Berisha: Kokoneshi agrobiznes për gruan me paratë e Ministrisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë takimit në Divjakë se, Kokoneshi agrobiznes për gruan me paratë e Ministrisë! Ai tha se, ne do të vendosim rregulla, asnjë familjar të mos marrë pjesë në tendera publikë. Berisha është shprehur se, zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për ti dhënë një goditje të merituar këtij ekipi që funksionon si organizatë kriminale dhe varfëron në mënyrë më të pamerituar Shqipërinë dhe shqiptarët

“Ne duhet të arrijmë në një arsyetim njëri me tjetrin, pse duhet të pranojmë të trajtohemi në këtë mënyrë nga një njeri i cili ulet në darkë, darkon me 10 mijë euro. Nga një ministre që ulet e darkon me biftek 1 mijë euro, sa një ka. Shkoni mbrapa në oborrin e kryeministrisë që nuk e sheh kërkush përveç atij, blihet vazoja 4 mln euro. E keni këtu ju, çfarë bëri ky Kokoneshi, ndërtoi agrobiznes zonjës së tij. Ku e ka një lokal, ka ndërtuar një fermë. Ndërtoi duke dhënë me para të ministrisë së Bujqësisë, inkriminojnë dhe familjarët, vënë vëllain, përgjegjës të kompanisë, bashkëshorten dhe tjerë me radhë. Dhe ky zotëria merrte toka për vete, çfarë do të thotë për bashkëshorten, ato të gjitha i ka marrë për veten e tij.

Olsi ortak me Amant Josifin, baxhanaku i tij, absolutisht mbi 100 tendera, një Fangu, Fangu, thjeshtra në dhjetëra e dhjetëra tendera, jo morë zotëri nuk mundet kurrë që familjarët e pushtetarëve të fitojnë tendera. Familjartët e pushtetarëve të merren me biznes privat, të funksionojnë me kompani private, por ata kurrë nuk mund të jenë ortakë përfitues as të parë as të dytë në tenderat publike. Dhe kjo ju garantoj se do të ndodhë, do të jetë një nga rregullat që Aureli do të vendosë dhe PD-ja do të vendosë në Shqipëri.

Pra zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për ti dhënë një goditje të merituar këtij ekipi që funksionon si organizatë kriminale dhe varfëron në mënyrë më të pamerituar Shqipërinë dhe shqiptarët dhe i shndërron në pasuritë e tyre, në pasuri të qeveritatëve njëlloj si pushtues dhe për të tjerët, i shndërron Shqipërinë, Divjakën si një tokë të mallkuar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply