Luis Enrique ka arritur sot në Londër për të diskutuar me Chelsean. Trajneri spanjoll është njëri prej kandidatëve për të marrë në dorë ekipin londinez.
Ish-trajneri i Romës dhe i Barcelonës, i cili së fundmi u largua nga Kombëtarja e Spanjës, është i interesuar për ta provuar një eksperiencë të re në Premierligë, njofton gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.
Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Real Madridit është i vendosur 100 për qind që ta marrë menaxhimin e “Blues”, të cilët së fundmi u ndanë me trajnerin Graham Potter.
Një tjetër kandidat për klubin nga “Stamford Bridge” është edhe Mauricio Pochettino, por me gjasë në bankinën e të kaltërve do të ulet pikërisht Luis Enrique.
Chelsea ishte klubi më aktiv në afatin kalimtar të janarit, por rezultatet e këtij ekipi ishin dëshpëruese në këtë edicion.