Bardhi vendos thirrjen e Këshillit Kombëtar

Gazment Bardhi ka deklaruar se do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Kjo vjen pas kërkesës që 276 anetare të Keshillit Kombetare i kërkuan të ushtrojë kompetencat si sekretar i përgjithshëm. Kërkesa i është dorëzuar Gazment Bardhit nga një grup prej 7 deputetësh.

“Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ju falenderoj”, sqaroi Bardhi.

Në një deklaratë per mediat, deputetët Bledian Nallbati dhe Lefter Geshtenja thane se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, jane kundër zgjedhjeve të 29 Korrikut.

Të 276 anëtarë i kërkuan Sekretarit të Përgjithshëm ‘që të ushtrojë kompetencat që i njeh Statuti dhe të ndërmarrë çdo iniciativë statutore për të frenuar përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike’.

About Redaksia

Check Also

Noka-Prodës: Kur i bien telefonit tuaj përgjigjet SPAK, jeni me pasaportë të bllokuar!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka debatuar ashpër me Drejtorin e Policisë së …

Leave a Reply