Trump: I vetmi krim që kam kryer, kam mbrojtur Amerikën nga ata që donin ta shkatarronin

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka folur për herë të parë pasi doli nga gjykata ku u bënë publike 34 akuza kundrejt tij. Në reagimin e bërë nga rezidenca e tij në Florida, Trump u shpreh se krimi i vetëm që mund të ketë kryer është mbrojtja e Amerikës nga ata që duan ta shkatërrojnë.

“Krimi i vetëm që kam kryer është të mbroj pa frikë kombin tonë nga ata që kërkojnë ta shkatërrojnë atë”- është shprehur Trump.

I rrethuar nga një numër i madh mbështetësish duke renditur listën e akuzave politike dhe ligjore që janë ngritur kundër tij gjatë viteve, Trump i quajti ato vetëm një sulm politik ndaj tij. Trump shprehet se është persekutuar që nga nisja e fushatës së tij në 2016 pa pasur asnjë provë ndaj tij.

Ai tha se kjo është hera e parë që një ish president i SHBA-ve trajtohet në këtë mënyrë ndërsa tha se e gjithë bota po qesh me Amerikën.

“Vendi ynë po shkon në ferr. Është një fyerje për vendin tonë pasi bota tashmë po qesh me ne”- tha Trump.

About Redaksia

Check Also

Nisin hetimet ndaj Shërbimit Sekret në SHBA për atentatin ndaj Trump

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare bëri të ditur të mërkurën se ka …

Leave a Reply