Ringjallja e dënimit për agjitacion e propagandë

Nga Ilir LEVONJA

Në dhjetorin e vitit 1946 u shpik një ligj për faktin se kush bënte agjitacion a propagandë kundër shtetit, quhej krim penal. Kësisoj dënohej me heqje lirie etj. Ky ishte i famshi ligji për agjitacion e propagandë, përmes të cilit Enver Hoxha dënoi dhe internoi plot 34 mijë njerëz. Sundoi 40 vjet dhe ndërtoi 110 kampe internimi.

Po shoh sot tek-tuk që edhe në Shqipërinë e Edi Ramës, u dënua me burg një qytetar me emrin Ivzi Hoxha, vetëm pse ka sharë publikisht kryeministrin. Arsyeja, i prishën shtëpinë me qëllim që të ndërtojnë pallate, për të dëmtuarit e tërmetit të dimrit 2019. Eshtë një lajm që jepet fare pak pasi maqineria e regjimit është e fokusuar tek turet e falenderimit që bën Rama dhe lali Eri nëpër Shqipëri. Megjithatë ajo çfarë është më brutalja, është se qytetaria shqiptare e ka më për kollaj të bëj pakt me pushtetin se sa me shoqi-shoqin. Madje u duket krejt normale kur të drejtën e kërcënimit publik ta ketë vetëm Enver Hoxha i ri apo Edi Rama dhe jo ata.

Nuk keni parë gjë akoma, deklarimi publik kryeministror karshi qytetarëve dhe vendit, nuk përbën aspak kërcënim publik. As vrulli frenetik i fadromave pa zbardhur mirë, kur vijnë e të prishin pronën, edhe pse brenda ka njerëz. Edhe pse çështjet janë akoma në shqyrtim në gjykata etj. As dëmet financiare kolosale me veto nga gjykatat e Europës që Enver Hoxha i ri i ka shkaktuar vendit. Madje për këtë dhe rritjen e pagave vetëm për hirearkinë shoqëria shqiptare e pranon dhe kënaqet që ai të qeveris me 38% të votave. Kënaqet që ai është i fortë dhe vet mbajnë sytë nga djemtë apo vajzat në emigracion. Ivzi Hoxha dënohet për një fjalë gojë.

Dhe ta mendosh, i prishën shtëpinë. Jemi të gjithë të vuajtuar për konceptin shtëpi. Kurrë nuk ka pasur ligj më të fortë nga ana morale apo e të vetndjerit për konceptin shtëpi, një qytetar botëror se sa qytetari shqiptar. Ky i fundit e koncepton shtëpinë si kokën ndaj dhe thonë me të ik shtëpia të ka ikur koka, është gjaku dhe djersa e jetës. Qytetari i botës as që e ka problem, pasi është i prirur ndryshe dhe për më tepër bën pjesë aty ku e drejta edhe gjendet. Nga ana tjetër funksionon edhe indinjata publike, qofshin të majtë apo të djathtë. Kurse në Shqipërinë e Enver Hoxhës as mos ço nëpër mend.

I majti fërkon duart kur Enveri i prish shtëpinë edhe vëllait të vet, jo më komshiut apo një qytetari nga periferia. Ivzi Hoxha nuk shtiu me armë, por foli. I dha gojës. Mirë bëri. Keni dëgjuar kaq e kaq palaçollëqe e kërcënime në parlament dhe as nuk jeni skuqur, as nuk jeni lënduar. Dhe për më tepër askush nuk është dënuar. Sot në Shqipërinë e Enver Hoxhës dënohet burri përse kërcënoi publikisht kryeministrin. E bëni dallimin midis të shtënës dhe të folurës. Se çfarë lloj ligji është ky që vepron, apo, punë e madhe. Ç’më duhet mua. Rrini pra shikoni dhe bëni sehir se si u burgosin një e nga një, se si u varfërojnë një e nga një, se si u vjedhin. Oj, 1 vit burg pse kërcënoi kryeministrin. Demokraci? Europë? Asesi! Diktaturë, po.

About Redaksia

Check Also

Protesta kundër Veliajt si respekt për veten!

Nga Iva V.GRILLO Pjesemarrja ne protesten kunder Veliajt nuk eshte nje favor qe i behet …

Leave a Reply