Koncepti i ri strategjik (CS) i NATO, që do të udhëheqë politikën ushtarake të Aleancës Atlantike në 10 vitet e ardhshme, duke mos e besuar më të praktikueshme realizimin e një sigurie të përbashkët për të gjithë kontinentin europian të bazuar mbi kontrollin e armatimeve me Rusinë dhe me vendet e tjera të vendeve anëtare të Traktatit të Sigurisë Kolektive, duke e vendosur sigurinë e aleatëve mbi një qasje pastërtisht ushtarake: “Forcë dhe vendosmëri për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat, të ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial e të gjithë aleatëve dhe të fitojë kundër pdo agresori […] Pozicioni i frenimit dhe i mbrojtjes së NATO bazohet mbi një kombinim të përshtatshëm të aftësisë bërthamore, konvencionale dhe raketore, të integruara mbi aftësi hapësinore dhe kibernetike”.
Gjatë Luftës së Ftohtë, NATO mendonte se mund ta parandalonte në agresion ndaj Europës Perëndimore nga ana e forcave konvencionale të Traktatit të Varshavës me kërcënimin e një reagimi bërthamor; në vizionin aktual të opinionit publik europian është ende i gjallë një perceptim i tillë i shkurajimit të zgjeruar amerikan, edhe në dritën e aktuales Nuclear Posture Revieë amerikane, që parasheh ndërhyrjen bërthamore edhe përballë “sulmeve domethënëse jobërthamore, që përfshijnë, por nuk i ezauorjnë, sulmet kundër popullatës civile apo infrastrukturave të Shteteve të Bashkuara, aleatë apo partnerë, dhe sulme ndaj forcave bërthamore amerikane apo aleate, si edhe strukturave të tyre të komandës, kontrollit, paralajmërimit dhe vlerësimit”.
Tani CS e shkatërron një iluzion të tillë: nëse edhe “forcat bërthamore strategjike të Aleancës, sidomos ato të Shteteve të Bashkuara, janë garancia e sigurisë së Aleancës”, për CS “armët bërthamore janë unike, veçanërisht. Rrethanat në të cilat NATO mund t’i duhet të përdorë armët bërthamore janë jashtëzakonisht të ulëta”. Një saktësim i tillë reduktohet fuqimisht, në mos anullon gjithçka, rolin e armëve bërthamore për përdorim ‘taktik’ në fushën e betejës; parëndësia e tyre si instrument luftarak direkt po konfirmohet në konfliktin aktual në Ukrainë, ku është rezultuar dobësia e kërcënimeve bërthamore, efikasiteti i të cilëve varet nga si perceptohen nga i kërëcnuari: armët bërthamore nuk janë shkopinj magjikë, që mjafton t’i lëvizësh për ta rrëzuar kundërshtarin.
Prandaj CS i impenjon anëtarët e NATO për ta ndërtuar një kapacitet ushtarak konvencional global që të jetë frenues në vetëvete kundër agresioneve të mundshme dhe gati për një përdorim efektiv në rast sulmi: “Do ta forconim në mënyrë domethënëse pozicionin tonë të dekurajimit dhe të mbrojtjes për t’i mohuar çdo kundërshtari potencial pdo mundësi agresioni. Për këtë qëllim do të siguronim një prania substanciale dhe persistente në tokë, në det e në ajër, edhe nëpërmjet forcimit të mbrojtjes ajrore dhe raketore të integruar, me forca robuste predominimi të gatshme në luftimin në pikat kritike, sistemet e forcuara të komandës dhe kontrollit, magazinave të parapozicionuara të municioneve, të pajimeve dhe kapaciteteve e infrastrukturave të përmirësuara për ta forcuar me shpejtësi çdo aleat, edhe me paralajmërim apo pa të shpejtë”.
Një program i tillë ambicioz do ta impenjojë NATO në dekadën aktuale. Vendet europiane të saj kanë kapacitete të mëdha ushtarake komplesive, me rreth 1 milion e 892 mijë persona aktualisht të impenjuar (erano 1718000 në 2016), mpor dislokimi, armatimi, integrimi dhe përgatitja operative e tyre nuk janë konsideruar të përshtatshme. Për të përballuar kërcënime të supozuara gjeo – politike është përcaktuar një model i ri i forcës NATO (NNFM), e vendosur nën komandën direkte të NATO, dhe predispozohet një forcim i pranisë ushtarake në Europën Lindore.
NNFM duhet të sigurojë një predispozicion të madh të forcave me gadishmëri të lartë që do të paracaktohen në plane specifike në të gjitha domenet, tokë, qiell, det e kibernetikë, dhe që aleanca do të mund të rreshtohet me shpejtësi kudo që bëhet e nevojshme. NNFM do të zëvendësojë brenda 2023 NATO Response Force (NRF), që parashikon aktualisht rreshtimin e 40000 ushtarëve në më pak se 15 ditë. Forcat në dispozicion të NNFM, sapo të implementohet plotësisht, janë të shpërndara në 3 nivele: mbi 100000 ushtarë të gatshëm brenda 10 ditëve, 200000 të tjerë midis 10 e 30 ditëve dhe të paktën 500000 të tjerë pas 1 dhe 6 muajve. Forca të tilla multikombëtare, direkt nën komandën e centralizuar të NATO, do t’i rreshtohen forcave të mbetura nën kontrollin e vendeve të veçanta aleate.
Qysh nga fillimi i shkurtit po marrin formë përforcimet e NATO në Europën Lindore, me dyfishimin nga 4 në 8 grupe taktike multikombëtare, gjë që ka puar në një rritje me rreth 10 herë e forcave e trupave të rreshtuara në krahun lindor. Këto grupe taktike do të përfshijnë shpejt selinë qendrore të brigadave për ta rritur me shpejtësi qëndrimin, nëse është e nevojshme, me plane përforcimi.
Aleatët janë të impenjuar në rreshtimin e forcave të mëtejshme robuste të gatshme për të luftuar, për t’u zgjeruar nga grupet taktike ekzistuese me njësi të përmasave të një brigafe ku dhe kur është e nevojshme, të mbështetura nnga përforcime të besueshme me shpejtësi të disponueshme, pajime të paracaktuara dhe të fuqizimit të qendrave të komandës dhe kontrollit. Megjithatë, shumë prej këtyre forcave nuk do të jenë të dislokuara në mënyrë permanente në krahun lindor, por do të rrotullohen nëpërmjet rajonit për stërvitjen.
Midis masave tashmë të vendosura, NATO ka krijuar 4 batalione të reja multikombëtare për t’u rreshtuar në Rumani, Bullgari, Sllovaki dhe Hungari; mbi 130 avionë luftarakë dhe 100 anije janë vendosur në alarm; Gjermania ka dërguar 1000 ushtarë në Rumani dhe po identifikon forca për të forcuar mbrojtjet e Lituanisë; Franca është gati për të rreshtuar një brigadë në Rumani me paralajmërim të shpejtë; Mbretëria e Bashkuar ka dërguar 1000 ushtarë të tjerë për ta forcuar batalionin multikombëtar me drejtim britanik në Estoni; Danimarka ka rreshtuar anije të mëtejshme në Detin Balltin dhe ka njoftuar dërgimin e 800 ushtarëve në shtetet balttike; Spanja ka dërguar avionë Eurofighter dhe trupa shtesë në Bullgari; Çekia ka njoftuar dislokimin e 650 ushtarëve në Sllovakinë fqinje; Danimarka, Norvegjia, Gjermania, Vendet e Ulëta dhe Italia po furnizojnë njësi shtesë për anën lindore.
Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Poloni trupa dhe pajime nga Divizioni i 82 Aerotransportues i tyre dhe nga Divizioni i 3 i Këmbësorisë së Mekanizuar, duke e çuar totalin e forcave të pranishme të saj në Europë në 100000, një nivel që nuk shikohej nga fundi i viteve ’90. Aksione të mëtejshme amerikane parashikojnë: krijimin e një vendkomandoje të përhershme të selisë qendrore të Korpusit të 5 në Poloni, për të përmirësuar ndërveprueshmërinë SHBA – NATO; ruajtjen e një njësie të mëtejshme luftimi me rotacion në Europë, një brigadë e pozicionuar në Rumani, me aftësi për të rreshtuar në anën lindore elementë të kushtuar strëvitjes dhe manovrave; fuqizimin e rreshtimeve me rotacion në rajonin balltik, përfshi forca ajrore, mbrojtjeje ajrore dhe për operacionet speciale; një marrëveshje me Spanjën për ta rritur nga 4 në 6 kaçatorpedinierësh amerikanë me qëndrim në Rota; stacionim të 2 skuadroneve ajrore F-35 në Mbretërinë e Bashkuar dhe të forcave të mbrojtjes kundërajrore në Gjermani dhe Itali.
18 gushtin e kaluar është bërë e aksesueshme nga DASH edicioni 2021 i Ëorld Military Expenditures and Arms Transfers, me informacione të detajuara statistikore për dekadën 2009 – 2019 mbi shpenzimet ushtarake, forcave të armatosura, transferimit të armëve dhe të dhënave ekonomike pertinente të të gjitha vendeve botërore; vjetari 2022 i Stockholm International Peace Research Institute (SIPRI) jep të dhëna të analoge për 5 vjeçarin e fundit dhe NATO ka përhapur më 27 qershor analizën e tij për shpenzimet e vendeve të Aleancës për periudhën 2014 – 2022. Natyrisht që të dhënat nuk përkojnë në detaje, duke qenë të bazuara mbi metoda grumbullimesh dhe përafrimesh të ndryshme, por ecuria e përgjithshme sheh një rritje të fortë globale të shpenzimeve ushtarake për një riarmatim të përgjithshëm të të gjithë botës, tejmase preokupues.
Grafiku i dhënë nga NATO për ecurinë e shpenzimit ushtarak global të normalizuar të vendeve europiane dhe Kanadasë nga 1989 e nxjerr qartë në dëshmi ndryshimin shtetëror që është prodhuar nga pushtimi rus i Krimesë: nga një imazh i Europës si kontinent në paqe kalohet në një gjendje konflikti; në 10 vitet e para nga fundi i Luftës së Ftohtë ka një reduktim konstant të shpenzimeve, me një ekspansion relativ të detyruar nga aderimi i anëtarëve të rinjë të Aleancës që çon në një vlerë praktikisht konstante nga 1999 në 2008; ka një fazë të re rënëse deri në minimumin absolut të 2014, kur në frontin e operacioneve ruse në Krime e në Donbas anëtarët e NATO kanë vendosur një rritje të fortë të vazhdueshme të impenjimit ushtarak të anëtarëve të saj, deri në shpenzimet ekstreme e parashikuara në vitin e tanishëm.
Pikërisht në 2014 anëtarët e NATO vendosën t’i çojnë financimet e tyre të mbrojtjes në 2% të PBB, me 20% të përdorur për pajimet: në atë kohë vetëm Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Greqia plotësonin kushtin e parë dhe Luksemburgu, Norvegjia, Turqia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Estonia të dytën. Në vitin 2021 30 aleatët e NATO kanë shpenzuar globalisht 1060 miliard euro për mbrojtjen, me një rritje prej 5.8% respektivisht vitit të mëparshëm; 70% e kësaj pjese është shpenzuar nga Shtetet e Bashkuara, me një shpenzim prej 2167 dollarësh për kokë, rspektivisht me 1353 dollarët në Norvegji, 1026 dollarët në Mbretërinë e Bashkuar, 779 dollarëve në Danimark, 732 dollarëve në Francë, 631 dollarëve në Gjermani dhe 467dollarëve në Itali.
Përpara se Rusia ta pushtonte Ukrainën, vetëm 8 aleatë po i respektonin objektivat e NATO për shpenzimet dhe investimet. Tani, Belgjika ka njoftuar se do të shpenzojë 1 miliard euro më shumë dhe Norvegia 300 milion euro menjëherë; Polonia ka deklaruar se do të synojë t’i rrisë shpenzimet për mbrojtjen në 3% të PBB, Lituania në 2.5%; Italia do të duhet të arrijë 2% të PBB brenda 2028 dhe Danimarka për 2033; Hollanda synon të kalojp nga 1.4% aktual i PBB në 2%, me një rritje të menjëhershme prej 5.2 miliard dollarësh.
Megjithatë të gjithë këto hapa janë errësuar nga vendimi spektakolar i qeverisë së re gjermane për t’u impenjuar ta plotësojë kufizimin e 2% të PBB në dy vitet e ardhshme dhe të krijojë një fond prej 100 miliard eurosh për modernizimin e pajimeve të Bundesëehr: në rast se ky impenjim do të respektohet, Gjermania do të ketë bilancin e tretë ushtarak më të lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Globalisht, anëtarët europianë të NATO janë të impenjuara në shpenzime të reja ushtarake për 209 miliard dollarë.
Edhe vendet europiane që nuk janë pjesë e NATO i kanë rritur shpenzimet ushtarake në mënyrë domethënëse nga 2014 deri më 2020: Austria nga 2.4 miliard dollarë në 2.89 miliard, Finlanda nga 3.4 miliard në 4.09 miliard, Serbia nga 725 milion dollarë në 1.12 miliard, Suedia nga 5.39 miliard në 6.45 miliard dhe Zvicra nga 4.6 miliard në 5.7 miliard; i vetmi vend që i ka reduktuar shpenzimet ushtarake është Irlanda, e kaluar nga 1.19 miliard dollarë në 1.14 miliard në 2020.
Por është e gjithë bota tashmë e impenjuar në një rritje të vazhdueshme të shpenzimeve ushtarake dhe të fraksionit të pasurisë të destinuar për një qëllim të tillë: në fundin e vitit 2021 shpenzimi global kishte arritur 2.1 trilion dollarë përballë 1.2 trilionëve të 1999; me rritjet e parashikuara si pasojë e luftës në Ukrainë, ka mundësi që në fundin e 2022 të tejkalohen 2.3 trilionët. Në terma të fraksionit të PBB botërore, është kaluar nga 2.2% e 2000 në 2.4% e 2021, domethënë në 268 dollarë për person, rreth dyfishi i 118 dollarëve për person i 1999.
Jashtë nga NATO, rritjet kryesore nga 2014 në 2020 i detyrohen vendeve me armë bërthamore: India ka kaluar nga 51 miliard në 73 miliard dollarë, Pakistani nga 8.65 miliard në 10.4 miliard, Izraeli nga 17.8 miliard në 21.7 miliard. Një prej objektivave kryesore të Vladimir Putinit ka qenë ai i përmbysjes së shkurtimeve ndaj forcave ushtarake ruse në vijim të mbarimit të Luftës së Ftohtë dhe nga 2000 ka filluar 3 programe armatimi të Rusisë, me rritje thuajse të vazhdueshme deri në 65.9 miliard të 2021 ekuivalente me 4.1% të PBB.
Por zhvillimi maksimal i militarizimit ndodh në Kinë, i nisur pas krizës së Ngushticës së Taivanit të 1995 – 1996: qysh atëhere shpenzimet kineze për mbrojtjen janë rritur mesatarish me 10% çdo vit deri sa kanë arritur në 293 miliardët në 2021; procesi është i destinuar të vazhdojë, duke qenë se presidenti Xi Jinping ka vendosur objektivin e një “modernizimi të plotë” të forcave të Ushtrisë Popullore Çlirimtare brenda vitit 2035 dhe të bëjë të “klasit botëror” për vitin 2049. Riarmatimi i fortë kinez i ka shtyrë shtetet fqinje t’i rrisin shpenzimet për mbrojtjen e tyre: Japonia ka vendosur një rritje prej 7.3% në 2021, rritja maksimale vjetore nga 1972, Koreja e Jugut me 6% dhe Australia, e hyrë në marrëveshjen tripalëshe të mbrojtjes AUKUS, ka vendosur blerjen e 7 nëndetëseve me propulsion bërthamor me një kosto të vlerësuar më e lartë se 100 miliard; qeveria e Taivanit më 25 gusht ka vendosur për 2023 një rritje prej 14% të bilancit të mbrojtjes respektivisht me 2022, duke e puar në rreth 19.4 miliard.
Duke u kthyer tek Europa, veç të tjerash duhen konsideruar shpenzimet për qëllime ushtarake të Komisionit Europian: pas eksperimentalit Preparatory Action on Defence Research (2017 – 2019) e financuar me 90 milion euro dhe European Industrial Development Programme (2019 – 2020) i pajisur me 500 milion euro, përveç European Defence Fund me 8 miliard euro për periudhën 2021 – 2027, më 19 korrik është miratuar European Defence Industry Reinforcement through common Procurement Act për periudhën 2022 – 2024 me qëllimin e “plotësimit të nevojave më urgjente dhe kritike të prdoukteve për mbrojtjen e vendeve anëtare, në vijim të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës” me 500 milion euro në bilancin e Bashkimit Europian nga 2022 deri më 2024.
Duke pasur parasysh situatën e rëndë botërore dhe rëndimin e kërcënimeve për Europën, duke parë zgjedhjet e vendosura nga NATO në Madrid, duket se ne europianët duhet të përgatitemi për të hequr dorë nga ideja se mund të jetojmë në një oaz paqeje e prosperiteti dhe të pranojmë praninë e përhershme dhe të madhe të një gjëje deri më tani të papërtypur: armët dhe atë që ato sjellin.
(nga Geopoliticus)
Përgatiti
ARMIN TIRANA