Viktor Bout i ringjallur

Rikthimi i “trafikantit të vdekjes” 

Janë disa personalitete që do të kenë gjithmonë rreth vetes një aureolë misteri, pavarësisht nga sa hetime mund t’ju bëhen apo sa supozime ose rumors dalin në vite. Një shembull i shkëlqyer është Viktor Bout, trafikant i njohur armësh kohët e fundit i kthyer në liri. Shumë njerëzve ky emër nuk u thotë asgjë, megjithatë ai mbetet një prej personazheve që indirekt ka kontribuar në plazmimin e boës ku jetojmë sot. Kurse të paktët që e njohin këtë emër dijnë edje se me figurën e tij është frymëzuar filmi i njohur me Nicolas Cage Lord of War, emër i atribuar pikërisht gjatë viteve të tij të aktivitetit. Duke qenë se tani Bout është kthyer në liri në vijim të një shkëmbimi të burgosurish midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, është jashtëazkonisht interesante të kuptohet se kush është ky personazh dhe çfarë do të mund të ndodhë nëse do të kthehej në aktivitet.

Le të nisemi nga një kuadër i përgjithshëm. Sot informacionet që kemi për Viktor Bout janë si gurët e një enigme me dimensione të ndryshueshmeqë ndryshojnë formë apo ngjyrë në funksion të kujt i mban në dorë. Për sa është e tentueshme, ende sot nuk ka një ide sesa shkon pasuria e grumblluar nga trafikanti i armëve në vite. Sipas të gjitha probabiliteteve flitet për qindra milion dollarë, por nuk mund të jesh i sigurtë. Sikur edhe vetëm gjysma e akuzave dhe e zërave për llogari të tij të jenë të bazuara, Bout do të furnizonte de facto të gjitha konfliktet e armatosura midis fillimviteve ‘90 dhe fundviteve 2000 në glob, kjo e konsideruar natyrisht se aktiviteti i tij ka pushuar sëekzistuari pas arrestimit të tij në 2008. Posedues sipas UN Security Council Committee për Liberinë i të paktëm 4 pashaportave, Bout është bërë i famshëm pse ka eksportuar një numër pakidermik AK-47 në xhiro nëpër botë, aq sa t’i jepej nofka e “Zotit të Luftës” apo “Tregëtarit të Vdekjes”. Në vijim të pranisë së Kalashnikov në teatrat më të mëdha të luftimeve, është maturuar në vite bindja se viktimat e AK-47 nga 1945 e më pas e kalojnë shumë të vdekurit e shkaktuar nga të gjitha epidemitë, luftërat dhe kataklizmat natyrale të ndodhura në historinë e njerëzimit. Një vlerësim i tillë është i pamundur të verifikohet natyrisht, por nëse sa është shkruar më sipër të ishte më së largu e besueshme është shumë e mundur që Viktor Bout ka mbi ndërgjegjen e tij një numër të madh viktimash.

Viktor Anatolyevich Bout lindi në 1967 në Dushanbe, kryeqyteti i Taxhikistanit, nga një nënë llogaritare dhe baba mekanik. Sipas inteligjencës angleze dhe jugafrikane, familja ishte me etni ukrainase, megjithatë nuk është arritur kurrë të përcaktohet me siguri. Rritet me vëllain Sergei në një familje ateiste, gjë që rezultonte normale gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik megjithëse Bout ndodheshin në një vend me shumicë myslimane. Vitet e rinisë janë praktikisht të panjohura dhe nga ajo pak që dihet, Bout, i apasionuar qysh nga mosha e njomë për gjuhë, vendos të frekuentojë Institutin Ushtarak të Gjuhëve të Huaja të Moskës. Ky pasion i tij e bën qysh të ri të dijë një numër të lartë gjuhësh, midis të cilave portugalisht, anglisht, arabisht, farsi, frëngjisht, esperanto, yzbekçe dhe disa gjuhë afrikane. Pikërisht falë kësaj dijeje të thellë të gjuhëve, në vitet ’80 zhvillon aktivitetin e përkthyesit në Angolë dhe Mozambik për disa muaj në mështetje të forcave prosovjetike në terren.

Thuhet se në këtë rast u njoh me Igor Seçin, në atë kohë agjent i KGB dhe sot një prej këshilltarëve më të mëdhenj të Putinit, si edhe CEO së Rosneftit, një prej kompanive kryesore, në mos kryesorja, petrolifere ruse. Faktikisht, ndër vite Seçin e ka mbuluar dhe ndihmuar fuqishëm Bout në trafiqet e tij duke i sponsorizuar me kontaktet e tij afrikanë. Për sa kjo hipotezë mund të duket e besueshme, akoma sot të dy pohojnë se nuk njihen dhe natyrisht është e pamundur të provohet një lidhje direkte. Me rënien e Bashkimit Sovjetik, Bout lirohet në 1991, la mundësi me gradën e nënkolonelit. Mbi karrierën ushtarake të Bout ka teori të ndryshme. Faktikisht ka që pohojnë se grada e mësipërme është marrë në ushtri, ndërsa ka që pohojnë se është bërë major në GRU, të tjerë akoma se është bërë një oficer në KGB apo në aviacion. Midis hipotezave të shumta, më e besueshmja është ajo që do ta nxirrte Bout se ka milituar në forcat ajrore sovjetike, sidomos prej njohjes së thellë të avionëve që më pas do t’i shfrytëzonte si biznesmen në trafikun botëror të armëve.

Në fillimvitet ’90 vendet që kishin qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik qenë krejtësisht në rënie të lirë nga pikëpamja administrative e ushtarake dhe Bout e shfrytëzon këtë faktor në favorin e tij. Qindra avionë mbetën të papërdorur në pistat e ngritjes, pa një shtet qendror që t’i dërgonte në mision apo banalisht edhe vetëm për t’ju programuar mirëmbajtjen. Kështu Bout vendos të blejë modele të ndryshme me çmime të lira, edhe falë kontakteve të tij në sferat ushtarake, duke arritur të blejë 3 avionë Antonov të vjetër për më pak se 40000 dollarë për avion. Nëse ka lehtësi në gjetjen e avionëve, është akoma më e lehtë të gjejë pilotët. Me rrogat e pamarra prej disa muajsh, Bout arrin të angazhojë një numër të caktuar pilotësj për të realizuar flotën e tij të re të avionëve. Konsiderohet se në kulmin e karrierës së tij, Bout posedon midis 40 dhe 60 avionëve në pjesë të ndryshme të globit. Për të shmangur sytë kureshtarë, mjetet regjistroheshin shpesh në vende me normative të dhëna në faktin e certifikatave të prejardhjes dhe origjinës, si Republika e Afrikës Qendrore dhe Guiena Ekuatoriale. Në të gjitha vitet e aktivitetit të tij, shoqëria e vetme që do t’i njihet Bout është Air Cess, e regjistruar në Liberi më 1995. Përveç avionëve, gjëja tjetër që Bout arrin ta gjejë krejtësisht të paprekur janë arsenalet sovjetike. Magazina të tëra të orientuara drejt një lufte me Shtetet e Bashkuara që nuk ka ndodhur kurrë mbesin praktikisht të paruajtura, në mëshirën e kujt ofron më shumë për t’i blerë. Kjo do të bëhet pikënisja e Bout trafikant: miliona fishekë, pistoleta granata, raketa, por edhe raketa të drejtuara, helikopterë sulmues dhe shikues nate. Kështu oferta është gati për t’u shpërndarë, tani ka nevojë vetëm për kërkesën.

Nëpërmjet pilotëve dhe të orekseve të klientëve të saj, Bout arrin të heqë rruga ajrore misterioze që e çojnë të furnizojë armë në të gjitha konfliktet e mëdha të viteve ’90 në Afrikë. Flitet për furnizime ndaj të dy rreshtimeve në Nigeri, në konfliktin në Angolë apo në mënyrë më të thelluar në luftërat në Sudan e në Kongo apo regjimit të Gheddafi në Libi. Ka hyrë në histori raporti që Bout ka pasur në vite me diktatorin liberian Charles Taylor, duke blerë deri një vilë afër rezidencës presidenciale. Taylor e ka paguar gjithmonë llogarinë e tij të armëve në diamantë të trafikuar paligjshmërisht nga Sierra Leone, në ato vite nën embargo të fortë. I famshëm është imazhi i fëmijëve ushtarë të dehur me substanca droge dhe në dorë një AK-47 nën urdhërat e forcave të Taylor.

Në këto vite shumë prej vendeve të përfshira në konflikte janë ende sot zona të pasura nxjerrje mineralesh, motiv për të cilin Bout konsiderohet se ka qenë i shtyrë nga fuqi të huaja dhe perëndimore të furnizojnë këtë apo atë palë në konflikt, sa për të nxjerrë avantazhe afatgjata nga nxjerrja e rezervave në vendet relative. Me kohë Bout u bë një ekspert në shkeljen e embargove të Kombeve të Bashkuara lidhur me trafikun e armëve. Midis udhëtimeve konsiderohet se ka pasur disa edhe në Afganistan, edhe pse pas thënies së Bout vetë ai nuk do të mbante raporte me al Qaeda apo Usama bin Laden. Është mjaft e besueshme në fakt që i ka dhënë armë qeverisë përpara asaj talibane, duke shkuar kështu të furnizojë edhe atë që do të bëhej Aleanca e Veriut e komanduar nga Ahmad Shah Massoud, duke marrë në këtë kuptim një pranim të mundur nga ana e Uashingtonit. Një teatër tjetër ku mendohet se Bout është përfshirë është ai i luftërave jugosllave, ku i ka furnizuar armë forcave boshnjake, edhe pse gjëja është praktikisht e pamundur për t’u provuar.

Apogjeu i karrierës kriminale të Bout e ka nga fundvitet ’90 dhe në fillimvitet 2000. Këtu shikohet i përfshirë edhe një herë akoma në Kongo, ashtu si me Hizballahun në Liban, sërish me Gheddafi dhe edhe në luftërat e terrorit amerikan të nisura në Lindjen e Mesme. Në këto vite Bout sheh një rritje vendimtare në dërgimet e tij de njëherazi një rritje të vëmendjes kundrejt tij nga ana e Kombeve të Bashkuara dhe të autoriteteve amerikane. Faktikisht në 2000 emri Viktor Bout përmendet për herë të parë pranë Këshillit të Kombeve të Bashkuara me akuzën e trafikut të paligjshëm të armëve. Lidhja me armatimet vjen nga fakti që avionë të ndryshëm të tij apo gjithësesi të çojnë tek ai nëpërmjet rrugësh të ndryshme, do të shikoheshin shuml herë të uleshin në zona lufte dhe të shkarkoheshin armatime. Nga 2001 e këtej aktivitetet e tij do të mbaheshin më shumë nën kontroll, me një monitorim të vazhdueshëm dhe me dërgesa më të vështira për t’u mbajtur të sigurta. Bout strehohet kështu në Rusi, ku e di se qeveria vështirë se do t’ia jepte ekstradimin në rast kapjeje.

Megjithatë, për sa hetimet mbi të vazhdojnë, qeveritë dhe institucionet e ndryshme ndërkombëtare nuk arrijnë (ose nuk duan) të formalizojnë aktakuza të rëndësishme kundrejt tij, duke e katandisur kështu në një mandat të thjeshtë për riciklim parashë të pista. Për ironi të fatit, pikërisht kur pranë Kombeve të Bashkuara dhe Interpolit emri i tij fillon të jetë midis prioriteteve, Bout nis të bashkëpunojë me qeverinë e Shteteve të Bahskuara për të dërguar armë në mbështetje të luftës në Irak. Vlerësohet se midis viteve 2003 e 2004 Viktor Bout ka kryer më shumë se 1000 fluturime mbi Bgadad duke çuar çdo lloj arme. Në 2007 një investigim i Los Angeles Times tregon sesi Bout është paguar 60 milion dollarë nga autoritetet amerikane për transportet e tij në Irak në mbështetje të forcave të koalicionit.

Por në 2005 ndodh një ndryshim kursi. Faktikisht Viktor Bout futet në listën e zezë të qeverisë amerikane, e cila fillon ta kërkojë aktivisht për ta arrestuar dhe për t’i ndaluar trafiqet. Që kjo ka qenë një tentativë për të shptëuar nga një personalitet jokomod me qëllime pune apo se ka qenë etja e Bout për t’u bërë më i dukshëm në skenarin ndërkombëtar, nuk do ta dijmë kurrë, por është simbolik fakti që për një periudhë të caktuar të karrierës së tij, Bout ka qenë si defense contractor për Shtëpinë e Bardhë, ashtu edhe i kërkuari numër një nga autoritetet federale dhe është pikërisht nga 2005 që Bout nuk shikohet më jashtë nga Rusia, por vetëm në restorantet dhe në hotelet më të shtrenjta të Moskës. Në vitet e mëpasëm Bout e shikon rrethin t’i shtrëngohet gjithnjë e më shumë rreth vetes, deri kur 2007 DEA (Drug Enforcement Administration, agjencia antidrogë amerikane) kërkon ta fusë në kurth trafikantin në Bukuresht, duke e tërhequr për një furnizim të supozuar prej 20 milion dollarësh për FARC kolumbian. Bout e nuhat kurthin dhe nuk paraqitet në takim.

Më 2008 kontaktohet për të njëjtën aferë dhe në këtë rast demonstrohet i interesuar dhe spostohet nga Rusia. Ulet në Bangkok të Tajlandës ku e kryen traktativën me blerësit, të cilët megjithatë rezultojnë agjentë nën mbulim të DEA dhe të autoriteteve tajlandeze, ku u reziston provokimeve dhe kushteve mjedisore të tmerrshme ku gjendet.  Pas pak muajsh spostohet në një qeli të vogël ku qëndron deri në 2010. Lajmit të arrestimit të Bout, diplomacitë shtetërore kanë lëvizur menjëherë për t’i siguruar ekstradimin. Nëse nga njëra anë ministri i Jashtëm rus Lavrov e ka cilësuar arrestimin e Bout si të “motivuar politikisht”, nga ana tjetër autoritetet amerikane kanë mbajtur një fshehtësi më të madhe, por duke operuar gjithësesi aktivisht për ta ekstraduar në Shtetet e Bashkuara. Gjatë traktativave thuhet se rusët qenë gati të ulnin edhe pmimin e naftës në këmbim të një lëshimi të tij, ndërsa amerikanët nga ana e tyre do ta lëshonin me një marrëveshje mbi armatimet. Frikësohej veç të tjerash se mos Bout mund të lëshohej papritmas për shkak të pranisë së elementeve korruptive, si brenda autoriteteve tajlandeze, ashtu edhe brenda vetë DEA, frikëra të vërtetuara nga disa fajla të botuara nga Wikileaks në 2010.

Pas traktativash të shumta, më 6 nëntor të 2010, Viktor Bout eskortohet nga 50 agjentë për t’u ekstraduar në Shtetet e Bashkuara pa u lajmëruar pala ruse. Në atë kohë shumë analistë menduar se presionet për ta pasur Bout qenë kryesisht të lidhura me njohjen e madhe të tij të makinës së furnizimit ushtarak rus dhe kështu se donin t’i nxirrnin sa më shumë informacion të ishte e mundur. Nga ana tjetër është edhe teoria sipas së cilës Shtetet e Bashkuara kishin vetëm frikë vetëm për sekretet amerikane të poseduara nga Bout dhe se donin të ishin kështu të sigurtë se mos këtë binin në duart e gabuara.

Me të arritur në New York fillon menjëherë procesi ndaj trafikantit më të famshëm t armëve të historisë. Prokuroria kërkon për Bout burgim të përjetshëm, duke i ngjitur akuza për konspiracion me qëllim vrasjen e qytetarëve amerikanë, terrorizëm dhe trafik armësh në favor të FARC. Një aspekt i rëndësishëm është se asnjë prej krimeve të sipërcituara nuk është kryer në territorin amerikan, motiv për të cilin mbrojtja kërkon lirimin nga të gjitha akuzat për mosmjaftueshmëri provash. Pas 2 vitesh proces, Viktor Bout dënohet nga gjykata e Manhattan me 25 vite burg, dënimi minimal për akuzat e bëra. Të nesërmen e procesit, thuhet se Vikor Bout ka pohuar «nëse kriteret e gjykimit që janë zbatuar në çështjen time t’u zbatoheshin të gjithë rishitësave dhe negociatorëve amerikanë që tregëtojnë armë, secili prej tyre duhet të jetë i akuzuar në qëllimin e vrasjes së qytetarëve amerikanë». Megjithëse çështja dukej tashmë e mbyllur, Kremlini ka vazhduar të bëjë kërkesa në vite për të siguruar ekstradimin e Bout në Rusi, duke dështuar në pdo tentativë. Fiks në 10 vite nga dënimi ka ndodhur një ngjarje e pashpresuar, e papritur, që i ka mundësuar Kremlinit ta lirojë Bout: lufta në Ukrainë.

Në kontekstin e marrëdhineve shumë të tendosura midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, të nesërmen e pushtimit Uashingtoni ka vazhduar të punojë për lirimin e Brittney Griner, basketbollistes amerikane të arrestuar në shkurtin e 2022 me akuzën e përdorimit dhe disponimit të të drogave. Në gusht të të njëjtit vit Griner është dënuar me 9 vite burg, me shumë pak shpresa lëshimi të parakohshëm dhe ka qenë pikërisht në këtë aspekt që administrata Biden ka hyrë në traktativë me Kremlinin për lirimin e bashkëqytetares së tij. Reagimi rus ka qenë i thjeshtë: lirimin e Viktor Bout. Ka qenë kështu që edhe më 8 dhjetor 2022 Bout është kthyer në liri me një fluturim drejt Moskës. Sipas thënies së disa analistëve, pas këtij shkëmbimi Shtetet e Bashkuara do të bëheshin më të shantazhueshëm.

Sot fati i Bout është i panjohur dhe vështirë se do të dëgjohet të flitet në vitet e ardhshme. Megjithatë është e rëndësishme të nënvizohet sesi, për sa mund të duket e parëndësishme sot, për dekada fuqitë e të gjithë botës kanë provuar të sigurojnë favoret, shërbimet dhe informacionet e tij. Sipas çdo gjase, ende sot pjesë e rrjetit të ndërtuar prej tij në vitet ’90 është akoma në këmbë dhe pjesërisht operative, gjë që çdo shtet që ka interesa gjeopolitike me karakter global nuk mund ta injorojë. Nga këtu të konsiderosh se Viktor Bout mund të kthehet në aktivitet ka një hendek të madh, megjithatë është e rëndësishme të konsiderosh se njerëz si ai vështirë se dalin në pension me kohë të plotë. Ashtu si aktivitetet e tij do të mund të influencojnë dinamikat e konflikteve të së nesërmes, kjo është ende për t’u parë.

Nëse dëshirohet të inkuadrohet figura e Bout në një perspektivë më të madhe, ai mund të shikohet si kuintesenca e kapitalizmit modern. Duke lënë menjanë për një çast mallin me të cilin merret, i ka furnizuar shërbime tëgjithë botës duke mos i dalluar klientët e tij për nga rreshtimi politik, etnia e prejardhjes, religjoni apo vendi i origjinës. Avionët e tij kanë arritur diktatorë, luftëtarë lire, rebelë antiqeveritarë dhe forca qeveritare, nga Angola në Afganistan, nga Sierra Leone në Guatemalë, me një koeficent ënaqësie që shkon në 100% në harkun e 20 viteve. Për sa aktivitetet e Bout janë tashmë mjaft të njohura, gjetja e provave në adresë të tij rezulton se nuk është një detyrë e thjeshtë. Kjo është prej një vëmendjeje thuajse maniakale të tij ndaj detajeve, si pasi me sasitë kaq të mëdha të armëve në xhiro nëpërbotë është iluzive të mendon se nuk ka pasur një mbrojtje në nivelet më të larta që i ka mundësuar Bout të operojë për dekada pa u guxuar të kapej dhe për mbrojtje nuk nënkuptohet manjati X më shumë sesa oligarku Y, por flasim për shtete në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ia vlen të kujtohet se 5 vendet që tregëtojnë ligjërisht dhe trafikojnë paligjshmërisht armë më shumë se shtetet e tjera të botës janë të gjitha pjesë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Një fatalitet i përfitueshëm do të thonin disa.

Në përfundim, figura si ajo e Viktor Bout do të mbesin gjithmonë të mbështjella nga shtresë e trashë mjegulle përtej së cilës konturet e imazheve nuk do të jenë kurrë të qarta. Ndër vite Bout ka pësuar një romantizim të caktuar, i parë si eksponent i atij rrethi paemër trafikantëve të armëve të në mënyrë sekrete dominon botën. Në të vërtetë, siç e theksuam më lart, trafiku i armëve kontrollohet midis 80% e 90% i totalit të tij direkt nga shtetet sovrane. Është pastaj 10% i mbetur që shikon këta të tretë apo trafikantë, thuaje si të duash, që blejnë apo tërheqin armë nga vetë shtetet për t’i rishitur më pas aty ku shtetet nuk mund të marrin pjesë prej pozicioneve politike të konsoliduara. Ka kështu një kontradiktë të madhe në këtë botë dhe Viktor Bout i përfaqëson të gjita. Mbetet fakti që tregëtia e armëve mbete një prej plagëve që prek këtë glob dhe shkakton një numër të pallogaritshëm të vdekurish çdo vit. Megjithatë derikur do të ketë në botë njerëz si Bout dhe shtete të gatshme që ta financojnë, gjaku npër rrugë nuk ka sesi të mos vazhdojë të rrjedhë.

(nga InStoria)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply