Dita Botërore e Shëndetit/ Novacion dhe risi/ Nga “Sigurimi anti-Tumor” tek mjeku në celularin e kujtdo, pse Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s

7 Prilli është Dita Botërore e Shëndetit, e cila përkon me themelimin e Organizatës Botërore të Shëndetit më 1948.

Ajo kremtohet çdo vit duke përcjellë mesazhe mbi rëndësinë e shëndetit tek njeriu.

Ndryshimet klimatike, stili i jetesës, pandemia COVID-19 kanë krijuar një kërcënim ekzistencial për jetën në këtë planet dhe kanë ndryshuar në mënyrë dramatike shëndetin dhe mirëqenien tonë, si dhe konceptin tonë mbi to.

Sot, në Ditën Botërore të Shëndetit, SIGAL UNIQA Group Austria është krenare të thotë se, Nëse ka një arsye shumë të fortë pse edhe pas 24 vitesh nga themelimi kompania mbetet lidere e tregut të sigurimeve në Shqipëri, pa dyshim që është novacioni dhe risitë që kjo kompani sjell vazhdimisht për klientët e saj, kryesisht në sigurimet e shëndetit.

Më i fundit është “Sigurimi anti-Tumor”, siguracioni dedikuar plotësisht një siguracion dedikuar plotësisht kancerit malinj dhe tumorit beninj në kokë

Nën mototn “merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”, ky produkt unik vjen si bashkëpunim i SIGAL UNIQA me gjigandin “Swiss Re” duke ofruar mbulim financiar të menjëhershëm në rast diagnostifikimi me një prej këtyre dy sëmundjeve.

Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari. Duke filluar nga 5 mijë euro deri në vlera 50 mijë apo më shumë.

Meqënëse dëmshpërblimi akordohet në formë cash, në mënyrë të menjëhershme nga SIGAL UNIQA vetë i siguruari vendos se si do ta shpenzojë këtë shumë për trajtimin e tij mjekësor.

Qytetari duhet ti përgjigjet vetëm një pyetje, “nëse aktualisht ka kancer apo është diagnostikuar më parë me të”. Në rast se i përgjigjet “Jo” kësaj pyetjeje, atëherë kualifikohet për t’u siguruar dhe nëse gjatë kohës që është i siguruar, diagnostikohet me këtë sëmundje me dy opinione të pavarura mjekësore që e konfirmojnë, atëherë të siguruarit i akordohet shuma e siguruar CASH dhe menjëherë.

Përfitimet e “Sigurimit anti-Tumor”:

  • Ndihma financiare që ju nevojitet në luftën kundër tumorit malinj.
  • Merrni përfitime në para për trajtimin e tumorit malinj
  • Dëmshpërblim në masën e shumës së siguruar në formë të menjëhershme.
  • Opinion i dytë mjekësor nga qendrat mjekësore më të specializuara në botë për çdo diagnozë të identifikuar
  • Tarifë mujore e përballueshme për këdo
  • Mund të porositet edhe Online në sigal.com.al

Kush mund të sigurohet? Çdo person që është rezident në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, nga mosha 0-80 vjeç.

Çmimi? Në varësi të moshës dhe gjinisë së qytetarit.

“JETË PLUS”

Një tjetër produkt specifik i kompanisë është edhe siguracioni “Jetë Plus”, i cili sjell një mundësi unike për të marrë shërbime mjekësore në spitalet më të mira në Botë, nëse diagnostikoheni me një sëmundje serioze, me mbulim deri në 1 milion euro.

Kjo policë sigurimi mundëson:

–  Konfrmimi i diagnozës tuaj nga mjekë të huaj

–  Ndërhyrja kirugjikale dhe trajtimi jashtë vendit

–  Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizmin apo për ta paguar.

Cilat Sëmundje mbulon kjo policë sigurimi?

–   Tumoret malinje (kanceri)

–   Ndërhyrjet kirugjikale në zemër (by pass dhe riparim ose zevëndësim i valvulave koronare)

–   Ndërhyrjet kirugjikale në kokë

–   Ndërhyrjet kirugjikale në shtyllën kurrizore

–   Transplantet nga një dhurues i gjallë

“Jetë Plus” mbulon edhe:

  • Shpenzimet jashtë spitalit
  • Procedurën e gjetjes dhe pagesën e biletës së udhëtimit vajtje-kthim për pacientin dhe një të afërm që e shoqëron
  • Procedurën e gjetjes dhe pagesën e hotelit për pacientin dhe një të afërm që e shoqëron
  • 100 euro në ditë për cdo ditë qëndrimi jashtë vendit

Çmimi i siguracionit? Varion nga 200 deri në 300 euro/vit.

Por mos harrojmë edhe “Teleshëndet”, e vetmja platformë në Shqipëri që sjell mjekun në celularin tuaj.

Në një moment shumë të vështirë për Shqipërinë dhe botën, kur pandemia COVID-19 qëndronte si kërcënim serioz mbi kokat e gjithësecilit prej nesh, SIGAL UNIQA solli për herë të parë në vendin tonë shërbimin e TeleShëndetësisë.

Duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike, me shërbime që ofrojnë mundësi fantastike, kompania pjesë e “UNIQA Insurance Group” solli shërbimin “TeleShëndet”.

Një ide novatore e themeluesit dhe drejtuesit të saj, Z. Avni Ponari,  unike për Shqipërinë pasi nuk ofrohet nga askush tjetër, e cila u jep mundësinë çdo individi apo familjeje të ketë mjekun në celularin apo laptopin e tij gjatë 24 orëve të ditës, kudo që ju ndodhen.

Por me kalimin e muajve, “TeleShëndet” nga SIGAL UNIQA është pasuruar me më shumë benefite që lehtësojnë përditshmërinë e klientëve të saj.

Por çfarë ofron ky shërbim?

  • Konsultim me audio dhe video me mjek të përgjithshëm 24 orë të ditës, 7 ditë të javës
  • Check up 1 herë në vit
  • 50% zbritje për çdo ekzaminim gjatë shtatzanisë suaj
  • 50% zbritje për ekzaminime laboratorike (echo, analiza)
  • 20% zbritje për shërbimin e “Infermierit në shtëpi”
  • Vizitë okulisti falas
  • Xhama syzesh me zbritje
  • Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
  • Fizioterapi me zbritje në Klubin e Shëndetit SIGAL
  • Palestër me çmim preferencial
  • Shërbime estetike me çmim preferencial
  • Deri në 50% zbritje në rrjetin SIGAL TELESHËNDET

Sot, SIGAL UNIQA Group Austria e ofron shërbimin “TeleShëndet” në 5 paketa kryesore duke dashur tu japë mundësinë të gjithëve të shpenzojnë pak e të përfitojnë shumë.

  • Fëmijë me një kosto vjetore prej 5,000 Lekësh
  • Individë me një kosto vjetore prej 5,000 Lekësh
  • Të rritur me një kosto vjetore prej 10,000 Lekësh
  • Familje me një kosto vjetore prej 10,000 Lekësh
  • Sportistë me një kosto vjetore prej 10,000 Lekësh

Por SIGAL UNIQA nuk është ndalur me kaq.

“TeleShëndet” mund të përdoret edhe gjatë gjithë qëndrimeve jshtë Shqipërisë, për punë apo turizëm. Mjafton internetin dhe për çdo shqetësim shëndetësor, tuajin apo të familjarëve tuaj, mund të komunikoni në çdo kohë e në çdo moment me nje mjek të licensuar.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë, mos e prishni rehatinë tuaj. Aktivizoni “Teleshëndet” dhe do të zgjidhni çdo problem shëndetësor.

Cila kompani sigurimi ju ofron mundësi kaq fisnike për tu kujdesur për shëndetin tuaj dhe më të dashurve tuaj?…

Të gjitha këto risi për Shqipërinë dhe rajonin janë kthyer në një pikë referimi për çdo qytetar që dëshiron të ketë për vete dhe familjen e tij edhe një sigurim privat shëndeti me SIGAL UNIQA Group Austria që vijon të mbetet zgjedhja e parë.

Kjo reflektohet edhe në raportin më të fundit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare ku SIGAL UNIQA vijon të jetë emri më i madh dhe i besuar në Sigurimin Privat të Shëndetit.

Si në përqindjen që ze në tregun ku operojnë 8 kompani ashtu edhe në dëmet e paguara, kompania, pjesë e “UNIQA Insurance Group”, rënditet e para.

NDARJA E TREGUT

DËMET E PAGUARA

JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

Në 24 vite të operimit të saj në treg, SIGAL UNIQA Group Austria është bërë e njohur jo vetëm për korrektësinë dhe seriozitetin në shërbimin ndaj klientëve, por edhe për inovacionet që ka sjellë në tregun e sigurimeve, të cilat u kanë ardhur në ndihmë mijëra qytetarëve.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një partner i qytetarëve për një jetë të shëndetshme dhe të sigurt.

Nëse ju nevojiten më shumë informacione, vizitoni:

Web: www.sigal.com.al

Ose shkruani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: info@uniqa.al

 

About Redaksia

Check Also

Investigimi/ Trafik kokaine me taksitë në Tiranë, pamje e prova, por policia hesht

Me shprehjen “e dinim” që nën zë e qarkullojnë këto ditë ata që duhet të …

Leave a Reply