«Duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me Kinën»

Një bashkëbisedim me Josep Borrell

Mbi Kinën, Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar Doktrinën Sullivan. Bashkimi Europian po kërkon të veten. Në këtë intervistë ekskluzive të dhënë pas debatit në Këshillin e Ministrave të Stokholmit dhe një G7 që duket se ia konfirmojnë konkluzionet, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian përkufizon një konfigurim të ri në një perspektivë gjeopolitike. Për ta përballuar raportin me Kinën, Bashkimit Europian i duhet të fillojë nga vlerat e interesat e veta dhe të propozojë një horizont strategjik sigurie të përbashkët.

Në diskutimin tuaj në ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian në Stokholm, ju keni thënë se Kina nuk është Rusia: mund të na e shpjegoni se çfarë do të thotë një gjë e tillë?

Rusia dhe Kina kanë sisteme politike autoritare dhe antiliberale, por pesha sistemike e tyre është e pakrahasueshme. Rusia përfaqëson rreth 2% të PBB botëror, Kina rreth 20% dhe synon barazinë me Shtetet e Bashkuara. Për ta kuptuar këtë dinamikë, është e rëndësishme të dihet se në 1995 PBB e Rusisë ishte e barabartë me atë të Kinës. Shpejt PBB e Kinës do të jetë rreth 20 herë më e madhe e asaj ruse. Të dy vendet nuk luajnë më në të njëjtën kategori, edhe pse posedimi i armëve bërthamore i jep Rusisë pamjen e një fuqie të madhe dhe është e natyrshme se një humbje ruse në Ukrainë nuk do të bënte gjë tjetër veçse do ta rriste këtë disekulibër në favorin e Kinës.

Si do ta përshkruanit sistemin e sotëm ndërkombëtar?

Nuk mendoj se është e nevojshme të shpiket gjë. Ndodhemi në një konfigurim gjeopolitik që është studiuar mirë nga teoricienët e marrëdhënieve ndërkombëtare: atë të një tranzicioni në të cilin një fuqi në ngjitje kërkon të konkurrojë për lidershipin me një fuqi dominuese. Ambicia e Kinës është qartazi ajo e ndërtimit të një rendi të ri botëror, në qendër të të cilit do të vendosej ajo duke u bërë fuqia e parë botërore, simbolikisht në 2049, 100 vjetorin e krijimit të Republikës Popullore. Kjo ambicie mbështetet jo vetëm nga retorika, por edhe nga resurset e bollshme të saj natyrale, njerëzore, teknologjike dhe shkencore. Realiteti i kësaj sfide njihet edhe shumë qartë nga vetë sekretaria e Thesarit të Shteteve të Bashkuara kur ka pohuar se «rritja ekonomike e Kinës nuk duhet jetë e pajtueshme me lidershipin e Shteteve të Bashkuara».

Por rikthimi i një forme bipolarizmi strategjik dhe teknologjik shoqërohet edhe nga një multipolaritet dinamik ku shumë shtete duan të përfitojnë duke ripërzier letrat për të luajtur lojën e tyre, duke u bërë aleatë apo duke naviguar midis poleve si një navigator midis shkëmbinjve të një deti në furtunë. Këto vende do të kërkojnë ta forcojnë hapësirën e tyre të manovrës pa u rreshtuar. Sidomos në Azi do të kërkojnë kësaj radhe një garanci sigurie amerikane, duke zhvilluar ndërkohë lidhje ekonomike me Pekinin. Kina po e adopton këtë realitet duke i riorientuar flukset e saj tregëtare dhe të investimit gjithnjë e më shumë drejt botës joperëndimore. Parasëgjithash fusha e saj e manovrës është Azia, ku dëshiron të afirmojë pushtetin dhe lidershipin e saj. Kina ka nisur ta reduktojë rrezikun, atë që sot e quajmë “de-risking”.

Pra një humbje ruse në Ukrainë nuk do ta ndryshonte trajektoren e Kinës?

Nuk e besoj. Fillimisht Kina mbështetej mbi një fitore të shpejtë ushtarake ruse, por lufta rrufe e Putinit ka qenë një dështim. Tani po kërkon të axhustojë goditjen. Sigurisht, një rënie e Rusisë do të ishte një goditje e rëndë për koalicionin e vendeve iliberale që Kina dhe Rusia shpresonin të ndërtonin. Por nëse Pekini do t’i përshtatej një humbjeje ruse, pasi, edhe një herë akoma, pesha e saj politike, ekonomike dhe strategjike është e konsiderueshme dhe do të mund të rritej akoma pasi nuk mund të përjashtohej që vendet e Jugut të kërkonin mbrojtjen e Pekinit në rast rënieje të Rusisë.

Si europianë, duhet ta bllokojmë Kinën?

Sipas mendimit tim, Bashkimi Europian i ynë është një forcë paqeje dhe progresi të përbashkët. Nuk ka asnjë qëllim as të bllokojë, as ta pengojë ngjitjen e vendeve emergjente në zhvillimin e tyre, por duhet të bëjmë në mënyrë të tillë që të mos i dëmtojnë interesat tona, të mos i kërcënojnë vlerat tona dhe nuk vënë në rrezik rendin ndërkombëtar të bazuar mbi rregullat. Për këtë motiv strategjia jonë për Kinën është multidimensionale: bashkëpunim, konkurrencë dhe rivalitet do të vazhdojnë të jenë në qendër të politikës së Bashkimit Europian për Kinën, edhe pse ekuilibri midis këtyre elementëve mund të variojë sipas sjelljes së Kinës. Është e qartë se në vitet e fundit aspekti i rivalitetit është bërë më i rëndësishëm. Bindja politike e Kinës është bërë shumë më e fortë dhe nganjëherë agresive. Kjo nuk ka një kapje të mirë në opinionin tonë publik.

Ju keni thënë edhe se sfidat e raportit tonë me Kinën janë tre: vlera, siguri ekonomike dhe siguri strategjike. Le të fillojmë nga vlerat.

Nuk do të zbuloja asgjë nëse do të thoja se Bashkimi Europian dhe Kina nuk kanë të njëjtin vizion për të drejtat e njeriut. Në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe me vende të tjera, Kina ka ndërtuar një diskutim që ia nënshtron të drejtat themelore ndaj të drejtave të zhvillimit. Bashkimi Europian duhet të luftojë këtë diskutim dhe të konkurrojë me vizionin kinez. Deklarata e të Drejtave të Njeriut është një deklaratë universale, jo perëndimore, edhe pse disa shtiren se e harrojnë. Megjithatë, është e nevojshme të flitet me Kinën për këto tema si në nivel bilateral, ashtu edhe në atë multilateral. Veç kësaj, është thelbësore të zhvillohet një kuptim më i mirë midis shoqërive europiane dhe kineze, veçanërisht nëpërmjet rivendosjes së kontakteve midis popujve tanë, që janë ndërprerë nga Covid-19 dhe nuk e kanë arritur potencialin e plotë të tyre. Shoqëritë europiane dhe ajo kineze duhet të njohen më mirë, na thonë në Pekin, e kështu me radhë. Por që të ndodhë një gjë e tillë, është e nevojshme të hiqen pengesat ndaj fluksit të lirë të ideve dhe pranisë së europianëve në Kinë për ta kuptuar më mirë shoqërinë kineze: në rast se Kina dëshiron ta përmirësojë cilësinë e dialogut të saj me Europën, duhet të hapet dhe t’i mirëpresë europianët. Kina dhe Europa nuk mund të bëhen më të huaja. Sikur të ndodhte një gjë e tillë, atëhere moskuptimet mund të shtohen dhe të përhapen në aspekte të tjera.

Ju keni vënë edhe shumë theksin mbi çështjen e disekulibrave ekonomikë…

Duhet bërë. Marrëdhëniet ekonomike dhe tregëtare midis Bashkimit Europian dhe Kinës janë bërë të çekulibruara. Deficiti ynë tregëtar është e llahtarshëm. Kjo nuk i detyrohet një mungesë konkurrence nga ana e Bashkimit Europian, por shkaktohet nga zgjedhjet dhe nga politikat e qëllimshme të Kinës për ta kufizuar aksesin ndaj tregut të saj. Europianët gjejnë pengesa thuajse kudo, përveçse në ato hapësira në të cilat Kina ka një interes të kufizuar për të zhvilluar kampionë kombëtarë. Marrëdhëniet Bashkim Europian – Kinë janë të zbilancuara edhe pse në Kinë piloti i avionit nuk është tregu, por shteti. Për më tepër, varësia strategjike e Bashkimit Europian nga disa produkte, që janë integruar në produkte të përfunduara të importuara nga Kina, është shumë e lartë, duke i rritur kështu dobësitë tona. 98% e metaleve të rralla të importuara nga Europa vjen nga Kina. Në përgjithësi, dobësitë tona kundrejt Kinës janë më të mëdha se ajo nga Shtetet e Bashkuara. Nëse shqyrtohet lista e kompanive të kuotuara në bursë, do të vërehet se të ardhurat e tyre nga Kina janë dyfishi në Europë karshi Shteteve të Bashkuara: 8% në Europë kundrejt 4% në Shtetet e Bashkuara. Edhe ekspozimi ynë i tregëtisë është më i madh, sidomos për disa shtete si Gjermania.

Por si mund të reduktohen këto varësi dhe dobësi?

Nuk ekziston një recetë mrekulli, por ekziston tashmë një vetëdije e fortë e problemit, që ka filluar me Covid-19. Kjo do të kërkojë diversifikimin e zinxhirëve tanë të furnizimit, rikofigurimin e zinxhirave tanë të vlerës, kontrollin e investimeve të brendshme dhe eventualisht të jashtme, si edhe zhvillimin e një instrumenti antikufizim. Duhet edhe t’u afrohemi me disa vende të mëdha aziatike si India, Japonia dhe Koreja, por e gjitha kjo duhet të bëhet brenda rregullave, sidomos atyre të Organizatës Botërore të Tregëtisë. Sistemi multilateral duhet të rivitalizohet, pasi nuk është e thënë se Europa mund të ndjehet komod në një botë të organizuar përreth dy ekosistemeve teknologjikë të shlirët, si pse varësia e Bashkimit Europian nga tregjet botërorë është e fortë, ashtu pse Bashkimi Europian beson formalisht në vlerën e ekonomike të hapura dhe të integruara.

Si i shikoni kësaj radhe strategjikisht gjërat?

Siguria strategjike është shtylla e tretë e marrëdhënieve Bashkim Europian – Kinë. Të dy çështjet kryesore e ndjeshme që kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis nesh janë Taivani dhe lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Për sa i përket Taivanit, pozicioni i Bashkimit Europian mbetet koherent dhe bazohet mbi politikën e një Kine të vetme. Megjithatë, situata në Ngushticën e Taivanit është e rëndësishme për Bashkimit Europian, që e ndjek shumë nga afër, pasi është strategjike për tregëtinë, sidomos për atë europiane. Çdo ndryshim unilateral i statuskuosë dhe çdo përdorim i forcës do të çonte në pasjen e pasojave të konsiderueshme ekonomike, politike dhe të sigurisë. Kështu, Bashkimi Europian duhet të impenjohet me Kinën për ruajtjen e statuskuosë dhe zbusë tensionet në Ngushticën e Taivanit. Konflikti i armatosur nuk është i pashmangshëm. Për sa i përket Ukrainës, marrëdhëniet tona nuk do të zhvillohen në rast se Kina nuk do ta shtyjë Rusinë e Putinit të tërhiqet nga Ukraina. Në një konflikt që përfshin integritetin territorial dhe sovranitetin e një shteti të pavarur, kufijtë e të cilit garantohen nga e drejta ndërkombëtare dhe nga fuqitë kryesore, përfshi Kinën, çfarëdo pretendimi është ekuivalent të rreshtohet me agresorin. Kjo është një pikë që ia kam bërë dhe do t’ua bëj të pranishme bashkëbiseduesve të mi kinezë në çdo rast. Mendoj se jemi mjaft realistë për ta kuptuar impasin total në të cilin ndodhet Rusia e Putinit dhe nuk më duket se po sakrifikojnë interesat e tyre për ta shpëtuar ose të paktën shpresoj.

(nga Le Grand Continent)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply