lëvizjet e demografisë mund të jenë pabesueshmërisht të shpejta. Nuk kishte ndodhur kurrë që një vend të plakej kaq shpejt. Pikërisht në këto ditë Kina është tejkaluar nga India në popullsi. Vitin e kaluar kanë vdekur 10.41 milion kinezë, kanë lindur 9.56 milion. Është hera e parë që ndodh, nga vitet e falimentimit të Hopit të Madh (1959 – 1960) që la një vrimë demografike të frikshme, me dhjetëra milion njerëz. Po, ka qenë në mes Covid, por janë 6 vite radhazi që lindjet zvogëlohen. Kanë kuptuar se me politikën drakoniane të “fëmijës së vetëm” e kishin ekzagjeruar. “Të qeverisësh një shtet të madh është si të gatuash peshq të vegjël: të gatuash shumë ose shumë pak prish pjatën”, paralajmëronte mijëvjeçarë më parë Daodejing. Kanë kërkuar ta riparojnë: fillimisht lejojnë një fëmijë të dytë, tani të tretë (praktikisht sa fëmijë të duash), por nuk ju imponohet njerëzve të bëjnë fëmijë me kamzhik kokës. Është e kuptueshme se ankthi e bln në fund Xi Jinping ta trashë zërin. Një Kinë që bën fundin demografik të Japonisë, Europës dhe Rusisë, me stanjacionin aneks ekonomik, është makthi i saj më i keq. Mund të jetë fundi për dinastinë e fundit të perandorisë kineze, asaj të Partisë Komuniste. Pa llogaritur se e bën të pamundur pushtimin e Taivanit me forcë: as një diktaturë nuk mund t’i lejojë vetes të dërgojë të vdesin një gjeneratë fëmijësh të vetëm.

Vetëm Amerika ende ia hedh paq. Censimenti i 2020 ka konfirmuar se rritja e popullsisë ka vazhduar të ngadalësohet nga vitet ‘90 e këtej, është me ritmin më të ulët të të gjitha kohërave, me përjashtim të Depresionit të Madh të viteve ’30, por duhet të vazhdojë të rritet më me shpejtësi nga mestarja e pjesës tjetër të botës të pakten deri në mesin e shekullit. Do të vazhdojnë nga këtu deri në 2040 të kenë më shumë lindje se vdekje dhe ajo që vlen edhe më shumë, ta rrisë popullsinë në moshë pune respektivisht pleqve. Është një prej shpjegimeve se pse Amerika vazhdon të rritet e pacënuar nga kriza në krizë. Optimizmi, besimi tek e ardhmja sigurisht që janë pjesë e këtij aspekti të “eksepsionalizmit” amerikan. 41% e amerikanëve mbetet e bindur se numri ideal i fëmijëve është 3. Koeficenti i lindshmërisë vazhdon të jetë jashtëzakonisht e lartë respektivisht vendeve të tjera të pasur. Është lëkundur vetëm një herë: gjatë dhe menjëherë më pas luftës në Vietnam. Elementi vendimtar ka mundësi që është demografia. Duhet të falenderojnë sidomos emigrantët. Jo vetëm emigracioni historik që nga 23 milionët që ishin në 1850 i ka çuar në 330 milionët e sotëm dhe i ka bërë fuqinë më të madhe botërore. Shtetet e Bashkuara midis viteve 1950 e 2015 kanë mikpritur 50 milion emigrantë të tjerë. Pa ilegalët dhe klandestinët, që Trump do të donte t’i mbante larg nga Muri, do të kishin murtajën. Vlerësohet se pavarësisht rënikimeve, do të vazhdojnë të mikpriten në vitet në vazhdom të paktën 1 milion emigrantë në vit. Nuk do ta bënin, do të ishin të mbaruar. It’s the Economy, Stupid!, paralajmëronte Bill Clinton. No, it’s  Demography, stupid!

(Sigmund Ginzberg për Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply