Një kryeministër i “kërcënuar” dhe një qytetar i mohuar!

Nga Elona CASLLI

Djersa e çdo shqiptari të ndershëm konkretizohet veç te fjala “Shtëpi”. Një shtëpi për t’u trashëguar fëmijëve dhe asgjë më shumë. Ivzi Noxha 62 vjeç, i gjendur në një gjendje të rënduar psikologjike për shkak të konfiktit e pronësisë me Bashkinë që do të ndërtonte pallate në token e tij për të dëmtuarit nga tërmeti, ka shprehur fjalë kërcënuese për kryeministrin dhe djalin e tij pas prishjes së banesës së tij në zonën e “5 majit”.

Ivzi Hoxha është arrestuar dhe gjykata ka vendosur që Ivzi Hoxha të dënohet me tetë muaj heqje lirie, ndonëse ka shprehur pendesë për fjalët që ka thënë.

Çdo shqiptar që do t’i kërcënohej prona do të shpërthente në një çast të caktuar. Çdo shqiptar që do të shihte vjedhjen e pronës së tij ditën për diell do të revoltohej keq dhe do të lëshonte një kërcënim të pamenduar, pasi në gjendje dëshpërimi absolut dhe në gjendje pafuqie absolute, përballë një poshtërsie të madhe çdo njeri braktis arsyen për t’iu dorëzuar revoltës.

Fjalët e Ivzi Hoxhës janë të rënda, por (ekziston një “POR” e madhe,) po aq e rëndë është edhe padrejtësia mbi shpinën e një burri 62 vjeç që thotë: Unë nuk e kam pare ndonjëherë derën e policisë në jetën time, dhe nuk më kapur njeri nga xhaketa në jetën time. Qeveria dhe bashkia më kanë detyruar të dal rrugëve.

Çfarë i mbetet një burri 62 vjeç kur i shemb shtëpinë dhe e lë në qiell të hapur?! A mund të mendojë një njeri me gjakftohësi në këto çaste?!

Investimin e një jete e sheh të shembur brenda një çasti nga një kryebashkiak që nuk di të lexojë dhe nga një kryeministër që di vetëm të urdhërojë.

Një njeri të na vjedhë 1000 lek nga xhepi dhe nuk ia harrojmë gjithë jetën, jo për shumën e lekëve, sa për gjestin e kryer e jo më në një ditë të bukur të të shembin shtëpinë kur deri dje je trajtuar si taksapagues i rregullt.

Post Scriptum- Kujt i gënjen mendja se kjo histori fillon dhe mbaron me emrin e Ivzi Hoxhës është ose i dehur ose i marrë. Ajo që i ka ndodhur Ivzi Hoxhës dje, do të më ndodhë mua nesër dhe ty pasnesër i dashur lexues.

About Redaksia

Check Also

Drejtësia e Re, Prindi 1 dhe 2

Nga Artan HOXHA Të enjten e kaluar, Kuvendi Rilindës, pas një zvarritjeje më shumë se …

Leave a Reply