Raporti kompleks midis Moskës dhe Tel Avivit

Raportet diplomatike midis Moskës dhe Tel Avivit nuk kanë qenë asnjëherë të thjeshta, por me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, impostimi pragmatik i të dyja vendeve ka favorizuar marrëdhëniet reciproke. Konflikti sirian dhe paqëndrueshmëria ndërkombëtare mbesin faktorë të rëndësishëm për ta kuptuar raportin ruso – izraelian.

Megjithëse Bashkimi Sovjetik ka qenë ndër vendet e para në botë që e kanë njohur shtetin e Izraelit, i lindur në përfundim të mandatit anglez, nga ana e tij i ezauruar më 14 maj  të 1948, gjatë Luftës së Ftohtë marrëdhëniet midis Moskës dhe Tel Avivit nuk qenë sigurisht idiliake. Zgjedhja e fushës së shtetit hebraik, që mbeti fuqimisht i ankoruar pas Shteteve të Bashkuarai duke u bërë aleati kryesor i tyre në rajon, nuk kontribuoi në asnjë mënyrë në krijimin e një raporti të qëndrueshëm me sovjetikët. Këta të fundit, që megjithatë e kishin një rol jo dytësor rëndësie në garantimin e mbijetesës së Izraelit, duke i dhënë vendit levantin, nëpërmjet Çekosllovakisë, armamtimet e nevojshme për t’u mbrojtur nga arabët në luftën e 1948 – 1949.

Qe duke filluar nga viti 1953 që u regjistrua ftohja e parë serioze e marrëdhënieve diplomatike midis Moskës dhe Tel Avivit. Për shkak të një atentati që çoi në vdekjen e 3 qytetarëve sovjetikë, qeveria ruse, që i konsideronte autoritetet izraeliane përgjegjës për çka kishte ndodhur, vendosi ta ndërpresë raportin me këto të fundit, përveçse për t’u kthyer në pas në hapat e tyre disa muaj më vonë. Por në vitin 1967, me shpërthimin e Luftës së Gjashtë Ditëve, marrdhëniet midis të dy vendeve u prishën përfundimisht. Në fund të fundit, Bashkimi Sovjetik kishte punuar për të krijuar një raport besimi me vendet islamike të Lindjes së Mesme me qëllim të kundërshtimit të influencës amerikane në rajon dhe, duke pasur parasysh zgjedhjen e Tel Aviv, nuk mund të rreshtohej përveçse kundër Izraelit. Puna e shtetit jebraik u kritikua ashpër nga autoritetet sovjetike edhe gjatë Luftës së Yom Kippur (1973), asaj të Libanit (1982) dhe të një afrimi të ndrojtur të ndodhur vetëm në përfundim të viteve ’80, me ardhjen e Gorbaçiovit në pushtet.

Rikthimi në normalitet, të paktën për sa u përket marrëdhënieve formale, ndodhi në tetorin e vitit 1991, më pak se 3 muaj nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Më pas, Tel Avivi e njohu menjëherë Federatën Ruse si shtetin pasues të Bashkimit Sovjetik, menjëherë sapo ky u shpërbë, dhe gjatë viteve të para të epokës Jelcin, kur politika e jashtme ishte fuqimisht në duart e Kozyrev e të oksidentalistëve, raporti me Moskën u bë dora dorës më i ngushtë. Në realitet, fazat e ndryshme të kaluara nga Rusia në 10 vitet e para nga rënia e Bashkimit Sovjetik nuk do t’i lejojnë Kremlinit të vendosë një lidhje të qëndrueshme me shtetin hebraik, sidomos po të mbahet parasysh fakti se duke filluar nga mandati i dytë i Jelcinit, i rizgjedhur çuditërisht në vitin 1996, dikasteri i Ministrisë së Jashtme u vendos nën kontrollin e Jevgenij Primakov, që më pas do të bëhej edhe kryeministër. Ai do t’i japë fund nënshtrimit rus kundrejt Perëndimit dhe si njohës i kualifikuar i botës arabe, siç edhe praktikisht ishte, do të ndjekë në zonën e Lindjes së Mesme një politikë multivektoriale jo kushedi sesa miqësore kundrejt Izraelit.

Gjithësesi, në vitet menjëherë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Moska dhe Tel Avivi firmosën marrëveshje të rëndësishme që sanksionuan rifillimin e marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve. Në mënyrë të veçantë, është e rëndësishme të nënvizohet Traktati i Bashkëpunimit Ekonomik i vitit 1994, ai i Bashkëpunimit Tekniko – Shkencor gjithmonë i 1994 dhe, së fundi, ai lidhur me Luftën e Përbashkët kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit Ndërkombëtar i 1997. Me ardhjen e Vladimir Putinit në Presidencën e Federatës Ruse në vitin 1999, raporti midis Moskës dhe Tel Avivit u mbrujt me pragmatizën, duke parë se kultura strategjike të dy vendeve i mundësonte të dy kancelarive një hapësirë diskrete manovre në marrëdhëniet reciproke. Megjithëse ekzistonin diferenca të thella lidhur sidomos me impiantin e vlerave të preferuar nga të dy vendet, kishte edhe pika të shumta të përbashkëta që u mundësonin qeverine të bashkëpunonin atje ku ekzistonin interesa të përbashkëta.

Kjo në respektim të plotë të asaj realpolitike që udhëhiqte politikën e jashtme e të dy vendeve. Në fund të fundit, si Rusia, ashtu edhe Izraeli përbashkësoheshin nga i ashtuquajturi “sindrom i rrethimit”, gjë që i çonte të dyje vendet të privilegjonin një kuptim miliarist të pushtetit që e vendoste sigurinë në qendër të dinamikave politike. Kur në lojë nuk ishin interesa të kundërta, Moska dhe Tel Avivi e shmangnin kritikën e punës së palës tjetër dhe, kur detyroheshin të pozicionoheshin, nuk ndiqnin asnjë veprim konkret ndaj fjalëve akuzuese.

I është një shembull i qartë pozicioni i marrë nga qeveria e udhëhequr nga Ariel Sharoni me rastin e Luftës së Dytë Çeçene, kur Izraeli abstenoi nga kritikimi i punës së Rusisë në rajonin e Kaukazit Verior, duke krijuar deri një paralele me situatën e brendshme të vendit, pre e luftës së detyruar nga Intifada e Dytë. Në të njëjtën mënyrë, megjithëse Moska nuk është kursyer në akuzimin e aksioneve të Tel Avivit në Cisjordani apo në Rripin e Gazës, tonet e Kremlinit janë dukur në fakt gjithmonë të buta. Nga ana tjetër, Moska qe një prej aktorëve të pakët ndërkombëtarë dhe sigurisht i vetmi i Kuartetit të Madridit që mbante marrëdhënie të mira diplomatike me Hamasin. Kjo i ka mundësuar Federatës Ruse të jetë e akredituar midis atyre që mund të luajnë një rol përcaktues në zgjidhjen e konfliktit izraeliano – palestinez. Pozicioni zyrtar i Moskës respektivisht një konflikti të tillë pasqyron atë të Kombeve të Bashkuara dhe praktikisht Kremlini duket aktori i vetëm në gjendje të dialogojë me të gjitha palët e përfshira: Autoritetin Palestinez, Izraelin dhe vetë Hamasin.

Në më shumë se një rast qeveria ruse do të ushtronte presione ndaj autoritetit të Ramallahut dhe militantëve të tij të organizatës islamiste që të vinte menjanë akreditimet që e dallojnë gjithmonë raportin e tyre. Në sytë e Kremlinit, Palestina mund të ekzistojë vetëm nëse ndarjet e ndryshme midis falangave të ndryshme politike të ishin tejkaluar dhe në negociatat me Izraelin të mund të merrnin pjesë edhe anëtarët e Hamasit. Në shtojcë, politikat e administratës  Trump, që e kanë favorizuar fuqimisht Izraelin në kurriz të rivalëve palestinezë, kanë kontribuar në rritjen e influencës ruse mbi këta të fundit, duke i mundësuar Kremlinit të luajë një rol më të rëndësishëm se ai që do të mund të kishte pasur.

Gjithësesi, në nivel social ekzistojnë lidhje të konsiderueshme midis Federatës Ruse dhe Izraelit, duke pasur parasysh se me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik 750000 qytetarë sovjetikë emigruan drejt shtetit hebraik. Kjo ka mundësuar një afrim më të madh kulturor midis dy vendeve që ka çuar në një kuptim më të madh reciprok, pavarësisht se duket më e qartë sesi posedues të shtetësisë të dyfishtë perceptohen kryesisht si izraelianë. Për më tepër, sipas sondazheve, rreth 2/3 e opinionit publik rus duket se posedojnë një vizion pozitiv të shtetit hebraik, kuotë shumë më e lartë se ajo e vendeve perëndimore, ku më pak se 40% e popullsisë mbështet Tel Avivin. Për sa i përket qëndrimit ekonomik, marrëdhëniet tregëtare midis Federatës Ruse dhe Izraelit janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit, megjithëse nuk përfaqësojnë edhe një kuotë të rëndësishme të PBB së të dy shteteve. Parashikueshmërisht, Moska eksporton kryesisht resurse energjitike dhe importon pordukte bujqësore.

Faktikisht, Tel Avivi duket se ka përfituar nga impianti kundërsaksionar i vendosur Federatës nga vendet perëndimore për t’ju përgjigjur masave ekonomike që këto vende kanë implementuar kundrejt tij me rastin e krizës ukrainase të nisur më 2014. Në dekadën e fundit janë firmosur pastaj marrëveshje të shumta bashkëpunimi në aspekte të ndryshme, si ajo aerohapësinore të 2011, ajo lidhur me teknologjinë bërthamore të 2013 dhe ajo që ka të bëjë me nanoteknologjitë e 2016. Kësaj i duhet shtuar qëllimi rus për të marrë pjesë me konglomeratet e mëdha shtetërore të vetat në shfrytëzimin e vendburimit të gazit natyral offshore të quajtur Leviathan. Ai gjendet thuajse tërësisht në ujërat territoriale izraeliane dhe mund të rezultojë një faktor i dobishëm në zvogëlimin e varësisë europiane nga resurset energjitike ruse, atëhere kur të implementohen projekti për ndërtimin e një pipeline direkt drejt brigjeve greke. Në shumë raste Putini e ka treguar interesin e tij, duke pasur që në fund të fund në rast se Gazpromi të merrte pjesë në shfrytëzimin e vendburimit, Rusia do të shikonte t’i reduktohej rreziku i një pengimit të pranisë së saj në tregun energjitik europian.

Por game-changer i vërtetë në marrëdhëniet midis Moskës dhe Tel Avivit ka qenë pa fijen e dyshimit konflikti sirian. Duke ju përgjigjur pozitivisht kërkesës së qeverisë së Damaskut, aleat historik i Rusisë qysh nga  epoka sovjetike, Kremlini filloi operacione ushtarake në Siri më 30 dhjetor të 2015. Ndërhyrja e Rusisë u përcaktua nga motivacione të ndryshme, por u bë i mundur, midis gjërave të tjera, edhe nga çimpenjimi i Shteteve të Bashkuara nga rajoni i Lindjes së Mesme i nisur nga administrata Obama dhe i vazhduar nga ato të mëpasmet. Moska nuk donte të linte t’i shpëtonte mundësia e mbushjes së boshllëkut të lënë nga Uashingtoni që megjithatë, është mirë të kujtohet, mbetet aktori i jashtëm më i rëndësishëm për ekuilibrat rajonalë. Thuajse menjëherë u bë e nevojshme të krijohej një bashkëpunim më i thelluar me forcat e armatosura izraeliane me qëllim shmangien e incidenteveqë mund të përfshinin ushtritë respektive. Fakti që Tel Avivi abstenoi nga dënimi i aksioneve ruse në Ukrainë i bëri më të thjeshta gjërat, në momentin në të cilin Moska gjendej e izoluar në nivel ndërkombëtar.

Në vjeshtën e 2015 u krijua një “deconflicting mechanism” që i mundësonte Izraelit të kryente sulme të shënjestruara ndaj Hizballahut. Faktikisht, organizata shiite libaneze ishte aktive në konfliktin civil sirian dhe luftonte në krah të ushtrisë së Damaskut, duke e mbështetur qeverinë e al Assad falë edhe mbulimit të forcave ajrore të Federatës Ruse. Autoritetet e Tel Avivit kishin nevojën e frenimit të milicive të mbështetura nga Irani, sidomos në zonat e Sirisë që kufizoheshin me shtetin hebraik. Duke parë bashkëpunimin e Moskës dhe Teheranit në luftimin e opozitave të qeverisë së Damaskut, ishte absolutisht e nevojshme një shkallë e caktuar koordinimi me IDF, që kishte objektiva krejtësisht divergjente. Rrëzimi i gabuar i një IL-20 rus nga ana e kundërajrores siriane në vijim të një sulmi izraelian, i verifikuar në 2018, efektivisht ju akuzua Kremlinit nga qeveria e Tel Avivit, gjë që krijoi një ftohje të menjëhershme të raporteve diplomatike. Kjo në demonstrim të nevojës, së ndjerë nga të dy aktorët, për të mbajtur të hapur dhe funksionues një kanal komunikimi të besueshëm. Në vijim të episodit kontradiktor, Moska kërcënoi se do të furnizonte ushtrinë siriane me sistemin e mbrojtjes antiraketore S-300, që do t’ua bënte jetën e vështirë gjuajtësve izraelianë. Vetëm falë një takimi midis Putinit dhe Netanyahu fraktura u shërua.

Takimi midis të dy liderëve çoi në një ndryshim marshi të raportit midis të dy vendeve, të paktën për sa i përket skenarit sirian. Izraeli nuk protestoi për operacionet ushtarake të ushtrisë së Damaskut në afërsitë e kufirit të të tij dhe, ndërkohë, ndryshe nga sa kishte bërë deri në atë moment, Moska pranoi nevojën se të gjithë aktorët e jashtëm e pranishëm në truallin sirian (dhe jo zyrtarisht të ftuar nga qeveria) të ktheheshin brenda territorit të tyre. Ndryshimi i shpejtë i Kremlinit u përcaktua nga faktorë të ndryshëm. Në rast se Rusia kishte dashur gjithmonë të mbante raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit me qëllim rritjen e influencës së saj, autoritetet e Moskës frikësoheshin se një konflikt i hapur midis Izraelit dhe Iranit në Siri do të çonte në një ndërhyrje amerikane. Atëhere kur një eventualitet i tillë të verifikohej, rusët do të rrezikonin të humbisnin gjithçka kishin fituar, në nivel politik dhe ushtarak, nga ndërhyrja e filluar më 30 shtator 2015.

Në shtojcë, me përfundimin e luftimeve, Irani dhe Rusia nisën të luftojnë për të kapur kontratat më të mira për rindërtimin e Sirisë. Për të mos folur pastaj për frikën e Kremlinit se mos humbiste influencën ndaj Damaskut, natyrisht në favor të Teheranit. Kishte pra një konvergjencë të konsiderueshme të interesave midis Moskës dhe Tel Avivit në këtë aspekt. Por ishte më shumë e rëndësishme që Federata të arrinte të mbante një pozicion të ekuilibruar pasi sikur forcat e mbështetura nga Irani praktikisht të qenë tërhequr përpara fundit të luftës, Rusia do të ishte e detyruar t’i tërhiqte ushtarët e saj. Në këtë rast problemi ishte që opinioni publik rus nuk do ta pranonte kurrë një impenjim të kësaj natyre, duke qenë i bërë alergjik, pas luftërave çeçene, për humbjen e jetëve njerëzore të gjeneruar nga një konflikt.

Pra ideja e Moskës do të ishte ajo e krijimit të një zone kushinetë, përgjatë kufirit midis Sirisë dhe Izraelit, e thellë nja 100 kilometra brenda së cilës vetëm ushtria siriane do të mund të operonte. Duke e mbajtur kështu Hizballahun dhe milicitë e tjera të mbështetura nga Irani në distancë të duhur nga shteti hebraik. Por Tel Avivi nuk e ka pranuar një zgjidhje të tillë. Duket interesante të vërehet sesi, përveç  çështjeve pastërtisht strategjike, Rusia e konsideron Izraelin një urë drejt Shteteve të Bashkuara, me të cilat për momentin marrëdhëniet janë shumë komplekse. Në vitin 2021, ardhja e administratës së drejtuar nga Joe Biden në Uashington dhe situata politike e paqëndrueshme e Izraelit i kanë komplikuar më tej gjërat. Qeveria e re amerikane nuk e ka bërë kurrë mister se e konsideron Moskën një kërcënim dhe nuk duket e synuar të bashkëpunojë me Kremlinin, në ndryshim nga sa, të paktën nominalisht, ishte deklaruar shumë herë nga Donald Trump. Tel Avivi, që nuk mund (dhe nuk dëshiron) të heqë dorë nga aleanca historike me Uashingtonin, mund të gjendet në siklet serioz në bashkëpunimin me Moskën. Sidomos nëse tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të përkeqësoheshin më tej. Nga ana tjetër, pasiguria respektivisht të ardhmes politike të Izraelit ngre dyshime të ngjashme lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit me Federatën.

Rifillimi i fundit i luftimeve midis IDF dhe milicive palestineze, që ka çuar në vrasjen e civilëve të shumtë në Cisjordani dhe përgjatë Rripit të Gazës, nuk ka shkaktuar indinjatën e autoriteteve të Moskës. Në respektimin e plotë të pragmatizmit që ka dalluar marrëdhëniet ruso – izraeliane nga momenti i shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe duke mbajtur parasysh raportin historik që lidh Kremlinin me Autoritetin Palestinez dhe militantët e Hamasit, qeveria ruse ka mbajtur një qëndrim neutral. Federata është kufizuar të dënojë dhunën ndaj civilëve dhe i ka bërë apel nevojës së rifillimit sa më shpejt të jetë e mundur e negociatave. Nga ana tjetër, duke parë interesat në lojë, duket tejet e vështirë të mendohet se Moska, tashmë e privuar nga korniza ideologjike që e kishte dalluar epokën sovjetike, mund të shkëputet nga një pozicion që i mundëson të jetë, më së fundi, një aktore e rëndësishme në rajonin e Lindjes së Mesme.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply