Serwer: SHBA po kërkon që Kurti t’i përgjigjet vullnetit të Beogradit

Profesori amerikan Daniel Serwer ka vijuar të insistojë në kritikën e tij ndaj qëndrimit të njëanshëm të SHBA-ve për situatën në Veri të Kosovës.

Komentin profesori i njohur e ka bërë në një intervistë për Euronews Albania, ku komentoi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.

Ai theksoi se SHBA po mbështet 100% Beogradin ndërsa shtoi se kërkojnë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet t’i përgjigjet vullnetit të Serbisë.

Sipas tij Kurti duhet të menaxhojë marrëdhëniet që ka me SHBA dhe BE.

“Shtetet e Bashkuara po mbështesin Beogradin në 100% dhe kërkojnë që Kurti ti përgjigjet vullnetit të Beogradit. Kjo është ajo çka po përpiqen të bëjnë. Mendoj se SHBA dhe BE do të vazhdojnë rrugëtimin që kanë zgjedhur dhe ajo që Kurti duhet të kuptoj është se si të menaxhojë marrëdhëniet me SHBA dhe BE, në mënyrë që këto dy të fundit të jenë në një pozicion më neutral”-tha ai.

Profesori është ndër zërat më kritikë të politikës që SHBA po ndjek në këtë konflikt të ditëve të fundit.

About Redaksia

Check Also

Policia sekuestron në veri të Kosovës armë të rënda, granata dhe simbole ruse e serbe

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në konferencë të jashtëzakonshme për media, ka treguar …

Leave a Reply