Thirrja e Metës: Votoni masivisht me 14 maj, s’ka më gjumë, kush nuk voton ndihmon bandën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi dje pas deklaratave të kryeministrit Rama se demokratët duhet t’ia fusin gjumit dhe të mos dalin në votime në 14 maj.

Në një konferencë për shtyp, Meta u shpreh se bojkotimi i zgjedhjeve do të thotë që Rilindja të vijojë të mbetet në pushtet dhe vjedhë buxhetin e shtetit.

“Rama e ka shumë të qartë bilancin e tij katastrofik dhe të kukullave që i ka paraqitur me imponim në të gjitha bashkitë, kjo e detyron jo vetëm të sfazohet, por edhe të bëjë thirrje për një pjesëmarrje sa më të ulët në zgjedhje dhe sidomos ti drejtohet demokratëve që t’ia fusin gjumit në 14 maj, siç e tha dje në Kavajë. Si mund të flenë gjumë jo vetëm demokratët, por të gjithë shqiptarët e ndershëm kur kanë shumicën e fëmijëve jashtë vendit dhe ata që i kanë këtu për shkak të pasigurisë duan të largohen nga vendi sepse nuk duan të përfundojnë patronazhistë”, tha Meta.

Sipas tij “Nuk do të ketë gjumë në këto katër ditë, madje edhe natën do ta bëjmë ditë. Së bashku edhe me të gjithë socialistët e ndershëm që kanë qenë viktimat e para të uzurpimit të vulës së PS-së nga një seks si rilindja që i ka sjellë dëme të jashtëzakonshme vendit. Sot dua tu kërkoj të gjithë qytetarëve të përmbushin detyrimin e tyre jo vetëm qytetar, jo vetëm kushtetues, por mbi të gjitha patriotik në këto momente kritike për të shprehur vullnetin e tyre të lirë dhe për të kuptuar se abstenimi nuk është zgjidhje, është ndihma më e madhe që i jepet një bande që të vazhdojë të plaçkisë Shqipërinë, taksat dhe buxhetin e shtetit. Të gjithë duhet të bëhen pjesë e ndryshimit. Ai që nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet nesër, aq më keq ai që tregton votën e tij”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD do të bëjë gjithçka për të garantuar votën e diasporës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës për shtyp se, Partia Demokratike do …

Leave a Reply