Kutitë u ndryshuan, fletët e votimit me vula të falsifikuara, Maliqi denoncon krimin elektoral

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi denoncon krimin elektoral që u krye në KZAZ 64. Në një deklaratë për mediat Maliqi ka denocuar vjedhjen e hapur të votave nga komisionerët e PS-së, policia dhe eksponentë të krimit në qytetin e Kuçovës.

“Votat e mia shprehën vullnetin e lirë të qytetarëve të Kuçovës, pa dallim politik. Mandati im u vodh dhe u manipulua nga bandat e Çuçit dhe oligarkut Salillari. Mbrëmjen e numërimit, komisionerët lanë KZAZ-në për 90 minuta vetëm, ku kutitë e votimit u ndërruan brenda ambienteve të KZAZ-së, që kishte lidhje me Qendrën Kulturore të bashkisë nëpërmjet një dere lidhëse nga pjesa e kutive.

Ne kemi verifikuar se vulat e kutive mungojnë dhe disa vula nuk korrespondojnë me vulën e KQZ-së. Po kështu, fletët e votimit në kuti nuk korrespondojnë me numrin e votuesve. Ne kemi grumbulluar të gjitha provat dhe do denoncojmë këtë krim elektoral në KQZ dhe SPAK, në mënyrë që kriminelët e votës së lirë të ndëshkohen dhe vullneti i popullit të vihet në vend”, ka thënë Lefter Maliqi.

About Redaksia

Check Also

Lubonja shpërthen kundër Soros, reagimi…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open, duke folur për Samitin për Rajonin të …

Leave a Reply