Dhuna barbare e fistit të deputetit Rraja, Albana Vokshi: Bandë e mbrojtur nga kryeministri!

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka folur për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Krujë ku familjarët e deputetit socialist Rrahman Rraja dhunuan dy persona të cilët ishin ankuar për shpërthimet në gurore.

Në një intervistë për Panorama TV Vokshi ka thënë: “Kryeministri Rama i mblodhi krerët e policisë duke i dhënë edhe porisitë e fundit para fushatës zgjedhore dhe bëri ndryshimet e emnërimeve në shumë komisariate për të pasur kontroll të plotë mbi policinë. Policia është e politizuar. Është emergjente që të kemi një polici të depolitizuar, por kjo do vullnet politik.

Është Edi Rama ai që i ka mbrojtur dhe për sa kohë nuk ka reaguar deri më sot, do vazhdojë yta mbrojë deputetin e tij që ka bërë një punë të mirë për t’i sjellë vota. Është një bandë e mbrojtur nga kryeministri”, deklaroi Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Goditje tjetër ndaj Ramës, JD Vance dhe Rubio refuzuan takimin me të në Mynih, oligarkët e lobistët dështuan

Rama ka tentuar të takohet në Mynih me Zv.Presidentin amerikan JD Vnace si dhe me …

Leave a Reply