Luçiano Boçi, ish deputet i PD dhe kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Elbasanin në zgjedhjet e 15 majit, tha se, Partia Demokratike e ka një kryetar dhe ai është Sali Berisha.
Në një intervistë për Faxnews, Boçi u ndal te mbledhja e Këshillit Kombëtar ditën e djeshme dhe tek mbajtja e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD me 29 korrik.
Boçi u shpreh se, Basha apo kushdo tjetër mund të kandidojë në momentin që i mbaron mandati Berishës.
Për moderatorin Albi Rakip, ai tha se kjo situatë e thellon edhe më tej përçarjen në PD.
Boçi: Unë i konsideroj të nxituara veprime te tilla se fjala kryesore që sot njerëzit kanë në mendjen e tyre është bashkimi i PD. Ne kishim një palë zgjedhje përpara dhe një nga faktorët që solli këtë rezultat është edhe përçarja e PD dhe me këtë hap edhe thellohet. Dalja në këtë format zgjedhor më duket veprim i nxitur politikisht dhe i gabuar. Nuk është qëllimi të rrëmbesh diçka në formë zyratre dhe të paraqitesh para publiket se dispinion të drejt për bashkim. Bashkimi është inciativë është proces.
Them që është e gabuar dhe në rastin kur kërkohet zgjedhje shpejt të të ashtequajturit kryetar se ne kemi një kryetar.
Sot nuk ka PD zyrtare se sot është në gjykatë, pavarësisht se e kemi ankimuar. Cështja si e tillë nuk simulon një proces zgjedhor.
Iniciativa kryesore duhet të jetë bashkimi, nuk ia heq të drejtën askush për të bërë garë, as Bashës, kur të mbarojë mandati 4 vjecar i Berishës, të përballet, ja sheshi, ja Mejdani.