75 vite më parë, “jo” e Titos për Stalinin

Në qershorin e 1948 bota asiston në një Big Bang politik: Partia Komuniste Jugosllave përjashtohet nga Kominform. Është manifestimi i parë i disidencës ndaj Moskës. Çarja e parë në sistemin e pushtetit sovjetik.

Kur më 28 qershor të 1948, Partia Komuniste Jugosllave përjashtohet nga Kominformo dhe për pasojë nga monoliti komunist dukshëm i pashembshëm, bota asistoi e ngurosur në një ngjarje absolutisht e pazakontë dhe me përmasa në për momentin të paimagjinueshme. Ajo që deri një ditë më parë (në kuptimin letrar të fjalës) përcaktohej nga ambasada franceze në Beograd si “vajza e madhe e kishës komuniste”, përmblidhte dorezën e sfidës të lëshuar nga Moska dhe fillonte një luftë e vërtetë për mbijetesën që do t’i sillte Titos dhe drejtuesve jugosllavë një vend me rëndësi absolute jo vetëm në historinë tout court, por edhe në atë të marrëdhënieve ndërkombëtare, të lëvizjes komuniste dhe sidomos të asaj epoke që shkon nën emrin e Luftës së Ftohtë. Për fuqitë perëndimore konkretizohej mundësia e futjes në kolosin sovjetik të atij që shpresonte se mund të ishte një virus. Për herë të parë, siç nënvizohej nga diplomatët britanikë të kohës në Jugosllavi, ekzistonte mundësia e dhënies së një herezie brenda bllokut kundërshtar një bazë e qëndrueshme territoriale. Për komunistët e të gjithë botës skizma (dhe asnjëherë termi nuk u përdor më siç duhej) midis Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik morri tone verbale e psikologjike të një kundërshtie të vërtetë religjioze.

Ajo e Titos ishte në të gjitha efektet një “herezi” (nuk ka rëndësi nëse thjesht ideologjike apo edhe një rivalitet ndërkombëtar, siç do ta shohim më pas) dhe si e tillë duhej të përfaqësohej nga sistemi efikas propagandistik i bllokut lindor, i organizuar nga Komiteti i Informacionit (Kominform) i sapokrijuar nga Stalini. Qe kështë që brenda pak kohe Tito dhe njerëzit e enturazhit politik të tij u panë progresisivisht të akuzojnë për qëndrim armiqësor ndaj Bashkimit Sovjetik, “deviacionizëm” nga parimet marksiste – leniniste (akuzë e frikëshme e asaj kohe), për t’u bërë më pas “klika fashiste nën urdhërat e perëndimorëve”.

Sido që do të duhej të interpretohej gjesti jugosllav, një gjë është e padyshimte: ajo qe hapi i parë, tentativa e parë reale brenda bllokut të dominuar nga Moska, e reagimit indipendentist ndaj politikës përqëndruese së Bashkimit Sovjetik. Kjo politikë ishte refleks i faktorëve të ndryshëm. Nga njëra anë ishte futur në vetë kodin gjenetik të historisë ruse: Rusia e Madhe, trashëgimtare e Perandorisë së Lindjes, nënë dhe simbol i pansllavizmit, përbënte gjithmonë pikën e referimit dhe qendrën e pushtetit absolut në këtë pjesë të botës. Nga ana tjetër, fakti që Moska ishte bërë “fanari” i padiskutuar i Premtimit të Madh komunist, nuk bënte veçse e forconte pozicionin e saj shpirtëror, politik dhe ushtarak.

Kulti i personalitetit

Shkruan Milovan Gjilasi (një prej njerëzve më influentë të Titos) në librin e tij të bukur “Biseda me Stalinin” se “për jugosllavët Moska nuk ishte vetëm qendra politike dhe shpirtërore, por edhe realizimi i një ideali abstrakt – atij të një shoqërie pa klasa – diçka që jo vetëm i bën të lehta dhe të ëmbla vuajtjet dhe sakrificat, por deri edhe e justifikon ekzistencën e tyre. Stalini nuk ishte vetëm lideri gjenial; ishte edhe mishërimi i vetë idealit të një shoqërie të re – si në fund të fundit të gjithë asaj që ishte sovjetike – merrte forma dhe përmasa iracionale. Çdo aksion i qeverisë sovjetike (edhe për shembull sulmi kundër Finlandës), çdo element negativ i Bashkimit Sovjetik (për shembull, edhe proceset dhe spastrimet) qenë të mbrojtur dhe të justifikuar; përkundrazi, gjë akoma më e habitshme, komunistët arritën të bindeshin se ato aksione qenë të drejta dhe të lavdërueshme. […] Midis nesh ka njerëz të pajisur me një ndjenjë të rafinuar estetike, njerëz me një kulturë të konsideruar letrare dhe filozofike; megjithatë i përkuleshim entuziastë përpara jo vetëm ideve të Stalinit, por edhe përsosmërisë me të cilën qenë formuluar. […] Nganjëherë adhurimi ynë prekte qesharaken; për shembull besuam seriozisht se lufta do të përfundonte në 1942 thjesht pse Stalini e kishte thënë dhe kur kjo nuk ndodhi harruam profecinë dhe profeti nuk u zvogëlua aspak në vlerësimin tonë”.

Së fundmi përveç faktorëve të sipërcituar, nuk duhet harruar ai i lidhur me personalitetin e veçantë të Stalinit. Njeri me karakter dyshues, nevojtar për mirënjohje dhe adhurime të vazhdueshme, në vitet e fundit të jetës së tij Stalini e kishte theksuar qëndrimin e tij paranojak që shikonte komplote dhe kërcënime të vazhdueshme ndaj lidershipit të tij, për më tepër të padiskutuar. Kjo kusht psikologjik kishte qenë në bazën e terrorit të shpërthyer brenda Bashkimit Sovjetik në fundin e viteve ‘30. Tani i njëjti terror niste të përhapej me egërsi të ngjashme në kapërcyellin midis viteve ’40 dhe ’50, epokën e “komploteve” të mëdha dhe fushatave antisemite.

Jugosllavia e Titos: një Bashkim Sovjetik i vogël

Përqëndrimi që diktatori gjeorgjian pretendonte brenda kufijve sovjetikë, për pasojë nuk ka sesi të mos pasqyrohej edhe në marrëdhëniet midis shteteve të bllokut komunist. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, raportet midis Bashkimit Sovjetik dhe PKJ kishin qëndruar në një linjë shkëputjeje dhe në një farë kuptimi ftohtësie: partizanët jugosllavë ankoheshin për mbështetjen e pamjaftueshme e dhënë atyre nga Stalini. Praktikisht ata nuk e kishin krejtësisht gabim: Babai i Vogël, siç quhej diktatori nga komunistët e të gjithë botës, po ndiqte një politikë shumë të matur ndaj perëndimorëve, duke kërkuar të mos i irritonte ata që deri në ezaurimin e plotë të konfliktit, qenë akoma aleatët e tij. Nuk e kishte shpërndarë Kominternin Stalini për t’i bërë qejfin Churchill dhe amerikanëve, që shikonin tek ai rrezikun e “internacionalizmit proletar”? për pasojë, do të kishte qenë një bast i rrezikshëm të mbështeteshin hapur njerëzit e Tito, ende zyrtarisht një prej fraksioneve partizane që luftonin një luftë çlirimtare kundër pushtuesit nazifashist, të cilët nuk i bënin mister qëllimet e tyre revolucionare, deri duke shpalosur yllin e kuq në uniformat e tyre.

Me mbarimin e konfliktit dhe lindjen e një “Jugosllavie të re” e mbajtur me grusht të hekurt nga figura karizmatike e Josif Brozit, i quajtur Tito, duket qartë se çfarë lloj lidhjeje i lidhte të dy vendet. Jugosllavia fillon të bëhet shteti më fin i modelit sovjetik, me një regjim diktatorial të mbështetur nga një polici sekrete e fuqishme (famëkeqja OZNA) dhe një administratë shtetërore imponuese, e vendosur që të synojë në një ekonomi të planifikuar. Forca e kësaj lidhjeje shpirtërore me Nënën e Madhe të komunizmit dhe të të gjithë sllavëve ndihej unikisht nga jugosllavët. Propozimet e sovjetikëve qenë faktikisht të ndryshme: ai që Moska (apo Stalini, gjë që është njëlloj), në të gjithë dëshminë e sak, donte të ishte vetëm një raport “padron – nënshtetas”. Në planet imperialiste sovjetike Jugosllavia, ashtu so çdo vend tjetër i Lindjes, duhej të shtirej si gur i dobishëm (dhe i zbutur) në strategjinë e madhe politike të Liftës së Ftohtë.

Një situatë paradoksale

Por Jugosllavia, dhe Kremlini këtë do ta kuptonte shpejt, nuk ishte e njëjtë me vendet e tjera satelite të saj. Rusët, shkruan J. Pirjevec tek “Refuzimi i Madh – Lufta e ftohtë dhe ngrohtë midis Titos, Stalinit dhe Perëndimit”, “qenë” të paaftë ta kuptonin diferencën midis një vendi që ishte çliruar me forcat e veta nga pushtimi i huaj dhe kishte kuptuar se kishte shprehur një klasë politike të farkëtuar në rezistencë dhe të tjerët e Europës Qendro – Lindore, të çliruar dhe të pushtuar nga Ushtria e Kuqe. […] U krijua kështu një situatë të thuash pak paradoksale: për t’i ngjarë sa më shumë të ishte e mundur Bashkimit Sovjetik, jugosllavët duhet të mos i bindeshin pikërisht sovjetikëve, të bindur se vendi nuk ishte i përshtatshëm për eksperimente të tipit bolshevik”. Pastaj, në raportet midis diplomatëve dhe ushtarakëve qëndrimi i marrë nga sovjetikët ndaj jugosllavëve ishte një superioritet i keqfshehur. Sovjetikët kërkonin të hegjemonizonin gjithçka dhe për gjithçka realitetin jugosllav dhe minonin bazën e vetë regjimit “vëlla” të drejtuar nga Tito, duke infiltruar njerëzit e tij. Qëllimi deri tejet evident ishte ai i krijimit të një strukture të dyfishtë për t’i mbajtur në nënshtrim total zgjedhjet politike e vendit ballkanik. Ndershmërisht, nëse menjëherë pas përfundimit të konfliktit të botëror ky qëndrim mund të dukej të paktën “agresiv”, në logjikën e Luftës së Ftohtë që do të krijohej pas pak kohe, gjithçka ishte e kuptueshme (edhe pse jo e pranueshme): për ta mbajtur përplasjen me Perëndimin, Stalinit i duhej të kishte nën kontroll bllokun e tij. Iniciativa politike ndërkombëtare individuale e vendeve satelite do të përbënin një element dobësie në një sistem të bazuar thelbësisht mbi mungesën e demokracisë. Përkeqësimi i raporteve midis Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë përjetoi pjesën kryesore të saj në periudhën që shkoi nga fundi i 1947 në gjysmën e parë të 1948 dhe mbeti përsosmërisht e fshehur nga bota deri më 28 qershor, kur PKJ u përjashtua nga gota e partive komuniste qendro – lindore, Kominformi.

Ora X e herezisë jugosllave

Edhe pas kësaj date, qeveritë perëndimore nuk deshën ta kuptonin masën e vërtetë të evenimentit. Vetëm nga fundi i atij viti amerikanë dhe anglezë, pas qasjeve diplomatike të qarta të Beogradit, u bindën se karta Tito mund të ishte fitimtare në konfrontimin me Bashkimin Sovjetik. Kryefjala në Uashington dhe në Londër bëhej kështu “to keep Tito afloat”: të mbahej Tito në lojë. Nga pikëpamja ideologjike, moskuptimet midis Kremlinit dhe Jugosllavisë bazoheshin mbi një seri akuzash që Stalini dhe njerëzit e tij ngritën kundër atyre që u quajtën të “shokëve në gabim”, për t’u bërë më pas “agjentë në shërbim të perëndimorëve”. Sulmet e sovjetikëve u bënë në binarë të ndryshëm që e çonin në përgjithësi akuzën e “deviacionizmit”. Natyra e ktyre sulmeve, të ardhura nga postet më të larta të PKBS, nuk ishte krejtësisht e ndritshme dhe shpesh kufizohej me tone histerike, aq sa të bëhej e qartë se kishte regjisori real pas tyre: Stalini. Pastaj, shumë shpesh binin në kontradiktë të qartë midis tyre: drejtuesit jugosllavë akuzoheshin se zbatonin një deviacionizëm bashkëkohor të “djathtë” (buharinizëm) dhe të “majtë” (trockizëm). Vështirësia e sovjetikëve qëndronte pikërisht në kërkimin e preteksteve ideologjike për ta sulmuar dhe izoluar Titon dhe njerëzit e tij brenda botës komuniste, pa e bërë të qartë tentativën e tyre të hegjemonizmit brenda bllokut qendro – lindor. Por ja, pikë për pikë, akuzat e lëshuara prapa urdhërit të Stalinit. E para: një prej grindjeve të para midis Moskës dhe Beogradit (ndoshta ajo autentikisht më ideologjike) konsistonte në interpretimin e Planit Pesëvjeçar që Jugosllavia, në ortodoksi komuniste të përkryer, po fillonte të zbatonte në ekonominë e saj. Kremlini mendonte se ky plan ishte jashtëzakonisht ambicioz dhe irealist. Përveç kësaj, drejtuesit jugosllavë demonstroheshin skeptikë drejt zbatimit të kolektivizimit të detyruar.

Akuzat e rënda të Moskës

Le të kujtojmë se kolektivizimi i tokës konsiderohej nga sovjetikët si element thelbësor për çdo transformin ekonomik. Qe plani i madh kolektivist i dëshiruar nga Stalini për Bashkimin Sovjetik në vitet ’30 ai që shkaktoi vuajtje të pambarimta popullit sovjetik, duke i shkaktuar dhjetëra milion të vdekur dhe eliminimin (fizik) të një shtrese të tërë, atë të fshatarëve pronarë, të ashtuquajturve kulakë. Skepticizmi jugollav ndaj një kolektivizimi të detyruar lindëte nga raporti i veçantë i vendosur midis liderëve jugosllavë dhe klasës fshatare, kontributi gjatë luftës i të cilëve kishte qenë themelor për qëllimet e fitores. PKJ i konsideronte fshatarët si “shtyllën më të fortë të rendit tonë shtetëror”. E gjitha kjo ishte në kontradiktë të hapur me parimet marksiste – leniniste që shikonin tek klasa punëtore elementin shtytës dhe vërtet revolucionar të marshimit të madh drejt shoqërisë pa klasa. Duke kërkuar të mos i godisnin fshatarët, jugosllavët demonstroheshin plotësisht të vetëdijshëm ta devijonin rrugën e mësuesve të shënuar nga “baballarët e mëdhenj” të Moskës. Nga ana tjetër, e dinin shumë mirë se çfarë vuajtjesh do të sillte kolektivizimi i detyruar në Bashkimin Sovjetik dhe i kufizuar pra në një reformë agrare të moderuar, qëllimi i së cilës ishte eliminimi i latifondit dhe rishpërndarja e tokëve të konfiskuara tek fshatarët e vegjël.

Vendimi jugosllav për të devijuar nga dogma sovjetike nuk qe pa dhimbje. Disa komunistë të rrethit të Titos (për shembull Hebrang) tregoheshin më të prirur ndaj linjës ortodokse dhe kjo krjijoi një dobësim objektiv të PKJ, që në kundërshtim nga sa kërkohej në përplasjen me kolosin e Moskës kërkonte kompaktësi të madhe. Nga ana tjetër, qëllimi i Kremlinit ishte pikërisht ky: krijimi i afërsive dhe përçarjeve ideologjike brenda PKJ, në pritje që herët a vonë të mund ta përmbysnin Titon dhe bashkëpunëtorët besnikë të tij. Natyrisht, duke i zëvendësuar me njerëz më të përpunueshëm dhe të gatshëm që t’i njihnin më me bindje direktivat e Moskës. Kritika e dytë që i bëhej Titos dhe njerëzve të tij, për sa mund të dukej paradoksale duke ardhur nga Stalini, ishte mungesa e demokracisë së brendshme në PKJ. Shumica e anëtarëve të Komitetit Qendror e mbështeste këtë tezë, megjithëse qenë të kooptuar dhe jo të zgjedhur nga anëtarët e partisë.

PKJ, një klub miqsh të vjetër

Natyrisht që kishte të vërtetë në këtë kritikë. KQ i PKJ, siç shkruan B. Heuser në librin e tij “Western Containment Policies in the Cold War – The Yugoslav Case 1948″, “ishte në realitet një “klub” miqsh të vjetër […] me përjashtimin e Zujovic dhe Hebrang. Këta dy njerëz qenë rreshtuar me Stalinin me rastin e diskutimit të Planit Pesëvjeçar dhe si pasojë u përjashtuan nga KQ, për t’u burgosur më pas”.

Argumenti i tretë i përplasjes i kishte rrënjët e tij qysh nga muajt e fundit e konfliktit botëror dhe konsistonte në raportet ushtarake midis Moskës dhe Beogradit. Duke pasur parasysh raporton e veçantë që u vendos në çdo vend të Lindjes midis partizanëve komunistë dhe Ushtrisë së Kuqe dhe duke konsideruar njëlloj me vlerën e lartë simbolike që Ushtria e Kuqe kishte pranë komunistëve të të gjithë botës, edhe kjo grindje mund të futej me plot të drejtë midis çështjeve ideologjike që kundërvunë Titon dhe Stalinin. Kërkesa jugosllave me qëllim që Bashkimi Sovjetik të tërhiqte 60% të këshilltarëve ushtarakë dhe civilë të tyre sigurisht që nuk u pëlqye nga Stalini. Thuajse të gjithë këshilltarët dhe kjo dihej mirë nga të dyja palët qenë natyrisht spiunë dhe “vëzhgues”. Në vendet e tjera satelite drejtuesit komunistë i dinin mirë këto realitete, por e pranonin me fatalizëm. Me kërkesën e tij Tito i theksonte qëllimet e veta për pavarësi dhe krenarisht riafirmonte veçantitë e rastit jugosllav.

Moskuptimet në fushën ushtarake, siç u tha, i përkisnin muajve të “çlirimit” nga ana e Ushtrisë së Kuqe. Ushtarët sovjetikë qenë braktisur dhe të tepruar kundrejt popullsisë (plaçkitje, përdhunime, konflikte pushteti me partizanët titistë, etj.). Veç kësaj, ushtarakët e Moskës merrnin një qëndrim superioriteti dhe pretendonin një kontroll absolut të komandës jugosllave. “Sjellja e ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe, shkruan Pirjevec në veprën e tij të sipërcituar, në periudhë të shkurtër që mbetën në Jugosllavi, qe një paralajmërim i qëndrimit të bashkëpatriotëve civilë dhe ushtarakë që do mbanin në vitet ku Jugosllavia kërkoi të konformohej sa më shumë të ishte e mundur me modelin sovjetik. […]”.

Këshilltarë sovjetikë arrogantë

“Të çliruar nga frika dhe nga arbitri për të cilin prej dekadash përmbaheshin në atdhe, ekspertët sovjetikë, që shkuan në të gjitha institucionet shtetërore, industriale dhe ushtarake, u sollën me pak kriter dhe shumë arrogancë […], sikur secili prej tyre të kishte të drejtën dhe detyrimin të silleshin si Stalinë të vegjël”. Tek “Biseda me Stalinin” e tij, Milovan Gjilasi kujton sesi ai ishte i pari brenda drejtuesve jugosllavë që sulmoi, megjithëse me maturi, qasjen e Ushtrisë së Kuqe dhe për këtë duke mbetur qysh nga fillimi i izoluar deri edhe midis shokëve të tij të partisë. “Për komunistët, shkruan Gjilasi, problemi nuk ishte vetëm politik, por edhe moral: ishte pra Ushtria e Kuqe, aq e idealizuar dhe aq e pritur?[…]. Qe për shkak të këtyre fjalëve që në fillimin e 1945 agjentë sovjetikë në Jugosllavi filluar të përhapnin zëra për “trockizmin” e supozuar timin”.

Akuza e katërt e ngritur nga Kremlini shokëve jugosllavë qe mungesa e autokritikës. Kjo akuzë kishte në atë kohë një rëndësi të madhe ideologjike dhe ishte preteksti dhe arma me cilën Stalini kishte eliminuar shumë opozitarë brenda partisë së tij. PKBS ishte partia primus inter pares, kjo teza e Moskës, dhe PKJ duhej të pranonte kritikat, natyrisht konstruktive, që kërkonte nga “vëllai i madh” i tyre. Analiza e kësaj autokritike përbën argumentin kryesor e asaj mbledhjeje të famshme të Kominformit  të qershorit 1948. Refuzimi jugosllav për të marrë pjesë nga momenti që do të trajtohej nga një proces autentik kundër drejtuesve të Titos, çoi në përjashtimin e PKJ nga Kominformi. Po atë muaj numri i 15 i gazetës së Kominformit, me firmën e drejtorit të saj Judin (megafon i Stalinit), botoi një artikull me titull “Autokritika, armë e fuqishme e partive komuniste dhe punëtore”. Në të lëvdohej sjellja e komunistëve italianë dhe francezë, të gatshëm që të pranon kritikat e shëndosha moskovite.

Kritikë, autokritikë, autoligje

Të tjerë komunistë, vazhdonte artikulli, qenë faktikisht “të dehur panagjerikë dhe të vetëdjegies, nuk arrinin t’i shihnin gabimet e tyre dhe mëkatonin me qëndrim antimarksist”. Edhe pse nuk përmendeshin emrat, sulmi ishte i saktë. Edicioni serbo – kroat i gazetës natyrisht që u tërhoq dhe nga aty e para selia e gazetës, që ishte në Beograd, u transferua në Rumani. Akuza e pestë dhe e fundit që i bëhej Titos dhe PKJ ishte ndoshta më e rënda: tradhëtia e parimeve marksiste – leniniste. Nga kjo konsidreatë ndodhi më pas eskalimi që çoi në luftën e hapur midis të dy vendeve dhe akuzat ndaj Titos se ishte në shërbim të Perëndimit. Komunikata e përjashtimit e Kominformit lexonte kështu: “Kominformi konstaton se kohët e fundit drejtuesit e PKJ ka kërkuar një linjë sjelljeje jokorrekte ndaj çështjeve kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme, një linjë që përbën një largim nga marksizëm – leninizmi”.

Nga kjo akuzë varej ajo më e rënda dhe më flakëruesja e “trockizmit”. Tito dhe njerëzit e tij, theksonte Moska, kërkonin ta dobësonin frontin komunist pasi udhëhiqej nga Bashkimi Sovjetik dhe për ta bërë i drejtoheshin kokëulur sloganeve të majta mbi revolucionin botëror. Bëhej fjalë për një rikthim në rregull të plotë me çështjen e vjetër midis Stalinit dhe Trockit mbi revolucionin në një vend të vetëm (e mbështetur nga i pari) apo revolucioni botëror (e mbështetur natyrisht nga i dyti). Kurse Stalini lëkundej midis këtyre të dy strategjive për disa kohë, por në optikën e re të Luftës së Ftohtë kishte optuar për atë më të maturin. Moska, kjo ishte teza, nuk duhet të stimulonte, të paktën për momentin, revolucione për botën. Paradoksalisht, faji i jugosllavëve ishte ai i ndjekjes së një qasje më komuniste dhe radikale nga vetë Bashkimi Sovjetik, e cila herëpasëhere ia përshtaste strategjitë revolucionare interesave të vetme me fuqi të madhe. Sipas momentit historik, Stalini forconte apo zbuste lidhjet me partitë e ndryshme komuniste. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe deri në muajt e parë të 1947, Stalini inkurajoi “rrugët e ndara të socializmit”. Kjo ishte periudha ku regjimet komuniste qëndronin në Lindje, komunistët francezë shkonin në qeveri dhe ato italiane, të bashkuar me socialistët e Nenni, qenë afër sigurimit të mazhorancës absolute në zgjedhjet e përgjithshme.

Frikërat e para të Stalinit

Paqëndrueshmëria në Europë ishte shumë fitimprurëse për Stalinin dhe kjo politikë agresive dhe e krijimit të shteteve – satelitë kushinetë duhej të shtirej si forcim i kufijve për Bashkimin Sovjetik, por kjo politikë qe në bazën e reagimi të Perëndimit, që midis viteve 1946 e 1947, arriti në formulimin e Frenimit, i maturuar midis Uashingtonit dhe Londrës. Diskutimi i famshëm i Winston Churchill mbi “Perden e Hekurt” në Fulton University të Missouri në 1946 dhe shpallja e Doktrinës Truman në marsin e 1947 kishin impresionuar Stalinin, që tani demonstrohej më i matur. Në këtë kuadër, agresiviteti revolucionar jugosllav (që lidhte raporte me Partinë Komuniste Kineze dhe atë Indiane dhe mbështeste rebelët komunistë në Greqi) përbënte një element të pakontrollueshëm për Bashkimin Sovjetik. Akuza e “tradhëtisë marksiste”  e lëshuar nga Moska nuk ra në boshllëk. Shkruan Pirjevec se “megjithëse duke qenë e zgjedhur si rruga e vetme për ta ruajtur dinjitetin e saj të revolucionarëve dhe të njerëzve, [njerëzit e Titos, shënimi im.] kërkonin t’i fshihnin edhe vetes tmerrin e sakrilegjit që po përgatiteshin të ndodhnin. Rebelohenin kundër Stalinit, por njëkohësisht, me çdo fibër të qenies së tyre, donin të mbesnin stalinistë”.

Në thelb dy qenë argumentet që çuan në përplasjen me natyrë politike ndërkombëtare më shumë sesa ideologjike. Çështja e mbështetjes së revolucionit grek dhe ajo e federatës ballkanike. Siç u shpjegua më parë, Stalini i frikësohej krijimit të epiqendrave revolucionare të vështira për t’u kontrolluar, sidomos në realitetin e ri të Luftës së Ftohtë. Nga shumë konsiderata dhe dëshmi (sidomos të ardhura nga burimi autoritar i Gjilasit) mund të pohohet se Stalini nuk e donte absolutisht suksesin e rebelëve komunistë në Greqi. Mbështetja që Tito u jepte atyre e çoi Jugosllavinë në një gjendje izolimi ndërkombëtar, nga e cila Bashkimi Sovjetik, në pozicion autoritar në Kombet e Bashkuara, nuk bëri asgjë për të dalë. Në një prej kontakteve të fundit direkte me drejtuesit jugosllavë përpara prishjes përfundimtare, midis janarit dhe shkurtit 1948, Stalini i paralajmëroi jugosllavët ta braktisnin politikën në Greqi.

Federata ballkanike

“Revolucioni grek duhet të pushojë, sentencioi Stalini. Nuk kanë asnjë perspektivë suksesi. Besoni ndoshta se Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara do të lejojnë të prishet vija e tyre e komunikimit në Mesdhe? Le ta mendojmë dhe nuk e kemi një flotë. Revolucioni grek duhet të prishet dhe sa më shpejt të jetë e mundur”. Përplasja e radhës midis Moskës dhe Beogradit ndodhi për shkak të tentativave jugosllave për të krijuar një federatë ballkanike, natyrisht e hegjemonizuar prej tyre (tentativa që filluan qysh nga 1946, por u përshpejtuan në 1947 e në 1848). Faktikisht, nëpërmjet një politike kontaktesh bilaterale me vendet kufitare, Tito synonte që të ngrinte një federatë me natyrë thelbësisht ekonomike, por që kishte në vetëvete potencialitetet e zgjidhjes së një problemi tjetër të vështirë: atë të pakicave etnike. Në territoret kufitare midis një shteti dhe tjetri faktikisht jetonin miliona njerëz që i përkisnin njerëzve nga pakica etnike. Për shembull, shumica shqiptare në rajonet e Kosovës dhe Metohisë ishte e madhe në numër, e fuqishme dhe një pakt me Shqipërinë do ta kishte avantazhet e tij. “Vetë Enver Hoxha, shkruan Pirjevec, në 1946 i kërkonte Titos, me lot në sy, që të krijohej sa më parë një federatë midis të dy vendeve, prej tij e konsideruar shpresa e vetne e shpëtimit për atdheun e tij”.

Një politikë e jashtme kaq pafytyrshmërisht e pavarur nuk kish sesi mos ta alarmonte tejmase Stalinin. Sovjetikët kërkuan që të fusnin shkopinj në rrota midis jugosllavëve, fillimisht duke kërkuar t’i izolonin brenda zonës ballkanike, pastaj duke zbatuar një politikë dukshëm kontradiktore, por me qëllim destabilizues, duke mbështetur në Shqipëri forcat antijugosllave dhe në Bullgari ato të interesuara në bashkimin me Jugosllavinë. Propozimi, të cilin Tito e kapi menjëherë: të përdorej Bullgaria si një “kalë Troje” për ta copëtuar Jugosllavinë. Nga momenti që politika ballkanike e Titos vazhdoi në mënyrë të pafytyrë gjatë gjithë 1947, Stalini i mblodhi në Kremlin për dy herë jugosllavët: më 8 janar dhe 10 shkurt të 1948. Në datën e dytë u mblodhën edhe drejtuesit bullgarë.

Zemërimi Stalinit ndaj Dimitrovit

Qe në këtë rast që Stalini, i tërbuar, e poshtëroi sekretarin bullgar Dimitrov dhe e frikësoi, pa rezerva, se Bashkimi Sovjetik duhej konsultuar për sa i përket çështjes ballkanike. “Difekti juaj nuk qëndron tek gabimet, ulëriu Stalini, por në faktin se pozicioni juaj është ndryshe nga i joni!”. “I lëshoi Dimitrovit një shikim të shtrembër, shkruan Gjilasi tek “Bisedat” e tij, luani i procesit të Lajpzigut që nga kurthi i tij kish guxuar ta sfidonte Gëringun dhe fashizmin atëbotë në maksimumin e fuqisë së tyre, tani sillej si një qen i rrahur”. Ai i 10 shkurtit qe takimi i fundit i nivelit të lartë midis sovjetikëve dhe jugosllavëve. Lufta ishte tashmë shpallur haptazi dhe – nga aty e prapa – do të shkaktonte një “gjueti shtrigash” të frikshme si nga njëra anë dhe tjetra (titistë dhe stalinistë). Tani Jugosllavia ishte gjithnjë e më e vetme.

Eskalimi i përplasjes Stalin/Tito në muajt menjëherë pas shkishërimit të Kominformit. Zyrtarizimi i përplasjes së hapur midis Titos dhe Stalinit çoi menjëherë në izolimin e Jugosllavisë. Rumunët dhe shqiptarët qenë të parët që e sulmuan PKJ, të ndjekurmenjëherë nga çekosllovakët. Vetëm në Poloni lideri Gomulka kishte kërkuar të afrohej me maturi me Beogradin dhe kjo poi në fatkeqësinë progresive politike të tij. U shfaq e qartë se kushdo që jo vetëm do të kërkonte ta justifikonte Titon, por nuk do ta sulmonte me ashpërsinë e duhur do të përjashtohej nga pushteti në mos të eliminohej fizikisht. “Një muaj fiks nga botimi i dënimit të Kominformit, shkruan Pirjevec, në opinionin e Moskës Tito dhe njerëzit e tij qenë ulur në shkallën më të poshtme. Ata nuk konsideroheshin më shokë ende të rikuperueshëm nëpërmjet procesit katarktik të autokritikës, por lakej gjakatarë të imperializmit. Zakoni i parjesmenjëherë të një Jude në opozitarin politik, i futur në mentalitetin komunist nga Lenini, u respektua dhe i drejtua shumë shpejt kundër Titos. Shtypi kominformist […] natyrisht që ndoqi fyelltarin moskovit, duke i shtuar akuza të shpifura dhe insinuata të çdo lloji.

Titistët bëjnë kuadrat

“Jugosllavët nuk ja përtuan organizimit të një mbrojtjeje: brenda vendit i shtyp brutalisht çdo zë i kundërt, policia e fshehtë OZNA kontrollonte çdo aspekt të jetës sociale, në kërkim të “tradhëtarëve”. Në raste të ndryshme Tito afirmoi për qëndrueshmërinë e PKJ. Me rastin e Kongresit të V të PKJ (fundkorriku i 1948), drejtuesit titistë deshën të forconin radhët. Ajo u organizua në mënyrë të tillë që çdo zë i kundërt të fshihej dhe rizgjedhja triumfuese e Titos si Sekretar i Përgjithshëm qe demonstrimi për botën komuniste se jugosllavët qenë kompaktë; pastaj, pak ditë më pas, me 10 gusht, Tito mbajti diskutimin e famshëm në Divizionin e Parë Proletar. Ai kishte si qëllim forcimin e radhëve të ushtrisë jugosllave, e tronditur në atë moment nga evenimente traumatike, skomunikimi i Kominformit kishte shkaktuar dezertime midis ushtarakëve, të preokupuar edhe nga disproporcioni i përplasjes me kolosin moskovit. Në diskutim Marshalli Tito futi një element jashtëzakonisht novator: shpalljen formale të “rrugës jugosllave të socializmit”. Jugosllavia, këto fjalët e Titos, nuk ndiqte interesa nacionaliste, por luftonte për fitoren e socializmit në botë. Tito e përmendi një herë Stalinin dhe qe për ta kritikuar. Nuk ishte vetëm ai, njoftonte pafytyrshmërisht Tito, interpretuesi i vetëm i marksizëm – leninizmit (!).

“Ky diskutim, shkruan Pirjevic, përmbante një pjesë fuqimisht novatore: deri më tani jugosllavët kishin kërkuar ta shpjegonin konfliktin me Stalinin si pasojë e informacioneve jokorrekte i të cilabe kishte qenë viktimë; grindja kishte lindur jo nga një herezi, por nga një gabim […] Tani në fakt Tito kishte guxuar të rivendikonte domethënien dhe vlerën e përvojës jugosllave”. Më 24 gusht, “Scanteia” e Bukureshtit botoi një artikull ku “klika e Titos” quhej një “bandë varsësish”; po atë ditë Ministri i Jashtëm jugosllav Bebler kritikonte haptazi Stalinin përballë ambasadorit britanik në Beograd. Në muajin shtator në Pragë themelohej “Borba e Re” (titull në polemikë të hapur me “Borban”, “Pravdan” e Beogradit), detyra e së cilës ishte “demaskimi i tradhëtisë së kryer nga Tito në dëm të popullit jugosllav”.

Një ditë helmon Jugosllavinë

“Borba e Re”, megjithëse e ndaluar nga autoritetet jugosllave, pati një shpërndarje të caktuar nga kominformistët jugosllavë dhe qe një prej tentativave të shumta të ndërhyrjes direkt nga Moska kundër Titos. Më 6 nëntor, në diskutimin e përkujtimit të Revolucionit të Tetorit, Molotovi (krahu i djathtë i Stalinit) akuzoi dhunshëm lidershipin jugosllav. Funksionari i lartë sovjetik demonstrohej besimplotë tek “elementët e shëndoshë” brenda PKJ: ata do të mund ta çonin Jugosllavinë në gjirin e familjes komuniste. Më 27 dhjetor, përpara Asamblesë Federale që përgatitej të diskutonte bilancin federal për 1949, Tito pohoi në një diskutim 2 orësh se Jugosllavia, e izoluar nga demokracitë popullore të nënshtruara ndaj Moskës dhe e vendosur në gjendje nënshtrimi me qëllim që të shfrytëzohej si serbator bujqësor i bllokut komunist, shikohej e detyruar të lidhej me çdo vend që donte ta ndihmonte këtë zhvillim. Ishte kërcënimi i afrimit me Perëndimin. Më 31 dhjetor Moska njoftonte nëpërmjet “Pravdas” qëllimin e anullimit të pdo raporti tregëtar me Beogradin. Përgjigja e Titos nuk vonoi. Natën e Shën Silvestrit, në një diskutim në radio, Marshalli kujtoi të gjitha sakrificat e popullit jugosllav. Tito nxorri në pah unitetin e vendit kundër armiqve të jashtëm dhe përfundoi duke shpalosur optimizëm për të ardhmen.

Kishte kaluar nga pak muaj qysh kur Jugosllavia komuniste nuk konsiderohej më, jo vetëm nga perëndimorët, vendi më besnik i Moskës dhe i përkëdhelur prej saj. Shteti ballkanik kishte sfiduar kolosin sovjetik dhe i kishte mbijetuar deklarimit të sfidës. Në plotfuqishmërinë e tij, Stalini nuk ishte arritur ta përzinte nga pushteti Titon dhe njerëzit e tij. “Viti në të cilin Orwell i kishte dhënë me “1984” e tij portretin më të vërtetë dhe shqetësues të “Vëllait të Madh”, shkruan Pirjevec, përfundonte me humbjen e tij”.

Big Bangu i universit komunist

Rëndësia e përplasjes midis Titos dhe Stalinit qe me përmasa të mëdha: ajo përbën manifestimin e parë të disidencës  ndaj Moskës. Në një farë kuptimi, lufta për pavarësi nga Moska e angazhuar nga Jugosllavia mund të shikohet si simptoma e parë e shembjes së pashmangshme e monolitizmit sovjetik në të cilin kemi asistuar në vitet e fundit. Nuk duket e pabesueshme të pohohet pra se sfida e Titos mund të konsiderohet si nëna e çdo përpjekjeje të mëpasme indipendentiste e kryer brenda bllokut sovjetik, nga ajo hungareze e 1956, në atë çekosllovake të 1968, deri në atë polake të 1980.

Ai i Titos qe një reagim ndaj centralizmit të politikës staliniste. Rasti jugosllav ka demonstruar se deri në çfarë pike mund të arrinin pretendimet e kontrollit nga ana e Moskës: nga botimi i korrespondencës midis Stalinit e Titos dhe midis PKBS e PKJ del fakti i habitshëm se Kremlini pretendonte se mund të vendoste lirisht spiunë dhe njerëz prosovjetikë në qeverinë jugosllave. Paradoksalisht, mund të pohohet se rebelimi i komunistit radikal Tito qe ndër simptomat e para e shembjes së komunizmit. Absolutizmi dhe pareformueshmëria e komunizmit sovjetik ka bërë që çdo devijim nga rruga e vendosur nga Moska përbën një rrezik. Çdo tentativë për reformë ka dështuar mjerazi (nga tentativat e Dubçekut në Çekosllovaki deri në atë relativisht të vonshme të Gorbaçiovit në Bashkimin Sovjetik). Pikërisht prej esencës së tij absolutiste, sistemi i dominuar nga Moska, prej vetë ekzistencës së tij, nuk mund ta pranonte dialektikën demokratike. Pasi që nuk i posedonte antitrupat.

(nga Storia in Rete)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Tetori bëhet rozë në SIGAL UNIQA/ Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur

Tetori, muaji kushtuar ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrolleve dhe parandalimit në luftën kundër kancerit të …

Leave a Reply