Berisha: Dënoj dhunën mbi komisionerin në Kurbin, komisionerët e tjerë në kushte terrori po përmbushin detyrën me përkushtim

Kryetari i PD, Sali Berisha dënoi dhunën e ushtruar mbi një komisioner të opozitës në Kurbin. Ndërkohë ai u bëri thirrje komisionerëve të tjerë që të vazhdojnë punën e tyre me përkushtim.

“Jam këtu gjithashtu për t’i bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve të opozitës në komisionet e numërimit, të vazhdojnë me përkushtim detyrën e tyre, pasi është në parimin dhe qëndrimin tonë të bëjmë gjithçka për të mbrojtur votën e qytetarëve shqiptarë.

Së fundmi, dënoj me forcë dhunën e përdorur në Kurbin ndaj një komisionari për faktin e vetëm se duan me çdo kusht të diktojnë, të ndryshojnë rezultatin në këtë bashki siç kanë bërë në shumicën e bashkive të vendit.

Shpreh solidaritetin tim me komisionerin, Ismail Ismaili dhe të gjithë komisionerët e tjerë që në kushte terrori, po përmbushin detyrimet e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi poston mesazhin e qytetarit të dhunuar nga shefi i komisariatit nr.4 Tiranë: Urdhëroi me fjalët, “tërhiqeni zvarrë”!

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka postuar në faqen tij në Facebook një denoncim të …

Leave a Reply