Mossuksesi i forcave të armatosura ruse

Forcat e armatosura ruse nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë objektivat e tyre fillestare. Megjithëse elementët që kanë shkaktuar mossuksesin e Moskës janë të ndryshëm sipas kujt merr në konsideratë nivelin taktik, operativ dhe strategjik të luftës, gjithësesi duket se ato tregojnë se nivelet drejtuese politiko – ushtarake ruse prisnin një fushatë me përmasa shumë më të kufizuara: instrumenti ushtarak i tyre nuk ishte gati të drejtonte një operacion me këtë shtrirje.

Ofensiva ruse në Ukrainë tashmë e ka kaluar më shumë se një vit. Megjithëse duket e vështirë të analizohet ajo që ndodh në fushën e betejës kur ende luftohet – në fund të fundit, edhe sikur manipulimi i informacioneve të përfaqësojë një instrument të dobishëm për ta goditur armikun – është e mundur të avancohen disa hipoteza lidhur me meritën e arësyeve që kanë përcaktuar suksesin e munguar të ofensivës ruse në vitin e parë të luftës.

Pse lufta është ende në zhvillim? A nuk qenë forcat e armatosura ruse një instrument i mrekullueshëm? Cilët faktorë e shpjegojnë mossuksesin e rusëve? Nuk është e mundur t’u jepet një përgjigje e vetme këtyre pyetjeve. Sipas perspektivës që adoptohet dhe nivelit të analizës mbi të cilën vendoset fokusi, përgjigjet marrin përmbajtje tejet të ndryshme. Ky artikull tentontë japë disa hipoteza që shpjegojnë mossuksesin e forcave ruse duke adoptuar një perspektivë pastërtisht ushtarake dhe duke studiuar 3 nivele të ndryshme analize: atij taktik, operativ dhe strategjik. Dallimi midis këtyre 3 niveleve varet nga doktrina ushtarake që merret si referim. Doktrina ushtarake italiane quan nivel taktik atë “ku aktivitetet, luftimet dhe betejat janë të planifikuara dhe kryhen me qëllim realizimin e objektivave ushtarakë të caktuar nga formacionet dhe njësti taktike”. Ai operativ është “niveli ku planifikohen, realizohen dhe mbështetet fushata dhe operacione me rëndësi të madhe të prirura nga arritja e objektivave strategjikë brenda tatrove apo zonave të operacioneve”. Së fundi, niveli strategjik përkufizohet si “nivel ndaj të cilit një vend apo grup vendesh përcaktojnë një seri objektivash sigurie kombëtare apo multikombëtare dhe harxhojnë resurset e tyre kombëtare, përfshi ato ushtarake, për t’i arritur”. Për ta thjeshtuar, mund të dallohet niveli në bazë të llojit të veprimit. Në nivel taktik, objekti i studimit janë betejat; në nivel operativ, studiohen operacionet e kryera nga një forcë e armatosur, në nivel strategji studiohet strategjia, domethënë mënyra me të cilën dëshirohet të arrihet ajo që doktrina e NATO e quan end state, objektivi final.

Niveli taktik

Në nivel taktik, dështimi rus ka tre shpjegime. I pari ka të bëjë me doktrinën e përdorimit. Nëse ka një gjë që vëzhguesit ushtarakë perëndimorë i kanë njohur për një kohë të gjatë rusëve është aftësi për të kryer operacione interarmë dhe interforcë duke manovruar me qindramijëra njerëz dhe mjete. Në kundërshtim nga forcat perëndimore, që prej 20 vjetësh janë specializuar në luftime kundër formacionesh rebele, ushtria ruse konsiderohej si forca e vetme europiane në gjendje të kryente operacione të mëdha tokësore në një skenar lufte konvencionale. Në thelb, rusët konsideroheshin të aftë të manovronin në një kontekst të ngjashëm me atë aë karakterizon konfliktin në zhvillim në Ukrainë. Me manovër nënkuptohet kombinimi i lëvizjes së forcave dhe menaxhimit të zjarrit me qëllim që të sigurohet një avantazh ndaj armikut: në thelb, trupat lëvizin në terren duke shfrytëzuar fuqinë e zjarrit e nxjerrë prej tyre apo nga mbështetjen e tyre. Një luftë manovre është shumë e ndryshme, për shembull nga lufta e luftuar në Libi më 2011 – nuk kishte lëvizje të trupave perëndimore në terren, vetëm bombardime – apo ajo në Afganistan midis vitit 2006 dhe 2014 – që ka qenë mbi të gjitha një kundërguerrilje, ku objektivi ishte të fitohej favori i popullsisë dhe jo të eliminoheshin njësitë armike, aq më pak të pushtohej terren.

Megjithatë, në kundërshtim me shpresat e Perëndimit, në fazën e parë të fushatës në Ukrainë rusët duket se kanë preferuar një lloj tjetër qasjeje. Gjatë javëve të para të luftës, nuk kemi asistuar në manovra të mëdha të trupave të korracuara në nivel brigade apo divizioni, por në luftime intensive urbane, të shoqëruara nga dislokime masive artilerie. Rusët nuk kanë manovruar siç e prisnim, sidomos kanë përdorur si gur kryesor të operacioneve të tyre Battalion Tactical Group (BTG), domethënë formacione të përkohshëm, tejet fleksibël – konsistenca numerike e të cilëve varion përgjithësisht nga 800 në 1000 njësi – të ideuara për të kryer ndërhyrje të kufizuara në aspektin e fushatave më të vogla. BTG paraqiten keq po të përdoren në operacione masive kundër kundërshtarëve të pajisur me kapacitete ushtarake moderne. Në nivel teorik, zgjidhja më e përshtatshme do të kishte qenë ajo e përshtatjes së nënndarjes më klasike në regjimente, brigada apo divizione, por ka shumë të ngjarë që rusët nuk kishin njerëz mjaftueshëm për të “mbushur” të gjitha pozicionet e nevojshme organike. Faktikisht, sipas analistëve më ekspertë, ushtrua ruse ishte e strukturuar për një fushatë të shpejtë e mblshtetur nga një përdorim masiv i artilierisë, jo për një ofensivë të zgjatur dhe në shkallë të gjerë si ajo që u është dashur të kryejnë.

Mungesa e personelit përfaqëson shkakun kryesor të problemit të dytë të madh taktik to forcave ruse, domethënë mungesës së këmbësorisë. Shpesh formacionet ruse qenë të përbëra nga një numër i madh mjetesh të korracuara të shoqëruar nga mjete të korracuara të shoqëruara nga një numër i pakët njësishë këmbësore. Bëhet fjalë për një problem që rusët e patën përjetuar në Grozny në vitin 1995. Formacionet e korracuara mund të jenë të pajisura me mjetet më moderne, por nëse nuk janë të shoqëruara nga trupa këmbësore, mjetet janë tejet të cënueshme. Kjo hipotezë mund të shpjegojë numrin e dendur të tankeve ruse të goditura nga raketat, minat antitanke dhe nga minat. Do të shpjegonte edhe numrin e lartë e tankeve të braktisura. Rusët kanë provuar t’i kompensojnë këto probleme duke rekrutuar personel nga trupat e Marinës, milicitë separatiste, nga mercenarët e Wagner dhe nga Garda Kombëtare Ruse.

Së fundi, cilësia e pajisjeve ruse. Përpara fillimit të ofensivës, opinioni i përbashkët midis analistëve dhe ekspertëve që merreshin me forcat e armatosura ruse ishte se instrumenti ushtarak i Moskës ishte bërë tahsmë një armë shumë më moderne dhe teknologjikisht më e avancuar nga sa ishte parë tashmë më shumë se 20 vite më parë në Çeçeni. Në fund të fundit, thuhej se nga 2005 në 2018, shpenzimi ushtarak ruse ishte më shumë se dyfishuar, gjë që kishte mundësuar një modernizim të konsiderueshëm të të gjithë aparatit ushtarak. Pas pak javësh nga fillimi i operacionit ishte tashmë e qartë se ky modernizim i shpalosur ishte në realitet më pak i rëndësishëm nga sa mendohej. Dhjetëramijëra ushtarë ruse të gjetur të vdekur apo të rënë robër përdornin akoma material sovjetik, sidomos ata të ardhur nga Distrikti Ushtarak Lindor. Shumë tanke, si T-72A/AV, janë demonstruar jashtëzakonisht problematikë në fushën e betejës. Vetëm në prill, humbjet e konfirmuara qenë më shumë se 500 njësi, më shumë se gjysma krejtësisht të shkatërruara. Mbrojtjet e tankeve shumë herë ose nuk qenë të pranishme, ose qenë totalisht të papërshtatshme për t’i mbrojtur mjetet nga sistemet antitanke ukrainase. Komunikimet në nivel taktik kanë rezultuar një dobësi e vërtetë, një faktor tashmë i vërejtur në Gjeorgji në 2008. Edhe të famshmit raketa kryqëzorësh me rreze të gjatë dhe municionet e drejtuara, aq të lëvduara në Siri, nuk kanë demonstruar një efikasitet të madh. Vlerësohet se në 2 muajt e parë të luftimeve, Rusia ka lëshuar më shumë se 1900 raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme, por se rreth 60% e tyre nuk ka funksionuar siç pritej.

Niveli operativ

Në nivel operativ, kanë qenë dy deficitet kryesore e forcave ruse. I pari ka të bëjë me logjistikën. Sipas disa analistëve, forcat ruse nuk kishin planifikuar mbështetjen logjistike për një plan B, domethënë për një sulm në shkallë të gjerë në Ukrainë, por vetëm për një ofensivë të shkurtër dhe të shpejtësi ajo që ka karakterizuar fazën e parë të operacioneve. Ushtria ruse nuk është dukur në gjendje të furnizojë në mënyrë mjaftueshëm të shpejtë njësitë gjatë avancimit të tyre. Mbështetja logjistike e njësive në fazë sulmi rezulton jashtëzakonisht komplekse: linja logjistike zgjaet ditë pas dite, edhe me kilometra të tëra, dhe furnizimi bëhet gjithnjë e më e vështirë; veç kësaj, trupat në avancim kanë nevojë për sasira të mëdha municonesh pasi duhet të prodhojnë një vëllim të madh zjarri. Deficitet logjistike duken se kanë qenë veçanërisht të rënda në sektorin perëndimor, ka mundësi për shlal të largësisë së madhe të hekurudhave, që impononte një përdorim intensiv kamionësh.

Deficiti i dytë ka të bëjë në fakt me përdorimin e aeronautikës. Faktikisht rusët kanë rezultuar të paaftë të sigurojnë dhe shfrytëzojnë supremacinë ajrore mbi Ukrainë, sidomos në fazën fillestare të konfliktit. Shumë analistë prisnin operacione më të mëdha në dimensionin e tretë, për Forcat Aerohapësinore të Federatës Ruse (VKS) kanë hezituar, duke shqyrtuar përdorimin e mjeteve, sidomos në krahun fiks. Forcat e armatosura ruse kanë rezultuar të paafta të rrëmojnë dhe neutralizojnë mbrojtjet antiajrore ukrainase (të dobëta). Rusia nuk ka qenë asnjëherë në gjendje t’i përdorin forcat e tyre ajrore në territorin ukrainas pa rrezikuar që mjetet e saj të goditeshin nga postet ukrainase, sidomos në lartësitë më të ulëta. Atyre ju është dashur të kufizojnë përdorimin e VKS me dalje të shpejta dhe lartësi shumë të larta, duke privilegjuar përdorimin në lartësitë më të ulëta në orët e natës.

Përdorimi i pakët i VKS ka pasur pashmangshmërisht pasoja negative mbi operacionet tokësore. Faktikisht, deficiti i tretë në nivel operativ konsiston pikërisht në koordinimin e munguar midis operacioneve ajrore dhe atyre tokësore. Vëzhguesit bien dakord në konsiderimin se manovra tokësore është dukur shpesh krejtësisht e palidhur nga operacionet në dimensionin e tretë. Aktivitetet e kufizuara të VKS janë dukur të finalizuara për të goditur objektiva që kishin të bënin pak me ato të trupave në terren.

Nivel strategjik

Në nivel strategjik, kanë qenë tre midis deficiteve kryesore. I pari, dështimi i inteligjencës. Planifikimi rus duket se është kryer me bindjen e thellë se forvaz ukrainase nuk do të bënin një rezistencë të qëndrueshme. Në konfirmim të kësaj hipoteze duket se është mungesa e një plani të vërtetë për kryerjen e fushatës. Pavarësisht se Rusia kishte grumbulluar në kufirin me Ukrainën një sasi të madhe force – dislokimi tejkalonte të 100000 njëstië qysh në fund të janarit – në fazën fillestare të fushatës Moska është dukur se ka synuar gjithçka me idenë e një blici të shpejtë mbi Kievin, të realizuar nëpërmjet një komponentei të kufizuar forcash të lehëta. Me të dështuar tentativa e blicit mbi Kievin, forcat ruse kanë kryer një avancim në fronte të shumëfishta, në vend që të synonin kryeqytetin ukrainas, pa një fokusim të qartë.

I dyti, sulmi rus nuk është paraprirë nga një fushatë shock and awe të tipit perëndimor. Ka pasur ndonjë sum kibernetik dhe ndonjë sulm me raketa balistike, por me shtrirje të kufizuar. Së fundi, ka munguar figura e një komandanti të përgjithshëm në 6 javët e para të luftës. Moska ka mobilizuar forca nga 5 distrikte të ndryshme, por nuk ka emëruar një komandant të përgjithshëm. Përkundrazi, nga ajo që duket të kuptohet, çdo komandant distriktual i ka drejtuar trupat e tij në mënyrë autonome. Vetëm në jug, ku forcat ruse kanë arritur sukseset më të mëdha, trupat qenë të varura nga një komandant i vetëm, ai i Distriktit Ushtarak Jugor. Respektimi i parimit të unitaritetit të komandës padshim që i kanë dhënë efikasitet më të madh aksionit të formacioneve që operonin në këtë sektor. Gjithësesi, analizat e problematikave kryesore, që sot duket se kanë shkaktuar mossuksesin e forcave ruse – të paktën në fazat e para të fushatës – sugjeron se instrumenti ushtarak i Moskës nuk ishte gati të kryente një ofensivë të këtij lloji. Shumë prej problemeve të hasura, si mungesa e personelit, mosefikasiteti i mbështetjes logjistike dhe mungesa e në fushate shock and awe fillestare, duken se sinjalizojnë se ideja bazë ishte ajo e kryerjes së një operacioni të shpejtë dhe të kufizuar që do ta rrëzonte regjimin ukrainas në harkun e disa javëve, në mos të disa ditëve. Mundësia e të dashurit në fakt të konfrontimit me një fishatë në shkallë të gjerë në vendin më të madh të Europës, kundër një popullsie aq kokëfortë – dhe aq e mirëarmatosur nga Perëndimi – nuk duket se është konsideruar me maturinë e duhur.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply