Rritja e pagave të deputetëve, Alizoti: Kanë nevojë njerëzit e thjeshtë jo unë!

Rritja e pagave për deputetët e ministrave nuk është pritur mirë nga opinioni publik, por vetë zyrtarët e lartë duket se mendojnë ndryshe. “Piranjat” kanë shkuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe kanë marrë nga një prononcim nga deputetët që kalonin me radhë dhe futeshin në Kuvend për të votuar. Ornaldo Rakipi, deputeti i Partisë Socialiste nuk mendoi se rritja e rrogës për të do të ishte ide e keqe. Madje u shpreh se do ishte më mirë për të, pasi do të mund të kursente.

“Pse mos të na rritet edhe ne, a po i rritet të gjithëve? Edhe të kursejmë pak, çfarë problemi ka”, tha ai. Ndërsa shumë i revoltuar u duk demokrati Tomor Alizoti.

“Thuaj kryeministrit gëzuar rrogën e re. Unë do votoj kundra. T’ja thuash publikut, unë do votoj kundra sepse kanë nevojë njerëzit e thjeshtë jo unë”.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply