Dhuna makabre e fisit të deputetit të PS/ Berisha: Drejtësia vonon, por nuk harron krimet tuaja të shëmtara

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas pamjeve të rënda, të dhunës së ushtruar nga familja e deputetit socialist, Rrahman Rraja ndaj dy qytetarëve, Bilbil dhe Jashar Maja.

Berisha shkruan, se vëllezërit dhe djali i deputetit Rraja kanë dhunuar në mënyrë shtazarake dy personat, që ishin ulur në lokal.

Reagimi i kreut të PD, Berisha

Dhunë shtazore në Borizanë nga Xhelal e Flamur Rraja, vëllezërve të deputetit Rrahman Rraja ndaj qytetarëve të pafajshëm Bilbil dhe Jashar Maja.

Të dashur miq,

Dy vëllezërit e deputetit të PS, Rrahman Rraja, Xhelal e Flamur Raja, dhe djali i këtij të fundit, kanë rrahur shtazërisht me shkopa bejsbolli dhe kërcënojnë me pistoletë qytetarët e pafajshëm, Bilbil dhe Jashar Maja, kryetar i grupseksionit të Partisë Demokratike në Borizanë.

Ky akt kriminal i fisit Rraja ka ardhur pas ankimit të vëllezërve Maja se atyre u ishte dëmtuar shtëpia nga shpërthimet në guroren që shfrytëzohej nga Rrajat.

Duke shprehur solidaritetin e plotë të Partisë Demokratike, Bilbil dhe Jashar Majas, Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të bandës qeveritare Rraja dhe iu rikujton këtyre kriminelëve se drejtësia vonon, por nuk harron krimet tuaja të shëmtara. #sb

About Redaksia

Check Also

Berisha: Çmimet kanë tejkaluar Gjermaninë edh Italinë!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë takimit me grupet e punës së PD, Lezhë, tha …

Leave a Reply