Berisha: 11 kriminelë u arratisën, fijet e këtij operacioni të çojnë te Rama dhe Balla

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, 11 kriminelë në Shkodër u arratisën, të gjitha fijet e këtij operacioni të çojnë te Rama dhe Balla.
“Të gjitha fijet e këtij operacioni të çojnë te Edi Rama dhe Taulant Balla.
Ju konstatuat se dje gjithë ditën, kishte dy njoftime, njëri se u arrestuan 6, në një kohë kur kishte vetëm katër emra.
Nuk dilnin me 4, se do kuptohej se dështimi ishte total.
Së dyti, të tjerët ia kanë mbathur me kohë, sipas TIMS, dhe mjerisht keqpërdorin gazetarët në mënyrën më të pandershme, i dezinformonin.
Se ikën para apo prapa, ata të gjithë ishin në Shqipëri. Njësoj siç u informua kryedezertori Arben Ahmetaj, u njoftuan edhe këta.
Këtu jemi në një praktikë të zakonshme të këtij pushteti krimi për të njoftuar kriminelët që të largohen.
Mediat kanë publikuar dje transkript të komunikimit të Taulant Ballës me Bajrët, jo për këtë rast, por për rastin e lojërave të fatit, ku thonë se Taulanti është në rregull për licencimin, ligjin apo ça kanë, por duhet të gjejmë ndonjë deputet demokrat që të ecim përpara.
Vetë Taulanti, pasi garanton largimin e 9 kriminelëve me mandat arresti, u shpreh dje duke u kujtuar shqiptarëve atë përrallën që thotë, më jep kandarin, por mos kujto se do masim paratë.
Edhe ky, bravo i qoftë policisë, por mos kujtoni se i njoftova unë.
Po çfarë bravo ka këtu, kur 11 kriminelë ikën? Ky është sukses spektakolar i krimit.
Ndaj dhe unë e dënoj këtë akt si një krim shumë të rëndë shtetëror. Asgjë nuk mund të mbrojë këta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i fortë i Konventës së Bernës kundër Ramës: Jo aeroportit të Vlorës

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës ka bërë sërish thirrje për ndalimin e aeroportit …

Leave a Reply