Përgjimet/ Biznesmeni Gjoka plan me Behar Bajrin: “Të jepen sa para kërkohen, vrasja të kryhet”

“Jep sa para të duash, veçse të vritet”. Ky është një ndër mesazhet e zbërthyera nga hetuesit, pas përgjimeve që kanë fundosur grupin kriminal që u godit dje nga SPAK, në lidhje me ekzekutimin e Gjin Ndojit. Pati një valë arrestimesh, ku implikoheshin një sërë personazhesh me poste të larta.

Në pranga ranë ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasannega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë. Biznesmeni Pëllumb Gjoka del në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje.

Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptarë, por kombësi te tjera për të realizuar vrasjen, por me vonë rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptare, raporton “BalkanWeb”. Në përgjimet që janë kryer, flitet për shumat që do të paguheshin për vrasjet. Në bisedë Pëllumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen, vetëm vrasja të kryhet. Pas vrasjes së Gjin Ndojit në 2020, të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim.

100 – 110 mijë euro për vrasjen

Kanë qenë ekspertë ftancezë të cilët në bashkëpunim me ato shqiptarë, kanë arritur të çkodonin mesazhet ku flitej deri edhe për vrasje me para dhe shumat e tyre. Bëhet fjalë për shuma nga 100 – 110 mijë euro që elementë kriminalë jepnin për të kryer vrasje me pagesë. Pazaret bëheshin në “ecro” ose sky që është zbërthyer nga autoritetet franceze dhe autoritet shqiptare.

Çkodimi i mesazheve kanë nxjerrë zbuluar zyrtarë të lartë shtetërorë dhe eksponentë të krimit të organizuar, për të cilët janë firmosur urdhër-arrestet në kuadër të një megaoperaconi të nisur dje. Deri tani flitet që janë firmosur 15 urdhër arreste nga të cilët për 6 është firmosur dhe ata janë në burg ndërkohë që ende janë në kërkim 9 të tjerë.

Gjin Ndojit alias Gjin Boriçi u ekzekutua me armë zjarri më 8 Shtator të 2020-s, në Shkejzë të Vaut të Dejës. Ndoji u gjet i pajetë gjatë orëve të mëngjesit, në rrugë, pranë makinës së tij të marrë me qira. Rreth një kilometër larg skenës së krimit, policia gjeti një makinë të djegur, që dyshohej se ishte përdorur nga autorët e krimit. Në atë kohë, pista kryesore e ngritur nga autoritetet ishte ajo e hakmarrjes. 27-vjeçari ishte person me precedentë penale. Ai jetonte mes Shqipërisë, Holandës dhe Italisë.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply