Njeriu i hekurt

Asnjë monument në Uashington për Grover Cleveland, presidentit të obsesionuar nga rregulli i llogarive publike. I tiji është një mësim i harruar.

Është 4 nëntori i 1884. Për herë të parë, në këtë natë elektorale rezultatet duhet të arrijnë, të paktën për vetë të interesuarit, në kohë reale apo thuajse. Është meritë e një shpikjeje të të patentuar 8 vite më parë nga një inxhinier skocez i trapiantuar në Shtetet e Bashkuara, por në rezidencën e guvernatorit e shtetit të New York, njëri nga të dy konkurrentët, telefoni nuk mund të bjerë. Bie shi papushim dhe rrjetet telefonike janë në tilt. Teknologjia nuk mund të sigurojë se kush do të jetë presidenti i 22 i Shteteve të Bashkuara. Jemi në fije të perit. Kandidati demokrat nuk e di akoma, por ka marrë 48.85% të votës popullore, kundrejt 48.28% të kandidatit republikan. Në kolegjin elektoral ka 37 vota mazhorance, por nga këto 36 vijnë nga shteti i tij, New York, ku fitorja është në masë shumë të ngushtë, 1149 vota.

Jeta politike e Grover Cleveland qe një aventurë e çuditshme. Sot amerikanët e kujtojnë parasëgjithash sepse gjatë kësaj fushate elektorale u akuzua se kishte nxjerrë në botë një djalë të paligjshëm për t’ia dorëzuar një jetimoreje. Nuk ju përmbajt parimit: moho gjithmonë, edhe provën. Një dyzinë vitesh më parë, kishte pasur një marrëdhënie të shkurtër me një vejushë, Maria Halpin, pak më re se ai. Në atë kohë Cleveland sapo kishte hequr dorë nga një mandat i dytë si sherif i kontesë Erie (në Buffalo), detyrë në të cilën ishte dalluar për pamëshirshmërinë ndaj çdo forme korrupsioni. Halpin mbeti shtatzanë dhe, për sa frekuentonte burra të ndryshëm, u bind se babai duhej të ishte pikërisht Cleveland (që midis miqve të tij ka mundësi të ishte beqari i vetëm), i cili, i preokupuar nga ana e tij se gruaja, një alkoliste, mund ta infektonte fëmijën, shkoi tek një gjykatës dhe i shtroi atë dhe e dërgoi, me shpenzimet e tij, atë në një jetimore. Se a ishte djali i tij apo jo, kjo nuk mund të dihet me siguri. Në një biografi të re të Cleveland, Troy Senik guxon se mund të ketë qenë djali i mikut të tij Oscar Folsom, që kishte mënyra më të gëzuara dhe më të guximshme se i “miri Grover”. Senik i ofron lexuesit një deduktim të thjeshtë, pa prova, por këmbëngul në fakt se në një aspekt tjetër provat janë të qarta dhe Cleveland nuk e kishte dhunuar Maria Halpin, siç insinuohet në një eksepriment në fakt periferik të “cancel culture”.

Le të kthehemi në 1884. Demokratët që nuk hynin në Shtëpinë e Bardhë nga koha e James Buchanan,  pararendësi i Lincoln, e zgjedhin Cleveland pasi reputacioni i tij pasqyruar mund të peshkojë vota në fushën kundërshtare, duke qenë se republikani James Blaine ka famë se është një i shkathët. Pastaj vjen skandali Halpin. Kanovaçoja  tashmë e shkruar në fushatën elektorale duket se bëhet copë. Bashkëpunëtorët më të ngushtë të kandidatit i kërkojnë udhëzime, si të sillen, çfarë të thonë, çfarë historie mund t’i lëshojnë opinionit publik. Cleveland, që ndërkohë vazhdon t’i kalojë ditët e tij në zyrën e guvernatorit të shtetit të New York, në vend të një strategjie u ofron atyre një parim: “Mbi të gjitha, thoni të vërtetën”. Senik, që ka punuar si fjalimshkrues për George W. Bush, sheh me admirim një president alergjik ndaj propagandës. Cleveland bënte një jetë prej murgu. Qysh nga koha kur ishte sherif, dita e tij e punës niste në orën 8 të mëngjesit dhe përfundonte në 3 të natës. Shmangiet e tij të vetme përkonin me vaktet. 120 kilogram, të shpërndara në 1 metër e 80 centimetra lartësi, Cleveland punonte dhe hante, hante dhe punonte. Portretet i zbulojnë betejat me xhaketat që nuk i mbyllen më dhe komçat përherë mangut. Fliste me një zë të dridhur, pavarësisht pamjes prej tenori. Por nëse nëntitulli i biografisë së Senik është “Jeta e trazuar dhe presidenca e pamundur e Grover Cleveland”, titulli është “A Man of Iron” (New York, Threshold Editions, 2022, fq. 368). Një njeri i hekurt. I hekurt si bindjet që ju dha vlerë brenda një karriere krejtësisht e paparashikuar.

Cleveland, rrëfen Senik, ishte një politikan parimor dhe që diti t’u qëndronte besnik me vijueshmëri të pashqetësuar dhe një farë indiference respektivisht fatit individual të tij. “Bëj atë që duhet, ndodh ajo që mundet”. Gjëja që më shumë godet në historinë e tij është sesi të gjithë ata që normalisht janë xhingla të prishura, retorika e shërbëtorit të shtetit, zelli i babait të mirë të familjes në menaxhimin e gjësë publike, për Cleveland nuk qenë lloqe prej konference shtypi, medalje kartoni për t’u ngulue në xhaketë me solemnitetin e denjë për nderime krejt të tjera. Përvoja ose po deshët ai shumë cinizëm që shërben për të qëndruar në botë na sugjeron se shpesh janë pikërisht të përkohëshmit e politikës sharlatanët më të papenduar. Cleveland i besonte çdo fjale të diskutimeve të tij, për më tepër lakonikë, dhe në vend që të kërkonte, ndoshta me një qeshje të bukur protohollywoodiane dhe një batutë tërheqëse, një akt besimi në sinqeritetin e tij, e demonstronte si një lider që duhet dhe mund ta bënte: me aktet. Henry L. Mencken, ndoshta letrari më i madh amerikan i fillimshekullit, ishte një fshikullues presidentësh.

Për të Franklin Delano Roosevelt shfaqte “çdo cilësi që idiotët vlerësojnë tek heronjtë e tyre”. Për Wilson, Hoover, Teddy Roosevelt mendonte pakashumë njëlloj. Ja, për Mencken, tek Cleveland “të gjitha virtytet imagjinare të puritanëve u bënë reale”. Pinjoll kuejkërshish të ardhur në botën e re qysh në ‘600, Grover është fëmija i pestë i pastori presbiterian të Connecticut, njeri me kulturë ekselente që kishte studiuar në Yale dhe Princeton, por ia kalonte me rrogën e pakët të profesionit të tij. Djaloshi Grover nuk frekuenton universitetin dhe i takon, qysh kur është 16 vjeçar, të mbajë familjes pas vdekjes së babait. Për këtë, në 1863, përdor mundësinë, ligjore për kohën, e paigmit të një emigranti polak për të luftuar në vendin e tij në luftën civile. Nuk bën punë të mëdha, për një periudhë të caktuar është mësues shkolle në një institut për të verbërit, por ajo pak që fiton i shërben së ëmës dhe motrave. I ofrojnë një subvencionim për të vazhduar të studiojë, me kusht që të ndjekë gjurmët e babait. Refuzon me mirësjellje. Nga religjioni atëror i mbetet impianti kulturor, etika e punës, vëmendja dhe skrupulli obsesiv për çdo gjë që bën. Siç shumë të rinj rrënjëshkultur, synon nga perëndimi për të bërë pasuri, por për një rastësi hyjnore ndalet në Buffalo, ku daja Lewis Allen, i intriguar nga inteligjenca e nipit dhe i dyzuar se është nisur në udhëtim drejt Bregut Perëndimor pa një copë plan dhe as me një objektiv të saktë, e ndihmon që të bëjë një pozicion. Hyn në një studio ligjore, bëhet avokat më 1859, më pas është zëvendësprokuror i kontesë Erie dhe sherif.

Karriera e tij politike është e rrufeshme: mori postin e kryebashkiakut të Buffalo në janarin e 1882, një vit më pas është guvernator i shtetit të New York, më 1884 gjendet në garë për presidencën. Kur posti i guvernatorit i jep një rezidencë zyrtare, në moshën 45 vjeçare për herë të parë ka një shtëpi të gjithnjë për vete pa qëndruar rob i të tjerëve. E treguar kështu, duket rruga përsosmërisht e ndjekur nga një navigues i aftë i pushtetit. Në të vërtetë është një ngjitje mjaft e rastësishme, e një njeriu për mirë ndershmëria e të cilit qe politika më e mirë. I mundur nga republikani Benjamin Harrison në 1889, do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë 4 vite më pas. Rast deri më tani unik (por Donald Trump do të pëlqente ta imitonte) si president amerikan që ka pasur dy mandate jo radhazi. Bindjet e tij janë të hekurta. I bindur se nuk i takon pushtetit ekzekutiv të bëjë ligje, Cleveland beson se legjislativit i duhet të ecë në shtegun e hequr nga kushtetuta. Instrumenti kryesor i aksionit të tij politik është vetoja. Është “një serial killer ligjesh”.

Si guvernator konfrontohet me një asamble të kontrolluar nga vetë partia e tij. Përdor për 44 herë të drejtën e vetos në vetëm 12 muaj. Si president, i drejtohet shumë herë pushtetit të vetos ai që të gjithë paraardhësit e tij dhe është i dyti në të gjithë historinë amerikane për vetot e ushtruara, pas Franklin Delano Roosevelt që qëndroi në pushtet 12 vjet. Kur ishte kryebashkiak i Buffalo, “bëri deri atë që dukej një hap politikisht vetëvrasës: i vuri veton një fondi për festimin e 4 korirkut nga ana e Grand Army of the Republic, grupit influent të veteranëve unionistë të luftës civile. Përshëndeti organizatën me elozhe të mëdha, por theksoi se “paraja e kontribuar duhet të jetë një e dhënë falas e qytetarëve dhe e kontribuesve dhe nuk duhet të mbështetet me taksat e tyre. kjo sepse qëllimi për të cilën kërkohet kjo para nuk përfshin mbrojtjen apo interesin e tyre si anëtarë të komunitetit””.

Si president, përplaset sërish me veteranët. Pensionet për ish ushtarët unionistë janë në atë kohë zëri i dytë më i rëndësishm i shpenzimeve të qeverisë federale, menjëherë pas shërbimit të borxhit, por edhe ky shpenzim sigurimi bëhet një lloj haraçi: me Arrears Act e firmosur nga presidenti Hayes më 1879, pensionet bëhen retroaktive në datën në të cilën janë plagosur, në vend që të fillojnë në atë kur është bërë kërkesa. Në shumë raste ku veteranët kanë parë t’ju refuzohen kërkesat nga zyrat e pensioneve, i drejtohen anëtarit të tyre të Kongresit, që paraqet një projektëigj për t’ua dhënë atyre pagesën nëpërmjet miratimit legjislativ të drejtpërdrejtë. Në këtë xhungël Cleveland hyn me hirin e një elefanti në dyqan qelqurinash. Nga 414 herët në të cilat Cleveland ja kthen dërguesit një ligj, më shumë se gjysma prej tyre (228) bën fjalë për ligje të menduara për ta atribuar drejtpërsëdrejti një pension.

“Zelli me të cilin Cleveland i refuzonte këto norma nuk ishte edhe aq akti i një kundërrevolucionari sesa ai i një revizori të llogarive veçanërisht irrituese”. Faktikisht, Cleveland i miraton 90% të masave që kanë për objekt dhënien e një pensioni: por pasi i ka kaluar në sitë, duke verifikuar se praktikisht beneficari i ka kërkesat e plotësuara. Gjithmonë Mencken: “Cleveland, që nuk e pati kurrë ndjesinë e imperativit kategorik të Kant dhe që ishte po aq i paditur në temën e teorisë politike, shikonte gjithmonë nga kalvinizmi i fëmijërisë së tij. Kalvinizmi tek i cili aderonte ishte një version i spastruar nga të gjitha tmerret fillestare të tij. Zoti, mendonte, e ka vendosur rendin e botës dhe dekretet e tij duhet të mbesin gjithmonë të pakuptueshme, por ishte jo më pak të thuhej në avantazh të punës së fortë, për tnjë optimizëm të arësyeshëm dhe të një besimi energjik në atë që duket e drejtë. Detyrimi, në thelbin e tij, do të jetë transhendent, por urdhërimet e tij janë të shprehura në anglisht më qartë dhe një njeri i ndershëm nuk mund t’i shpëtojë”.

Ende 30 vjet pas fundit të mandatit të dytë të Cleveland, bilanci amerikan ishte fusha ku Calvin Coolidge dhe Andrew Mellon do të mund të flisnin midis tyre, me bllok dhe stilograf në dorë. Diçka e kësaj natyre sot rezulton e paimagjinueshme, ndoshta edhe pse nuk janë të shumtë Cleveland, liderët që respektimin e llogarive publike e kanë bërë një makth. Mbi një prej çështjeve të mëdha të kohës, shkëmbimit të lirë apo proteksionizmit, u pozicionua pasi kishte ardhur në Uashington dhe se kishte mbetur i shikuar nga egërsia e bizneseve që kërkonin “proteksion”. Tarifat e kohës qenë burimi kryesor i të ardhurave të qeverisë, por dëmtonin punëtorët duke kontribuar në çmime më të larta, boll që të deklaroheshin mbështetësit e “proteksionit”. Cleveland ngriti flamurin e shkëmbimit të lirë dhe fitoi armiqësinë e përhershme të kompanive të mbrojtura. Nuk ka një monument të Grover Cleveland në Uashington dhe nuk ekziston as edhe një muzeum, edhe i vogël, që të mbajë emrin e tij. Nuk ka pallate apo vila për t’u vizituar, si Monticello apo Mount Vernon. Në politikën ndërkombëtare, parimet e tij qenë ato të “Monroe, Uashington dhe Jefferson: paqe, tregëti dhe nj miqësi e ndershme me të gjitha vendet, aleanca permanente me asnjë”.

Presidenca amerikane është bërë me kalimin e kohës një institucion perandorak, madhështia e së cilës është një tipar themelor. Thjeshtësia është një mëkat vështirë për t’u pranuar dhe një president i thjeshtë nuk kujtohet. Duhet pranuar se ka diçka jokomode në figurën e Cleveland që e bën të sikletshëm. Nëse ekziston në Amerikën e sotme në trashëgimtar i Grover Cleveland ka shumë të ngjarë që ngjan me Edward Snowden sesa banorët e fundit e Shtëpisë së Bardhë. Pozicionet dhe obsesionet e tij akoma më shumë na kujtojnë se ka tema që sot me shumë lehtësi i likuidojmë si “populistë”, që në fakt kanë rrënjë liberale. Ideja e hapjes së një kutie peshku konservë një shtet që ende nuk i kishte dimensionet, për të shmangur që shpenzimet publike të bëhen ende më shumë terren gjuetie të interesave private. Respektimi i parasë së kontribuesit që kërkon një disiplinë të hekurt të financave publike. Transparenca jo si kadastër e përmbushjes formale, por si përgjegjësi përpara qytetarit, kontribuesit, votuesit. Shija e llafeve dhe e sistemeve të mëdha që na bëjnë ta humbasim nga shikimi sesi instancat liberale më autentike të shërbejnë si nyje ndaj vlerash çuditërisht konkrete. Ndoshta sepse hekuri i bindjeve të caktuara mund të farkëtohet vetëm në furrat e karakterit.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply