Deklarata publike e AHmetajt që nuk e shpëton Ramën nga afera e inceneratorëve

Në një dalje publike avokati Arben Llangozi thekson se Rama ka qenë në dijeni të shkeljeve dhe se nuk ka kryer misionin e tij, ku sipas ligjit 9000, neni 2 e detyron kryeministrin kur konstaton paligjshmëri të ndrëpresë shkeljet.

“E vërteta mbi përgjegjësinë direkte personale ligjore dhe penale të Edi Ramës për djegësat!”, shkruan Berisha krah videos në të cilën Llangozi shprehet:

“Dihet botërisht që kryeministri i Shqipërisë ka dalë në mbrojtje të kësaj skeme mashtruese dhe thotë që unë jam krenar për atë që unë kam bërë. Kryeminstri duhet të mbrojë veten e vet sepse ligji 9000, neni 2 e detyron kryeministrin kur konstaton paligjshmëri të ndrëpresë gjënë e paligjshme, pasi ai nuk është aty për të firmosur dosjet që ai mendon por është të korrigjojë parregullsitë dhe të kontrollojë çdo qindarkë të investuar të taksave të shtetasve shqiptar, dhe nuk është aty as të mbështesë Srben Ahmetajn, as veten e tij dhe askënd .

Kryeminstri është në dijeni sepse dihet që një ish ministër i tij ndodhet në burg, drejtues kabineti, është pyetur nga komisioni i ligjeve, pra kryeministri ka dijeni në mënyrë të drejpërdrejtë.

Dhe vetë Arben Ahmetaj, kjo është më e çuditshmja, nëse i referohemi intervistës së bërë nga shtetasi Arben Ahmetaj në një Tv kombëtar, ka thënë se e ka informuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe hap pas hapi kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe ai e ka njoftuar për të gjitha problematikat dhe me njoftim nga ky shtetas, kryeministri nuk ka marrë masa për të ndëprerë shkeljet”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Metamorfoza e Altin Dumanit, krahasime mes Task-Forcës së 2008-2009 me SPAK 2022-2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka bërë një krahasim …

Leave a Reply