“Çështja” Beleri mbërrin në Bruksel

Në Bruksel, ministri i Jashtëm grek Niko Dendias, me të mbërritur në mbledhjen e ministrave të Jashtëm evropianë me homologët nga rajoni ynë ka përmendur edhe çështjen e kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Dendias tha se çështjen e arrestimit të Belerit 24 orë para ditës së votimit do ta diskutonte edhe me homologët evropianë në Këshillin e Punëve të Jashtme.

“Pas mbledhjes kam ndërmend të takohem me homologen time shqiptare. Mendoj se do të jetë një bisedë shumë interesante”, tha Nikos Dendias.

Situata në rajonin e Ballkanit perëndimor do te diskutohet sot në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së ne Bruksel.

Ministrave të shteteve anëtare do t’u bashkohen edhe krerët e diplomacive nga 6 vendet e rajonit.

Sipas njoftimeve nga Bashkimi Evropian temat kryesore në rend dite janë procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, situata në Bosnje e Hercegovinë, bashkëpunimi rajonal dhe ndikimi i Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Evropian pritet të përsërisë edhe një herë përkushtimin për të vijuar ndihmën për rajonin, por edhe të kërkojë nga këto vende të përmbushin angazhimet e marra për të zbatuar reformat.

Ministri i Jashtëm i Suedisë Tobias Billstrom, vendi i së cilit ka kryesimin e radhës së bllokut, tha në prag të takimit se “vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në BE, por se ata do të vazhdojmë të kërkojnë prej tyre përshtatje me politikën e jashtme të Unionit“.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply