Maliq, Spaho përplaset me “gorillat” e Topçiut: Ata bërtisnin për Ramën! Duan ta marrin me dhunë!

“Duan ta marrin me forcë, me dhunë, me banda” tha sot deputeti i PD, Edmond Spaho, i cili po ndjek procesin e votimit në Maliq për kandidatin e opozitës Alfred Gega.

Ai është përplasur me një grup të madh përkrahësish të kandidatit  të PS, Gëzim Topçiut, kryebashkiakut që lufton për një mandat të dytë.

Përplasja me atë që Spaho e cilësoi si bandë të hajdutit, batakçiut dhe mashtruesit Topçiu dhe të drejtuar nga deputeti i PS Ilir Pendavinjini, ka ndodhur në një qendër votimi në fshatin Zvezvdë të Maliqit, ku ata i kanë zënë rrugën, e kanë fyer dhe shtyrë fizikisht.

Në SYRI TV, z. Spaho tregoi me detaje atë që ndodhi dhe po e detyronte të bënte një denoncim në Policinë e Maliqit

Edmond Spaho: Mua më informuan që një bandë prej nja 90 vjetësh e deputetit  Ilir Pendavinji ka bllokuar të gjithë korridorin e shkollës në Zvezdë ku janë dy qendra votimi. Shkova dhe kërkova të kontaktoj me përfaqësuesit e mi. Ndërkohë, dy “gorilla” më dolën përpara dhe s’më lejonin që të kontaktoja. Unë lëvizja se prisja përfaqësuesin tim, ata më zinin rrugën. Në këto kushte u detyrova ta largoj.

Por u turrën të gjithë duke bërtitur. Dola jashtë, lajmërova Policinë, lajmërova KZAZ-në, të cilët erdhën aty. Më përpara tyre erdhi deputeti Ilir Pendavinji duke bërtitur, sharë, ofenduar, intimiduar mua dhe përfaqësuesit e mi.

Tani po shkoj në Policinë e Maliqit të bëj denoncimin. Unë kam të drejtë që të hyj sipas ligjit në ambientet ku votohet sepse jam deputet, kurse njerëzit duhet të rrinë 200 metra larg qendrave të votimit. Ata ishin te dera, nuk më lanë as mua të komunikoj. Kjo është e gjithë historia. Duan ta marrin me forcë, me dhunë, me banda.

Zoti Topçiu e më falni që i them zoti se nuk e meriton, është një  hajdut i njohur votash, batakçi dhe mashtrues.

Njerëzit e tij janë ata. Ata bërtisnin për Edi Ramën. Njerëzit e tij janë, banda e tij, se ndryshe çfarë do të kërkonin ata në qendrën e votimit?!”

 

About Redaksia

Check Also

Masakra e Elbasanit/ Vendimi i plotë i Gjykatës për zhdukjen e përgjimeve që implikojnë Taulant Ballën

Një stuhi politike nisi që prej momentit kur në gjykatë, Adrian Çapja, një nga emrat …

Leave a Reply