Rama për herë të parë tregohet i sinqertë: Kandidatët tanë janë gomerë!

Për kryeministrin Edi Rama kandidatët e Partisë Socialiste janë gomerë, duke tentuar kështu të ulë dinjitetin e tyre, dhe vijuar fushatën me përqendrimin e vëmendjes tek ai. Nga Kavaja e Rrogozhina, Rama lëshoi një tufë fyerjesh për kandidatët e vet, ndërsa nuk kurseu edhe sulmet për rivalët politikë.

Dinjiteti dhe formimi i kandidatëve për kryetar Bashkie nuk përbëjnë problem për Ramën, i cili vijon turin elektoral me formatin “One Man Shoë”, ndërsa nuk kursen as ofendimet për kandidatët e tij.

Duke i cilësuar gomerë kandidatët socialistë për kryetar Bashkie, Edi Rama kërkoi votën nga Kavaja e Rrogozhina, pasi sipas tij ata janë më të mirë për punë, ndërsa lëshoi edhe një mori sulmesh për rivalët.

“Të shkosh të ngarkosh dru, të kesh alamet gomerësh si puna jonë e të marrësh qen të ngarkojnë dru, nuk bën vaki. Qeni nuk ngarkon dot dru. Se në vend të ngarkosh dru ha edhe ndonjë kafshim pastaj. Kjo është historia e thjeshtë, kush i ngarkon drutë dhe kush i çon në vend. Për këtë është vota”, deklaron Rama.

Madje kryeministri Rama shkoi deri aty, sa të ulë personalitetin e kandidatit të Kavajës, Redjan Krali, të cilin 9 muaj më parë e kërcënoi për falimentimin e Bashkisë së Kavajës.

“Ta dini ju sa herë e rrah këtë unë. E para, ai që të rreh, të do, e dyta, nuk e rrah aq shumë sa thashë. E rrah me fjalë në telefon se dua që të rrijë edhe më shumë në këmbë, dua të bëjë më shumë punë, dua të mos i rrëshqasë asnjë mi nën mustaqe”, theksoi kreu i PS-së.

E të njëjtin trajtim Edi Rama nuk e kurseu edhe për pjesëmarrësit në aktivitet, ku një prej tyre i deklaroi se kishte qenë kryetar grupseksioni i PD-së me Lulzim Bashën, e sot mbështeste kandidatin e majtë në Bashkinë Kavajë.

E pas 11 viteve në pushtet dhe me 61 bashkitë në dispozicion të paktën 4 vitet e fundit kryeministri Edi Rama kërkoi votbesimin për problemet, që vetë i identifikojë në këto takime.

Kujtojmë që Kavaja është një prej Bashkive të falimentuara prej keqadministrimit, e ky shqetësim i ngritur po nga Rama, që edhe pse në situatë falimentimi, i besoi kandidimin për një tjetër mandat Redjan Kralit.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply