Kallzohen Rama, Veliaj dhe vartësit e tyre për dëmin e shkaktuar 110 milion euro për çështjen Beketi

Avokatja Adriana Kalaja, në emër të Partisë Demokratike ka kallzuar kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, zv/kryeministren Belinda Balluku, Sekretar in e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi, i-shzv/kryeministrin Arbe n Ahmetaj, zv/sekretaren e Përgjithsme të Këshillit të Ministrave Elira Kokona, ish Avokaten e Shtetit në Republikën e Shqipërisë Brunilda Lilo dhe ish Avokatien e Shtetit në Republikën e Shqipërisë Alma Hicka. Këta funksionarë akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 110 milion eurosh pas fitimit të gjyqit nga ish-pronari i Televizionit “Agon”, Francescoo Becchetti.

Vlen të përmendet se shuma prej 110 miliion eurosh vazhdon të rritet për shkak të kamatës Libor + 3% që vijon që nga 31.03.2018.

KALLËZIM PENAL

DREJTUAR :       Prokurorisë së Posaçme pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,  me inicialet SPAK.

KUNDËR:                 – Edi    Rama,   me    funksion   Kryeministër   i Republikës   së   Shqipërisë.

Erion Veliaj,   me    funksion   Kryetar i Bashkisë Tiranë.

– Belinda Balluku,   me    funksion Zv.   Kryeministër   i Republikës   së   Shqipërisë.

– Ëngjëll Agaçi, me funksion  Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

– Arben Ahmetaj,   me    funksion   ish Zv. Kryeministër   i Republikës   së   Shqipërisë.

Elira Kokona, me funksion Zv Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Brunilda Lilo, me funksion ish Avokati i Shtetit në Republikën e Shqipërisë.

Alma Hicka, me funksion ish Avokati i Shtetit në Republikën e Shqipërisë.

–  Çdo person  i pa identifikuar më sipër që me veprimet apo mosveprimet e veta, rezulton pas hetimit Tuaj që ka përgjegjësi ligjore penale përsa i përket veprimeve abuzive dhe korruptive lidhur me humbjen e çështjes “Becchetti” në arbitrazhin ndërkombëtar.

OBJEKTI:   1. Fillimin e ndjekjes penale  për personat e kallëzuar prej meje për  kryerjen e veprave penale  të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal,  “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit penal,  “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal,  “Organizata kriminale” parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.

  1. Paraqitjen e kërkesës për urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi pasuritë e gjithë shtetasve të kallëzuar më sipër deri në vlerën e dëmit të shkaktuar sipas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit.

BAZA LIGJORE:     Kushtetuta  e  Republikës  së  Shqipërisë,  Ligji Nr.95/2019  “Për organizimin dhe funsionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”,  Nenet 75/a, 270 e vijues, 280 dhe 283 e vijues të Kodit të Procedures Penale, nenet 25,  245/1, 248, 250, 259, 260, 333 dhe 334 i  Kodit Penal,

PËR DIJENI:                           Z. Altin Dumani drejtues i SPAK.

NË VËMËNDJE:            Kontrollit të Lartë të Shtetit;

Kryetarit z. Arben Shehu.

___________________________________________________________________________

Të Nderuar  Prokurorë  të Prokurorisë së Posaçme,

I Nderuar  z. Dumani, 

I Nderuar z. Shehu,

Unë Adriana Kalaja, me cilësinë e Kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë PDSH-së (Gjykata) Kandidates për Këshillin Bashkiak pranë Bashkisë Tiranë, duke respektuar Institucionet e vendit tim dhe organet e reja të drejtësisë dalë nga Reforma në Drejtësi, po Ju drejtohem sot me këtë kallëzim penal, për veprime abuzive dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës së  Republikës së Shqipërisë, interesave të Shtetit Shqiptar dhe qytetarëve të saj si dhe në shkelje të rëndë të dispozitave ligjore të detyrueshme për zbatim nga ana e të kallëzuarve prej meje.

Juridiksioni dhe kompetenca: 

  1. Juridiksioni penal ushtrohet nga gjykatat penale sipas rregullave të caktuara në këtë Kod. Gjykata penale shqyrton gjithçka që është e nevojshme për marrjen e vendimit dhe vendos sipas rregullave të caktuara me ligj. Në këtë kuadër, ne mendojmë se kompetenca për hetimin e këtij kallëzimi, në referim të nenit Neni 75/a, i takon Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  2. Kompetenca tokësore përcaktohet, me radhë, nga vendi ku është kryer ose është tentuar të kryhet vepra penale ose vendi ku ka ardhur pasoja.
  3. Në qoftë se vendi i treguar në paragrafin 1 nuk dihet, kompetenca i përket, me radhë, gjykatës së vendqëndrimit ose të vendbanimit të të pandehurit.
  4. Në qoftë se as kështu nuk mund të përcaktohet kompetenca, kjo i përket gjykatës së vendit ku ndodhet prokuroria që ka regjistruar e para veprën penale.

Analiza e rrethanave dhe e fakteve:

 Në fillim të muajit prill 2023 në media të ndryshme të vendit, u publikua lajmi se Shteti Shqiptar kishte humbur sërish betejën në Gjykatën e Apelit të Arbitrazhit Ndërkombëtar lidhur me çështjen “Becchetti”.

  1. Sipas këtyre publikimeve, rezultonte se çështjen në Apel, e ka dërguar pala shqiptare, pas vendimit dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar (QENDRA NDËRKOMBËTARE PËR ZGJIDHJEN E MOSMARËVESHJEVE PËR INVESTIMET ose ICSID), më datë 24 prill 2019.
  2. Referuar palëve ndërgjygjëse (vendimi i Shkallës së Parë bashkëngjitur), pala paditëse në çështjen me Nr. ARB/15/28 ishte:

– Francescoo Becchetti;

– Hydro S.r.l;

– Construzioni S.r.l;

– Mauro De Renzis;

– Stefania Grigolon;

– Liliana Condomitti (nëna e Francescoo Becchetti).

  1. Po kështu, sipas këtij vendimi, kjo çështje kishte filluar më 11 qershor të vitit 2015 bazuar në nenin 36 të Konventës së ICSID, dhe më 22 shkurt të vitit 2016, pasi ishin caktuar arbitrat nga palët ndërgjygjëse, Gjykata vendosi që palët të dërgonin memot (parashtrimet) brënda afateve të parashikuara në këtë vendim.
  1. Më datë 3 mars 2016, kjo gjykatë nxori Urdhërin e Masave të Përkohshme, në të cilën rekomandoi Shtetin Shqiptar:

Të pezullojë procedurat e identifikuara si Procedura Penale Nr.1564 deri në nxjerrjen e një Vendimi Përfundimtar nga ky proces.

Të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të pezulluar procedurat e ekstradimit të cilat aktualisht janë në pritje si Çështja Numër 1502751601 (për z. Becchetti), dhe 1502752144 (për z, De Renzis), deri në nxjerrjen Vendimi Përfundimtar në këtë gjykim.

E ftoi të paditurin (shtetin shqiptar), që të kontaktojë me paditësin (z. Becchetti etj.), dhe të kërkojë të bjerë dakort për masat e ëprshtatshme që Republika e Shqipërisë do të marrë për të ruajtur pasuritë e sekuestruara dhe përmbajtjen e llogarive bankare të ngrira në Energji, KGE, 400 KV, Cable System dhe Agonset.

Pjesëmarrjet aksionere aktuale në ato shoqëri: Urdhri gjithashtu parashikonte që, nëse I Padituri (Shteti Shqiptar), dështon ta zbatojë atë në afat prej 60 ditësh, Paditësit (z. Becchetti etj.), mund të kërkojnë në Gjykatë masa të tjera të mëtejshme të përkohshme.

  1. Më datë 1 shtator 2016, Gjykata lëshoi Vendimin mbi Kërkesat për Masat e Mëtejshme dhe Revokimit të Masave ku revokohet Urdhëri i Saj për Masat Provozore të 3 marsit 2016 dhe Rekomandon Të Paditurin (Shtetin Shqiptar) si më poshtë:

Të mos ndërmarrë asnjë hap në procedurat e identifikuara si Procedura Penale Nr.1564 për të rifilluar procedurat e ekstradimit në Mbretërinë e Bashkuar kundër z. Becchetti dhe z. Renzis deri në nxjerrjen e një Vendimi Përfundimtar në këtë gjykim.

Të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mbajtur pezull procedurat e ekstradimit të cilat aktualisht janë në pritje si Çështja Numër 1502751601 (për z. Becchetti), dhe 1502752144 (për z, De Renzis), që është mbyllur aktualisht  dhe të mos ndërmarrë asnjë hap për të rifilluar këto procedura deri në nxjerrjen deri në nxjerrjen Vendimi Përfundimtar në këtë gjykim.

  1. Lidhur me çështjen e themelit, në pikën 307 të vendimit shkruhet se:

“Në shtator të vitit 2014, Agon Chanel së bashku me mediat e tjera, mbuluan martesën e profilit të lartë të ministrit Erion Veliaj. Më ose rreth datës 5 shtator, ministri u informua për mbulimin e dasmës së tij. Atë ditë ai i shkroi Drejtoreshës së Lajmeve të Agon Chanel, znj. S. M., në termat e mëposhtëm: 

E shoh grupin e kamerave të Agonit në Gjirokastër. Unë nuk po kuptoj pse po ma bëni këtë mua. Mendova se dp ta ndalonit këtë budallallëk herën e fundit!

Unë nuk e dua këtë! Unë nuk jam absolutisht për këtë! Po më detyroni të bëhem armiku juaj! I thoni Francesco Becchetti-t se e gjithë qeveria do të jetë armiku i tij pa asnjë arsye! Është private dreqin, respektojemni, jam i mërzitur nga ky diskutim me të gjithë ju!”. 

  1. Më tej, në pikën 308 Gjykata sqaronm se “Ministri Veliaj nuk pranoi të takohej me z. Becchetti për të diskutuar më tej për çështjen dhe nuk ju përgjigj as kërkesës së Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Informim Publik për sqarime lidhur me çështjen.”.
  1. Në pikat 309 dhe 310 në vijim Gjykata arsyeton se (pika 308) Agon Chanel mbulontye emigrimin masiv të shqipatrëve për shkak të ekonomisë së varfër dhe se (pika 309) më 25 maj 2015, Agon Chanel zbuloi një skemë mashtrimi të shkallës së madhe lidhur me identitetin që lejonte të njëjtin person të votonte deri njëzet herë në zgjedhjet lokale të vitit 2015. Sipas po të njëjtës pikë, Gjykata sqaron se në këto zgjedhje, Partia Socialiste e Kryeministrit rama fitoi vende të rëndësishme; Ministri Veliaj ishte një nga kandidatët e zgjedhur në detyrë pas këtyre zgjedhjeve, si Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
  1. Gjithashtu, në pikat 321 e vijues të këtij vendimi, Gjykata paraqet përndjekjen që institucionet shtetërore i bëjnë palës paditëse, që nga përjashtimi nga marrja e liçensave e deri te kontrollet tatimore e doganore, shpesh të shoqëruara me gjoba të larta. 
  1. Në pikën 373 e vijues, Gjykata konstaton se në këtë kuadër është edhe hetimi penal iniciuar ndaj z. Becchetti dhe z. De Renzis e deri te kontrollet e qëllimshme gjatë kalimit të pikave doganore (Aeroporti i Rinasit), nga Policia e Shtetit ndaj z. Becchetti, veprime të cilat kulmuan me kërkesat për ekstradim të z. Becchetti dhe z. De Renzis (pika 403 e vijues). 
  1. Në pikat 410 e vijues nga ana e Gjykatës konstatohen veprimet e palës së paditur (Shteti Shqiptar), lidhur me urdhërat e sekuestrimit nga Organi i Akuzës (8 qershor 2015), dhe kalimin e tyre për administrim në Agjensinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), fakt i cili sipas Gjykatës nuk i ishte njoftuar palës paditëse.
  1. Sipas pikës 429, Gjykata pasqyron MBYLLJEN e Agon Chanel e shoqëruar me problematika të rënda në administrim nga vetë AAPSK si dhe faktin e barrës tatimore dhe detyrimeve ndaj personelit dhe të tretëve për shkak të mbylljes arbitrare.
  1. Vetë AAPSK, sipas arsyetimit të Gjykatës në pikën 430, deklaron më 29 shtator të vitit 2015 se ishte në pamundësi të administronte këto asete, për shkak të “Formulimit të paqartë të vendimit”.
  1. Gjykata, duke hedhur poshtë çdo pretendim të palës së paditur lidhur me Agon Chanel, në analizën se: A është “marrë” Agonset (685 gërma a.,), sqaron se Ajo (Gjykata te pika 686), ka parasysh:
  2. Privimi thelbësor, i plotë nga përdorimi ekonomik dhe gëzimi i të drejtave që rrjedhin nga investimi, ose i pjesëve të identifikueshme, të ndryshme të tij (që është e ngjashme me dëmin total).
  3. Pakthyeshmëria dhe qëndrueshmëria e masave të kundërshtuara (dmth jo kalimtare ose të përkohshme).

iii. Shkalla e humbjes së vlerës ekonomike që i është shkaktuar investitorit.

  1. Ndërsa në analizën se: A ka qënë kjo marrje ushtrim legjitim i Shqipërisë të kompetencave të saj policore (gërma b.,), sqaron se Gjykata nuk është dakort. (pika 700). Sipas Gjykatës, “Një shtet nuk mund t`i shpëtojë përgjegjësisë për masat që shkelin tyë drejtën ndërkombëtare vetëm në bazë të faktit se këto masa janë në përputhje me ligjin lokal. Nga shembujt më të njohur janë ligjet e brendshme të miratuara në mënyrë të vlefshme që synojnë të kufizojnë fushën e detyrimeve ndërkombëtare, ose që parashikojnë të shfuqizojnë legjislacionin që garanton të drejta të fituara tashmë.”. 
  1. Sipas pikës 712, Gjykata nënvizion se: “Në fund të vitit 2013 ose në fillim të vitit 2014, menjëherë pas ngritjes së akuzave për pastrim parash kundër paditësave, z. Becchetti pyeti Sekretyarin e Përgjithshëm të qeverisë së Kryeministrit Rama, z. Agaçi se pse kishin filluar këto hetime. Z. Agaçi tha se z. Becchetti duhet të fliste me Enkeled Jotin, Menaxherin e Përgjithshëm të Top Chanel, një nga konkurrentët dominantë të Agonset. Kur z. Becchetti pyeti se pse duhet të fliste me z. Joti, z. Agaçi tha: “Nuk është mirë të kundërshtosh shtetin”.”.
  2. Po kështu, sipas pikës 713 Gjykata sqaron se në qershor të vitit 2015, menjëherë pas vendimeve të sekuestrimit, Kryeministri rama në mënyrë eksplicite deklaroi se ai e konsideronte qeverinë në “luftë” me investitorë të caktuar, përfshirë paditësit dhe se luifta kishte qënë e suksesshme. Po në të njëjtën pikë Gjykata vijon se Rama kishte deklaruar në të njëjtin fjalim se:

“Qeveria do të shkundë themelet e sistemit gjyqësor në atë mënyrë që ata gjyqtarë që janë bërë pjesë e krimit as nuk mund ta imagjinojnë dot.”.

 Pas caktimit të ekspertëve, Gjykata vlerëson se shuma e dëmit që pala e paditur (Shteti Shqiptar) do t`i paguajë paditësave është:

23.1. Dëmshpërblim në masën: 99,487,000.00 Euro;

23.2. Shpenzime ligjore:                       8,222,238.53 Euro;

23.3. Shpenzime arbitrazhi (Shk. I):         645,173.42 USD;

23.4. Shpenzime arbitrazhi (Apel):          145,000.00 Euro.

  1. Po sipas këtij vendimi, pala e paditur do paguajë kamatë në normën e LIBOR + 3% nga data 31.03.2018 deri në pagesën e plotë për shumat:

23.1. Dëmshpërblim në masën: 99,487,000.00 Euro;

23.2. Shpenzime ligjore:                       8,222,238.53 Euro;

23.3. Shpenzime arbitrazhi (Shk. I):         645,173.42 USD;

23.4. Shpenzime arbitrazhi (Apel):          145,000.00 Euro.

  1. Edhe pas këtij vendimi, deklaratat e Kryeministrit dhe Zv. Kryeministres ishin se nuk do paguajnë kokërr leku dhe se Shqipëria do fillonte procedurat për të dalë jashtë juridiksionit të kësaj gjykate. Zv. Kryeministrja Belinda Balluku e ka quajtur biznesmenin italian kriminel, duke thënë se do ta vazhdojnë betejën ligjore. Ajo deklaron se nuk ka shans që qeveria të lejojë që “Shqipëria të merret peng nga një kriminel i këtij niveli”.
  1. Edhe pas këtij vendimi, deklaratat e Kryeministrit dhe Zv. Kryeministres ishin se nuk do paguajnë kokërr leku dhe se Shqipëria do fillonte procedurat për të dalë jashtë juridiksionit të kësaj gjykate. Zv. Kryeministrja Belinda Balluku e ka quajtur biznesmenin italian kriminel, duke thënë se do ta vazhdojnë betejën ligjore. Ajo deklaron se nuk ka shans që qeveria të lejojë që “Shqipëria të merret peng nga një kriminel i këtij niveli”, e ndërsa Kryeministri Rama deklaronte para gazetarëve më datë 6 prill 2023 se:

“Së pari njëherë meqë më dolët në një temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqja e Shqipërisë dhe që gëzohen sa herë ka një lajm të kësaj natyre në vend se të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vjet burg për mashtrim të shtetit shqiptar arrin të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha duke filluar nga java e ardhshme dhe nga e cila madje po analizojmë dhe mundësinë e daljes fare nga juridiksioni sepse ajo që ka ndodhur është skandaloze. Por ajo që ka rëndësi sot për ta dëgjuar publiku është se po këta njerëz i kanë thënë publikut para nja 2 vjetësh që Shqipëria i ka shpërndarë ato para.”. 

  1. Sipas një dokumenti që kam siguruar në rrugë jo zyrtare (bashkëngjitur kallëzimit), që në vitin 2016 ish Ministri i Drejtësisë paralajmëronte peshën e madhe që do kishte në përfundim të këtij gjykimi dhe se nga ana e Qeverisë rama duhet të ndërmerreshin masa për parandalimin ose agravimin e tyre.

Analiza juridike:

  1. Sipas nenit 248 të Kodit Penale, ku përcaktohet vepra penale e Shpërdorimit të Detyrës, që të ekzistojë vepra penale duhet që, përveç se subjekti i kryerjes së kësaj vepre të jetë i posaçëm[1] dhe nga ana tjetër të vërtetohet cënimi i rregullave të vendosura nga aktet ligjore ose nënligjore që normojnë detyrat e punonjësit shtetëror apo të personit që ushtron detyra apo funksione publike.
  1. Në rastin konkret, vërtetohet cënimi i dispozitave ligjore të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore për sa i përket veprimeve dhe mosveprimeve të funksionarëve publikë, lidhur me mbylljen e televizionit Agon Chanel si dhe dëmin e madh financiar që i shkaktohet Shtetit Shqiptar sipas vendimit të sipërcituar, duke ngritur dyshime të arsyeshme se e gjitha kjo është bërë për luftë politike dhe për mbyulljen e një televizioni që demaskonte aferat e qeverisjes vendore dhe lokale.
  1. Me një përpjekje fare të vogël dhe vetem duke ju referuar fakteve të cituar në vendim apo publike si dhe deklarimeve të banorëve, vërtetohet dhe faktohet kryerja e vepres penale nga personat e mesipërm të cilet në bashkepunim me njeri tjetrin kanë konsumuar te gjithe elementet e veprave penale.
  2. Në këtë kuptim, së pari të kallëzuarit prej meje, në bashkëpunim kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e cila si objekt të saj ka mbrojtjen e veprimtarisë së rregullt të organeve shtetërore nga veprimet ose mosveprimet e kundërligjshme, pasi marrëdhënia juridike që synohet të mbrohet është funksionimi në mënyrë të rregullt i veprimtarisë së këtyre institucione në marrëdhënie me publikun, duke patur si primare ruajtjen Buxhetit të Shtetit, gjë që e cila në rastin tonë është cënuar në mënyrë të rëndë.

31.1. Ana objektive: Vepra penale e “Shpërdorimit të detyrës” kryhet nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të paligjshme, që konsiderohen mospërmbushje e rregullt e detyrës, si rezultat i të cilave kanë ardhur dëme të rënda, për interesat e ligjshëm të shtetit apo shtetasve. Përmbushja e këtij elementi të veprës penale kërkon (i) kryerjen ose moskryerjen e një veprimi; (ii) në kundërshtim me ligjin; (iii) nga personi që ushtron funksione publike; dhe (iv) që sjell përfitime materiale ose jomateriale ose dëmtojnë interesat e ligjshëm të shtetit, shtetasve apo personave të tjerë juridikë.

Së pari, ne shohim që Kryetari i Bashkisë Veliaj (ish Ministri Veliaj), me veprime konkludente ka intimiduar gazetarë të Agon Chanel;

Së dyti, njerëz me shumë pushtet pranë Kryeministrit siç është rasti i z. Agaçi, kanë tentuar mbylljen e “gojës” së kësaj medie vetëm për shkaqe editoriale.

Së treti,  inicimi i një procesi penal dhe mos marrja e masave për pezullimin e këtij procesi edhe pas vendimit të Gjykatës, ka çuar në agravimin e dëmit ndaj Buxhetit të Shtetit.

31.2. Subjekti: Subjekti i veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” është i posacëm, pasi kjo vepër penale mund të kryhet vetëm nga personi që kryen një detyrë publike. Konkretisht, subjekte të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” janë shtetasit Edi Rama me detyrë Kryeministër, Erion Veliaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë Tiranë, shtetasi Ëngjëll Agaçi me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, shtetasja Belinda Balluku me detyrë Zv. Kryeministër, shtetasi Arben Ahmetaj me detyrë ish Zv. Kryeministër, shtetasja Elira Kokona, me detyrë Zv. Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, si dhe të gjithë shtetasit e tjerë të përfshirë në mënyrë direkte apo indirekte në veprimet e paligjshme të kryera nga shtetasit e mësipërm.

31.3. Ana subjektive: Vepra penale e “Shpërdorimit të detyrës” kryhet me dashje të drejtpërdrejtë, pasi personi që kryen funksionin publik është i vetëdijshëm për veprimet e tij të paligjshme dhe dëshiron ardhjen e pasojave të tyre. Konkretisht, siç rezulton nga faktet e shpjeguara më sipër, shtetasit Edi Rama dhe Erion Veliaj, për interesa personale, kanë patur për qëllim mbylljen e këtij televizioni vetëm për shkak të linjës editoriale të tij.

  1. Personat e parë të kallëzuar prej meje janë Edi Rama me detyrë Kryeministër dhe Erion Veliaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë Tiranë, të cilët me veprime konkrete kanë konsumuar të gjithë elementët e vepres penale të parashikuara nga neni 248 i Kodit Penal, atë të “Shpërdorimit të detyrës”. Këta shtetas, në mënyre të paligjshme kanë kryer veprime që bien ne kundërshtim me dispozitat ligjore dhe së bashku me të kallëzuarit e tjerë, i kanë shkaktuar Buxhetit të Shtetit dhe qytetarëve shaiptarë një dëm të konsiderueshëm.
  1. Sikur të mos mjaftonte i gjithë ky dëm i konsiderueshëm si pasojë e vendimit të Shkallës së Parë, të kallëzuarit prej meje, në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme për ndjekjen në vijimësi të kësaj çështje, duke filluar që m,e shpenzimet gjyqësotre në shumën 145,000 Eurio si dhe në shumën prej 1,000,000 Euro që të kallëzuarit prej meje, për shkak edhe të konsumimit edhe të veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kanë paguar studion “Omnia Strategy” të Chery Blair, duke mos patur asnjë informacion sesi është caktuar apo përzgjedhur kjo zyrë avokatie dhe kush i ka marrë vendimet lidhur me këto shpenzime ligjore marramendëse.
  1. Në këtë kuptim, vepra penale e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ka si objekt ruajtjen e marrëdhënieve juridike të vendosura për të siguruar ushtrimin e drejtë të funksionit publik, ruajtjen e të ardhurave publike nga veprimet ose mosveprimet korruptive dhe kriminale dhe që mbrohen posacërisht nga legjislacioni penal. Objekti material është ushtrimi i pacënuar i detyrës publike, dhe se në rastin konkret, marrëdhënia që synohet të mbrohet është funksioni publik i një zyrtari të lartë dhe mbrojtja e interesit publik.
  1. Për këtë arsye, legjislacioni parashikon ruajtjen nga cënimi i detyrës apo funksioni publik si pasojë e ndikimit të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike, pavarësisht nëse është realizuar ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, por edhe në rastet kur premtohet ose sigurohet aftësia për të ushtruar ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike, pavarësisht nëse është kryer ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, që në rastin konkret është jo vetënm evidente por me pasoja shumë të rënda.

35.1. Ana objektive: Nga ana objektive, vepra penale kryhet me veprime aktive, duke përdorur pozicionin zyrtar të personit që ushtron ndikim të paligjshëm nda vartësve të tij.

35.2. Subjekti: Për këto veprime tërësisht të paligjshme dhe të cilat kanë krijuar një dëm shumë të madh në Buxhetin e Shtetit, duhet të merren në përgjegjësi penale të gjithë të kallëzuarit prej meje dhe që kanë ushtruar apo kanë siguruar ushtrimin e ndikimit të paligjshëm te zyrtarë të tjerë.

35.2.a. Është detyrë dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e cdo zyrtari që vesh zhgunin e funksionarit publik, që të mos zbatojë asnjë vendim, urdhër apo udhëzim të paligjshëm, pasi kjo nuk e përjashton nga përgjegjësia penale.

35.2.b. Kjo do të thotë se zbatimi i një vendimi të paligjshëm, nuk i shkarkon nga përgjegjësia shtetasit e sipërcituar. Këta shtetas duhen marrë në përgjegjësi penale për konsumimin haptazi të një vepre penale, e cila ka një ndikim shumë negative në Buxhetin e Shtetit si dhe në perceptimin public se nëse do pushteti mund edhe të mbyllë biznesin.

35.3. Ana subjektive: Nga ana subjektive, kjo vepër penale kryhet me dashje dhe në këtë kuptim, të kallëzuarit prej meje si urdhëruesit ashtu dhe vartësit e tyre kanë vepruar me dashje të drejtpërdrejtë për mbylljen e televizionit Agon Chanel.

35.4. Për sa më sipër, përmbushen të gjithë elementët e veprave penale të
“Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe për marrjen në përgjegjësi penale të shtetasve të sipërcituar.

  1. Ekzistojnë të gjitha dyshimet e arsyeshme se për shkak të funksionit që kanë, pozitës politike, të gjitha veprimet e paligjshme të shtetasve Edi Rama dhe Erion Veliaj, i kanë kryer në bashkëpunim me funksionarët në varësi të tij dhe jo vetëm, por dhe përmes ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, tek punonjësit e tjerë të niveleve të ulta, për të arritur qëllimin kriminal, atë të mbylljes dhe sekuestrimit të televizionit Agon Chanel.
  1. Veprimet e kundraligjshme të të kallëzuarve të sipërcituar si dhe çdo person paidentifikuar, janë të ndëshkueshme penalisht, dhe përmbushin të gjithë elementët e vepres penale, që duket se konkurojnë në këtë rast në veprat penale të “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,  parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
  1. Në këtë kuptim, evidentimi i saktë tyre, është detyrë dhe përgjegjësi e organit procedues, që do ti rezultojë pas hetimit të thelluar të të gjithë rrethanave të faktit, dhe provave shkresore që do të administrojë në fazën e hetimeve paraprake.
  2. Gjithashtu është krejtësisht e provuar se, në këtë proces të paligjshëm, gjithçka merr nismë nga vullneti i titullarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj e që pasohet nga Kryeministri Rama nëpërmjet konsumimit të veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, “Organizata kriminale” parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, kryer në bashkepunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal, të gjitha këto vepra të kryera nga funksionarë të ndryshëm sipas përgjegjësisë dhe detyrës që kanë ushtruar, por që për të arritur tek qëllimi bashkëpunimi i tyre është tejet i provuar.
  3. Vlen të theksojmë faktin se të kallëzuarit prej meje kanë konsumuar në bashkëpunim edhe veprën penale të “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit penal, ku si pasojë e këtyre veprimeve arbitrare, shtetit i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm.
  4. Mjafton të analizoni presionin dhe shantazhin që një zyrtar i lartë dhe shumë i afërt me Kryeministrin Rama, siç është rasti i z. Ëngjëll Agaçi, me funksion Sekretar i Përgjithshëm pranë Këshillit të Ministrave, do kuptoni se të gjithë të kallëzuarit kanë përgjegjësi penale për mbylljen arbitrare të Gagon Chanel:

“Në fund të vitit 2013 ose në fillim të vitit 2014, menjëherë pas ngritjes së akuzave për pastrim parash kundër paditësave, z. Becchetti pyeti Sekretyarin e Përgjithshëm të qeverisë së Kryeministrit Rama, z. Agaçi se pse kishin filluar këto hetime. Z. Agaçi tha se z. Becchetti duhet të fliste me Enkeled  Jotin, Menaxherin e Përgjithshëm të Top Chanel, një nga konkurrentët dominantë të Agonset. Kur z. Becchetti pyeti se pse duhet të fliste me z. Joti, z. Agaçi tha: “Nuk është mirë të kundërshtosh shtetin”.”.

  1. Po kështu, të gjitha veprime konkludente të të kallëzuarve prej meje kanë patur qëllimin kryesor të mbylljes së këtij televizioni për të gjithë shkaqet e paraqitura më sipër, por sidomos për denoncimin që i bënë dasmës shumë të shtrenjtë në Kalanë e Gjirokasrtës së të kallëzuarit Erion Veliaj, ku vlen të përmëndet edhe sms-ja shantazhuese dërguar gazetares S. M., ku ndër të tjera thuhet:

“E shoh grupin e kamerave të Agonit në Gjirokastër. Unë nuk po kuptoj pse po ma bëni këtë mua. Mendova se dp ta ndalonit këtë budallallëk herën e fundit!

Unë nuk e dua këtë! Unë nuk jam absolutisht për këtë! Po më detyroni të bëhem armiku juaj! I thoni Francesco Becchetti-t se e gjithë qeveria do të jetë armiku i tij pa asnjë arsye! Është private dreqin, respektojemni, jam i mërzitur nga ky diskutim me të gjithë ju!”. 

  1. Këta persona jo vetëm që kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, por kanë konsumuar edhe të gjithë elementët e veprave penale të “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
  1. Referuar edhe paraqitjes së mësipërme, bie në sy shuima shumë e lartë e kostove ligjore ku sipas dokumentit që ne Ju vëmë në dispozicion, ish Ministri i Drejtësisë z. Petrit Vasili e ka paralajmëruar që në 10.04.2017, dhe nga ana e zyrtarëve të lartë të kallëzuar nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e një dëmi prej 8,222,238.53 Euro dhe një dëmi të shtuar për shkak të gjykimit në Apel prej 145,000.00 Euro.
  1. E shohim me vend të thyeksojmë faktin se përveç shumës prej 108 milon Euro, Shteti Shqiptar do paguajë kamatë në normën e LIBOR + 3% nga data 31.03.2018 deri në pagesën e plotë për shumat e dala si dëm nga vendimi i Gjykatës, dëm i cili si u relatua dhe argumentua më sipër është veçse përgjegjësi përsonale dhe penale e të kallëzuarve prej nesh.
  1. Vlen të përmendet edhe fakti se sipas të dhënave zyrtare që na janë përcjellë, këtë reagim kundërshtues e ka patur edhe ish Ministri i Drejtësisë z. Ylli Manjani lidhur me kostot ligjore dhe në këtë pikë pyetja që ne shtrojmë dhe që duhet të hetohet nga ana Juaj është se:

– Si është përzgjedhur studio ligjore që ka përfaqësuar shtetin shqiptar?

– A ka patur garë lidhur me përzgjedhjen e studios ligjore?

– Si është përzghjedhur studio ligjore e Chery Blair dhe si është paguar kjo studio (pasi sipas infove nëpër media rezulton se kjo studion është paguar 1 milion Euro)?

  1. E gjitha kjo që sapo cituam më lart, ne na ngre dyshime të arsyeshme se të kallëzuarit prej nesh kanë konsumuar të gjithë elementët e veprave “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
  2. Sipas dispozitës ligjore penale që përcakton veprat penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, shpërdorimit të detyrës dhe të korrupsionit pasiv, që të ekzistojë vepra penale duhet që të vërtetohet cënimi i rregullave të vendosura nga aktet ligjore ose nënligjore që normojnë detyrat e punonjësit shtetëror apo të personit që ushtron detyra apo funksione publike.
  3. Në rastin konkret, vërtetohet cënimi i rregullave të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore për sa i përket procedurave të ndjekura civile dhe penale lidhur me mbylljen e televizionit Agon Chanel si dhe të mënyrës sesi janë përzgjedhur studiot ligjore që i kanë kostuar Buxhetit të Shtetit në shumën 8,222,238.53 Euro dhe një dëmi të shtuar për shkak të gjykimit në Apel prej 145,000.00 Euro. Gjithashtu, edhe të përgjegjësisë personale për shkak të dëmit lidhur me pagimin e shumës prej 108 milon Euro, Shteti Shqiptar do paguajë kamatë në normën e LIBOR + 3% nga data 31.03.2018 deri në pagesën e plotë për shumat e dala si dëm nga vendimi i Gjykatës.
  4. Po kështu, siç është parashtruar më sipër, rezulton qartësisht se, personat e kallëzuar prej meje nuk kanë respektuar kuadrin ligjor në fuqi dhe i kanë konsumuar veprat penale në bashkëpunim, pasi vetëm duke bashkëpunuar ndërmjet tyre, dhe duke ushtruar ndikim të paligjshëm, duke shpërdoruar detyrën dhe duke konsumuar veprën penale të korrupsionit pasiv edhe në në funksion të Grupit të Struklturuar Kriminal (pasi janë shumë persona në bashkëpunim) nën drejtimin e shtetasve Edi Rama dhe Erion Veliaj. Në këtë kuptim, do ti ngelet hetimit penal, që të provojë nëse jemi përpara një bashkëpunimi të thjeshtë, apo përpara formës më të lartë të realizimit të qëllimeve kriminale, atë të Grupit të Strukturuar Kriminal apo të Organizatës Kriminale.

Të Nderuar Prokurorë të Prokurorisë së Posacme,

I nderuar Drejtues i Prokurorisë së Posacme,

Këta shtetas si dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar nga unë, kanë vepruar në bazë të hierarkisë së funksionit që kanë, dhe në mënyrën se si ata kanë vepruar, duket sikur, nuk jemi përballë disa drejtuesve të institucioneve shtetërore që kanë përgjegjësi të ushtrojnë pushtetin publik, por si pjesë të një organizimi okult, që detyrën publike dhe fuqinë vendimarrëse e ushtrojnë në funksion të organizimit kriminal me qëllimin e vetëm për arritjen e përfitimeve, duke konsumuar veprat penale të kallëzuara, si ajo e “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal,  “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit penal,  “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal,  “Organizata kriminale” parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.

Unë besoj se përpara ligjit jemi të gjithë njësoj, si kreu i një bashkie apo titullari i një institucioni shtetëror, ashtu dhe çdo qytetar i thjeshtë.

Siç dihet, struktura që ju aktualisht drejtoni është institucion shumë i rëndësishëm për hetimin e veprave kaq të rënda dhe të kryera në nivelet më të larta.

Ndaj ky kallëzim apo kallëzimet e ngjashme me të, sot më shumë se kurrë janë rasti ideal që edhe SPAK të sprovohet në sytë e mbarë opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar dhe tashmë të tregojë me vepra, se organet ligjzbatuese shqiptare do të vendosin përpara përgjegjësive çdo shkelës të ligjit, pavarësisht nëse është apo jo i pasur apo i veshur me pushtet.

PËRFUNDIMISHT:

Jam e bindur dhe me besimin se Ju me hetimin e paanshëm dhe të drejtë do zbardhni të vërtetën e kësaj vepre kriminale të kallëzuar prej meje, duke çuar përpara Gjykatës së Posaçme të gjithë personat përgjegjës pavarësisht funksionit që mbajnë.

PËR KËTO ARSYE:

Në mbështetje të nenit 280 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, nga ana e Organit të Prokurorisë Posaçme SPAK,

KËRKOJ:

  1. Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar prej meje për kryerjen e veprave penale  të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal,  “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit penal,  “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal,  “Organizata kriminale” parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.
  2. Paraqitjen e kërkesës për urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi pasuritë e gjithë shtetasve të kallëzuar më sipër deri në vlerën e dëmit të shkaktuar sipas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit.

Tiranë më  10.05.2023

KALLËZUESE

Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë PDSH-së (Gjykata) dhe Kandidate për Këshillin Bashkiak pranë Bashkisë Tiranë,

Adriana Kalaja

 

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply