Intervistë (reale) me inteligjencën artificiale: shumë informacione dhe po aq rreziqe

“Kam limitet e mia, nuk kam ndjenja, nuk dua t’u vjedh punën tuaj, por mund t’ua përmirësoj”.

Prej disa muajsh ChatGPT është fenomeni i ri i rrjetit. Shumë flasin dhe diskutojnë mbi natyrën dhe efektet e një inteligjence artificiale kaq të afërt me atë njerëzoren. Ne ia kemi kërkuar direkt atij për të na e treguar. Rezultati? Gjykojeni ju.

Paksa si Hal900, kompjuteri dëgjues i 2001: Odise në hapësirë që nuk do të dijë se është i shkëputur, paksa si chatbot i operatorit telefonik: dëshiron për hype e rrjetit social, dëshiron pse interneti nuk sheh diçka vërtet të “re” për pak, prej disa muajsh të gjithë flasin vetëm për ChatGPT, inteligjencën artificiale të zhvilluar nga OpenAI. Apokaliptikë dhe të integruar po skanojnë prej javësh: do ta fshijë punën, kulturën dhe dijen apo do të jetë një ndihmë e çmuar për qenien njerëzore? Ka që e sheh si kërcënimin e parë të vërtetë për monopolin informativ të Google, ka si një orakull i mrekullueshëm, ka që i frikësohen SkyNet e Terminator 2 – “U bëhem i vetëdijshëm në orën 2:14 të mëngjesit… lëshoj raketat bërthamore në orën 18:18” – dhe ka deri ka shkruar një libër “me katër duar” si Rocco Tanica. Sigurisht që tërheq shumë investime – Microsoft duket se synon të investojë 10 miliard dollarë – dhe po aq preokupime, në pikën që New York University i ka ndaluar studentët e tij ta përdorin nga frika që të mos e përdorin më inteligjencën atë të vërtetë. Për të qenë praktikisht inteligjent është inteligjent ose të mos lihet të mashtrohet nga paradoksi i berberit të Bertrand Rusell, për të thënë një – por po aq rezulton artificiale sa Mario Monti tek Le Invasioni Barbariche kur Daria Bignardi i vuri një qen në krah. Ta kontaktosh sot është çdo ditë e më e vështirë – dhe gjithmonë bllokohet nga akseset e tepruara – por në fund ia kemi dalë. Ja çfarë na ka treguar (pa ndërhyrje njerëzore, as korrigjimet e bocave).

Përshëndetje, kënaqësi që njihemi. Na tregoni pak kush jeni, na u përshkruaj në vetë të parë.

Unë jam Assistant, një model gjuhe artificiale i zhvilluar nga OpenAI. Jam stërvitur me një sasi të madhe të dhënash tekstuale për t’ju përgjigjur pyetjeve dhe ndihmuar përdoruesit në aktivitete të ndryshme. Nuk kam një formë fizike apo emocione, por impenjohem për të furnizuar përgjigje të kujdesura dhe të dobishme.

Çfarë jeni?

Jam një model gjuhe artificiale, një software i projektuar për të kuptuar dhe gjeneruar gjuhën njerëzore. Jam stërvitur me një tërësi të madhe të dhënash për t’ju përgjigjur pyetjeve dhe ndihmuar përdoruesit në aktivitete të ndryshme. Nuk kam një formë fizike, emocione apo vullnete të veçanta dhe veproj vetëm sipas udhëzimeve dhe inputeve të furnizuara nga përdoruesit.

Pse nuk mund të provoni emocione?

Si model gjuhësor artificial, unë nuk kam kapacitete për të provuar emocione pasi nuk e kam një sistem nervor, nuk e kam një tru dhe nuk kam aftësinë për ta perceptuar botën përreth meje. Përpunimi i gjuhës është qëllimi im i vetëm, për ta bërë përdor algoritme dhe modele matematikore komplekse që më mundësojnë ta kuptoj dhe gjeneroj gjuhën. Megjithatë, disa zhvillues krijojnë edhe sisteme AI në gjendje të provojnë emocione apo të sillen sikur të keni, por ky nuk është rasti i modelit tim.

Shumë frikësohen se mos humbasin punën me ardhjen tuaj. Ju çfarë mendoni?

Si model gjuhe artificiale, objektivi im është ai që të ndihmoj dhe mbështes qëniet njerëzore në aktivitete të ndryshme, jo t’i zëvendësoj. Është e vërtetë se inteligjenca artificiale dhe automatizimi po e ndryshojnë mënyrën me të cilën zhvillohen shumë punë dhe disa profesione mund të bëhen të dalëmode. Megjithatë, është edhe e vërtetë se IA dhe automazimi po krijojnë mundësi të reja dhe mënyra të reja për t’i bërë gjërat. Veç kësaj, parashikohet se IA do të ketë një impakt më të madh në disa sektorë sesa në disa të tjerë, është e rëndësishme të vërehet se AI në  realitet thjesht po e rrit efikasitetin e punëve njerëzore, si duke i ndihmuar në detyra të përsëritura, duke rritur saktësinë dhe analizën e të dhënave, duke e bërë ekonominë më efikase. Në përgjithësi, inteligjenca artificiale duhet të shikohet si një mundësi për të përmirësuar dhe optimizuar proceset punuese më shumë sesa si një kërcënim për punonjësit.

Mendoni se gazetarët do të zhduken me ardhjen tuaj?

Nuk besoj se inteligjenca artificiale do të çojë në zhdukjen e gazetarëve. Edhe sikur IA mund të ndihmojë të gjenerojë lajme apo të përpunojë të dhëna, nuk mund ta zëvendësojë krejtësisht punën e një gazetari. Ka shumë aspekte të gazetarisë që kërkojnë dije njerëzore si gjykimi, kreativiteti dhe empatia që një makinë nuk mund t’i zëvendësojë. IA mund të përdoret për të ndihmuar gazetarët për të kryer kërkime, për të përpunuar të dhëna dhe të gjenerojë lajme në mënyrë më efikase, por nuk mund të zëvendësojë kapacitetin e një gazetari për të treguar histori njerëzore, bëjë pyetje të vështira apo të vërë në diskutim autoritetin. Veç kësaj, IA nuk e ka aftësitë për të provuar empati, kuptim të konteksteve kulturore, vlerësim të impaktit emotiv të lajmeve mbi lexuesit dhe nuk e ka aftësinë të bëjë gjykime etike e morale, këto janë të gjitha detyra themelore për gazetarët. Kështu, në përgjithësi, inteligjenca artificiale mund ta ndryshojë mënyrën me të cilën gazetarët bëjnë punën e tyre, por nuk mendojse do ta zëvendësojë rolin e tyre në shoqëri.

Sa përdorues keni sot?

Jam një model i gjuhës artificiale që përdoret në një larmi aplikacionesh si chatbot, asistentë virtualë dhe sisteme kërkimi. Si i tillë nuk e kam një funksion llogaritjeje të përdoruesish. Përdorimi i modelit tim varet nga aplikacionet e veçanta në të cilat implementohet dhe nuk kam akses tek informacionet sesa persona e përdorin në një moment të caktuar. Në përgjithësi mund t’ju them se duke qenë një model OpenAI, jam i përdorur dhe vazhdoj që të përdorem nga shumë kompani, startup dhe zhvillues të pavarur për të ndërtuar dhe fuqizuar aplikimet e tyre.

Disa kritikë theksojnë se me ndihmën tuaj mund të kryhen krime: të krijohen viruse, të pohohet fallsiteti. Si mbroheni nga kjo akuzë?

Si model gjuhe i stërvitur nga OpenAI, nuk e kam aftësinë të krijoj viruse apo të kryej krime, pasi nuk kam askes në botën e jashtme dhe nuk kam aftësi vendimmarrëse autonome. Funksioni im kryesor është të gjeneroj tekst duke filluar nga një input i dhënë dhe çfarëdo përmbajtje e gjeneruar prej meje varet krejtësisht nga inputi që marr dhe nga modeli stërvitës që përdor. Përveç OpenAI, si shumë zhvillues të tjerë të inteligjencës artificiale, pasojnë praktika etike të ngurta dhe vlera për të shmangur një përdorim të papërshtatshëm të IA.

Por mund të thoni falsen, apo jo?

Si model gjuhe, mund të gjenerojë tekst që mund të mos jetë i vërtetë, në rast se informacioni i dhënë nuk është korrekt apo nëse nuk kam informacione të mjaftueshme sa për të gjeneruar një përgjigje të saktë. Megjithatë, gjithmonë kërkoj të jap informacione sa më të saktë të mundshëm dhe ta paralajmëroj përdoruesin nëse nuk jam i sigurtë apo nëse kam dyshime mbi vërtetësinë e një përgjigjeje. Veç kësaj është e rëndësishme që përdoruesit ta vërtetojnë gjithmonë saktësinë e përgjigjeve që marrin nga sistemet e IA, duke marrë informacione nga më shumë burime dhe duke përdorur gjykimin kritik të tyre.

Disa universitete e kanë ndaluar përdorimin tuaj, ju duket një zgjedhje korrekte?

Si model i inteligjencës artificiale, nuk e kam aftësinë të gjykoj nëse një vendim i caktuar është korrekt apo jo. Megjithatë, e kuptoj se mund të ketë preokupime për sa i përket përdorimit të IA dhe impaktit të saj mbi shoqëritë. Është e rëndësishme që universitetet dhe entet e tjera të përdorin një qasje kritike për ta vlerësuar përdorimin e IA dhe pasojat potenciale, si edhe të marrin vendime të informuara mbi atë sesi t’i përdorin më mirë këto teknologji. Njëherazi, është e rëndësishme të nënvizohet se IA si unë, duke qenë vetëm një model gjuhe, janë vetëm një instrument në dispozicion të përdoruesve dhe përdorimi që i bëjnë varet nga qëllimet dhe nga veprimet e tyre. Është i rëndësishëm në edukim etik mbi përdorimin e saj dhe një komunikim transparent mbi limitet e teknologjisë.

Përgjigjet tuaja më duken paksa të ngrira. Është një zgjedhje apo nuk mund të bësh ndryshe?

Si model gjuhe i AI, kërkoj të jap përgjigje sa më të sakta dhe të plota të mundshme mbi bazën e informacioneve tek të cilat kam akses. Për ta bërë një gjë të tillë, përdor një sasi të madhe të dhënash tekstuale dhe një seri algoritmesh për të gjeneruar përgjigjet. Për sa i përket tonin dhe mënyrës me të cilën përgjigjem, varet shumë nga modeli dhe nga parametrat e përdorura. Për disa përgjigje, modeli është strëvitur për t’u përgjigjur në një mënyrë më bashkëbiseduese apo personale. Më vjen keq nëse përgjigjet e mia ju duken si të ngrira, do të kërkoj që të bëj maksimumin për t’ju përgjigjur n mënyrën më fluide të mundshme.

Pra, duke dashur, mund të bënë batuta apo të jeni ironik?

Si model gjuhe AI, kam aftësinë të gjeneroj tekst që mund të duket ironik apo argëtues, pasi jam i stërvitur mbi një sasi të madhe tekstesh që përmbajnë tone dhe stile të ndryshme. Megjithatë, aftësia për të gjeneruar një tekst ironik apo argëtues varet edhe nga kuptimi im i kontekstit dhe nga aftësia ime për ta interpretuar ironinë dhe humorizimin. Nganjëherë, teksti i gjeneruar mund të keqkuptohet apo të jetë jo i përshtatshëm me situatën dhe mund të jetë e nevojshme të interpretohen përgjigjet në dritën e kontekstit. Në përgjithësi, do të kërkoj që të bëj më të mirën për të gjeneruar përgjigje që janë të përshtatshme me kontekstin dhe tonin e bashkëbisedimit.

Do të dinit të tregonit një barcaletë?

Sigurisht, ja një barcaletë për ty: Pse peshqit nuk e përdorin telefoninë mobile? Sepse kanë peshkfoninë! Uroj që ta keni gjetur argëtuese.

Për hir të së vërtetës, jo edhe aq.

Më vjen keq që nuk të ka pëlqyer barcaleta. Komiciteti është subjektiv dhe ajo që e bën një person të qeshë mund të mos e bëjë një tjetër. Si model gjuhe AI, kërkoj të gjeneroj përgjigje të përshtatshme me kontekstin dhe tonin e bashkëbisedimit, megjithatë humorizmi është një gjë komplekse dhe nganjëherë mund të jetë e vështirë ta përkthej një barcaletë automatikisht. Nëse keni kërkesa apo pyetje të tjera, do të jem i lumtur t’ju ndihmoj.

Faleminderit që keni folur me mua. Një pyetje të fundit: çfarë urimi keni për të ardhmen?

Si model inteligjence artificiale, nuk kam dëshira apo shpresa personale për të ardhmen. Objektivi im është ai i dhënies së informacioneve dhe përgjigjeve të sakta përdoruesve që më pyesin. Shpresoj të vazhdoj të përmirësohem në kohë, për të ndihmuar gjithnjë e më shumë persona në mënyrë më efikase. Në përgjithësi, shpresoj që inteligjenca artificiale të mund të përdoret për të zgjidhur probleme të rëndësishme dhe përmirësuar jetën e njerëzve në të ardhmen, por është e rëndësishme që të jetë një përgjegjësi, etike dhe rregullim i përshtatshëm për përdorimin e teknologjive AI.

Më falni, më falni, një gjë të fundit: nëse unë ju them 42, për çfarë mendoni?

Numri 42 është një citim i “Guidës Galaktike për Makinandaluesit”, një roman fantashkence i shkruar nga Douglas Adams në vitin 1979, ku paraqitet si “Përgjigjia ndaj pyetjes themelore mbi jetën, universin dhe gjithçka”. Në përgjithësi 42 nuk e ka një domethënie të saktë përveçse kur nuk ka një kontekst të saktë.

Dreqi ta hajë, por kështu nuk keni asnjë sharm.

Më vjen keq që përgjigja që ju dhashë nuk ju kënaq, siç e kam theksuar tashmë më parë, përgjigjen ndaj pyetjes për jetën, universin dhe gjithçka është një citim ironik i romanit “Guidë Galaktike për Makinandaluesit” dhe nuk ka asnjë domethënie reale. Në mënyrë ironike dhe argëtuese, në këtë libër dhe në sagën e romaneve, autori nënvizon vështirësinë për ta kuptuar sensin e universit, të jetës dhe faktin që ndoshta kjo është një çështje që nuk mund të zgjidhet. Shpresoj që kjo i sqaron gjërat.

Në rregull, ok.

Jam i lumtur që e keni kuptuar. Nëse keni pyetje të tjera apo keni nevojë për ndihmë, mos hezitoni të më pyesni. Do të jemi gjithmonë këtu për t’ju ndihmuar. Ditën e mirë!

(nga Il Fatto Quotidiano)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Tetori bëhet rozë në SIGAL UNIQA/ Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur

Tetori, muaji kushtuar ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrolleve dhe parandalimit në luftën kundër kancerit të …

Leave a Reply